Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Nga Maget tek Bintsuka e Keko, Partizani kërcënon Tiranën me “fëmijët e tmerrshëm”

Editor by Editor
in Sport
0
Nga Maget tek Bintsuka e Keko, Partizani kërcënon Tiranën me “fëmijët e tmerrshëm”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Para disa vitesh, kur Borusia Dortmund “pushtonte” Gjermaninë dhe befasonte gjithë Europën, beniaminët e strategut Jurgen Klop merituan nofkën “fëmijët e tmerrshëm”.

Jo se ishin fëmijë në të vërtetë, por sepse ishin një skuadër që luante shpejt, ishte shumë e vrullshme dhe herëherë i bënte ndeshjet të dukeshin vërtet si një lojë fëmijësh, duke i dominuar dhe duke u argëtuar me kundërshtarët. Në atë kohë “fëmijët” ishin emra si Rojsh, Gëce, Levandovski apo Humels, që nuk njiheshin derisa Klop i bëri bashkë. Mund të duket një krahasim i çmendur, por një ekuivalent i atij ekipi është edhe Partizani, një skuadër mjaft e re, që në përbërje ka disa “fëmijë të tmerrshëm”, të cilët nuk lënë dy gurë bashkë në zonën e kundërshtarit. Janë pikërisht këta “çunakët”, që kanë udhëhequr skuadrën në një ecuri mbresëlënëse, në një kohë që liderët “ranë” njëri pas tjetrit për shkak dëmtimesh. E tashmë këta të fundit duhet të luftojnë për një vend në formacion ndaj… fëmijëve.

“FËMIJËT” – Sa herë Partizani është zënë ngushtë, në apel janë thirrur të rinjtë e mënjanuar më parë. E në fund ata kanë arritur të bëjnë detyrën si duhet, ndoshta edhe më mirë se ata që konsideroheshin titullarë absolutë. “Kryetari” i “fëmijëve të tmerrshëm” është Maget Gueje. I lënë në plan të dytë në dy sezonet e shkuara, këtë sezon 20-vjeçari është shndërruar në lider të ekipit. Kush e ka parë në fushë, thotë: “Ky çuni do të shkojë shumë lart”. Por nëse Magetit ia dinin aftësitë që kur e morën para më shumë se dy vitesh, Bintsukën e kishin nënvlerësuar dhe e nisën menjëherë në huazim. Por me t’u kthyer, kongolezi 21- vjeçar tregoi se është një “gjahtar” tipik, i pamëshirshëm para portës. E përveç tij, një tjetër djalosh që sa herë i janë dhënë minuta e ka shpërblyer, është Albers Keko.

Ngjan shumë me Skukën, por ndoshta mund të bëhet edhe më i mirë. Adnard Mehmeti, Marçelino Preka dhe Saliu Sembene, gjithashtu kanë bërë mirë, megjithëse për ta mund të themi se i njihnim edhe më parë dhe ua dinim aftësitë. Gjithsesi, shkodrani nuk luan dot në këtë derbi.

Përveç emrave që na është mësuar veshi, në të ardhmen do të dëgjojmë shpesh edhe për Luis Birçajn dhe Andi Janjevën. Ky i fundit tregoi cilësi ndaj Dinamos, ndërsa për Birçajn, me siguri Abilaliaj është penduar që e aktivizoi aq vonë ndaj Dinamos. “Fëmijët e tmerrshëm” janë gati të bëjnë “rrëmujë” sërish në derbi, ashtu siç ndodhi herën e parë.

Previous Post

I përfshirë në trafik droge, ndalohet kryekomisari, Stilian Pasho

Next Post

Ankesa e gruas: Burri nuk ‘punon’ në shtrat me mua. Vë bast nëse…

Next Post
Ankesa e gruas: Burri nuk ‘punon’ në shtrat me mua. Vë bast nëse…

Ankesa e gruas: Burri nuk ‘punon’ në shtrat me mua. Vë bast nëse…

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al