Dëshmia e gruas që do të lexoni më poshtë mund t’ju duket e njohur, pasi shumë prej nesh shpesh ndihen të papërshtatshëm në marrëdhënien tonë. Mirëpo, siç shkruan vetë ajo nuk bën asgjë direkt, por sjellja e partnerit në pjesën seksuale e shqetëson, pasi nuk ndihet më epshore.
Lexoni historinë e saj, por edhe çfarë iu përgjigj redaktori seksi i bustle.com.
Si t’i kapërcej këto ndjenja dhe të vazhdoj përpara?
Unë e urrej jetën time seksuale tani. Dhe unë acarohem sepse im shoq reagon sikur nuk i intereson. Askush nuk mund të më bindë se një burrë 37 vjeçar nuk ka një libido të lartë. Kam frikë gjithashtu se e gjithë kjo do të çojë në pabesi – se ai do të gjejë dikë që do ta ndezë atë. Është sikur po pres që të ndodhë, por edhe mënyra se si reagoj mund të çojë në të…”.
“Le të jemi të qartë se ndjenjat tuaja të lënduara po ju bëjnë të hidheni në përfundime të pasigurta, të cilat po ndikojnë negativisht në marrëdhënien tuaj, ju dhe personin që thoni se e doni aq shumë.
E mira është se problemet tuaja janë mjaft të qarta dhe ndoshta të lehta për t’u zgjidhur. Por së pari ju duhet të hiqni disa stereotipe nga koka juaj. Njerëzit janë të mirë për të nxjerrë përfundime të shpejta. Truri juaj tani po përpiqet t’i përgjigjet pyetjes “pse burri im nuk qëndron fort?”. Për shkak se përgjigja nuk është e qartë, boshllëku është i mbushur me pasiguritë tuaja. Kjo u ndodh të gjithëve. Kjo është një pjesë kyçe për të punuar.
Së dyti, duhet të kuptoni se mosfunksionimi erektil është një problem mjaft i zakonshëm dhe lidhet me moshën. Rreth 20% e meshkujve në të 20-at përjetojnë vështirësi të tilla, 30% në të 30-at dhe 40% në të 40-at. Përtej stereotipeve të transmetuara tek ne nga filmat dhe librat, shumica e problemeve ereksionit rrjedhin nga shkaqet që ato lidhen me trupin dhe jo për psikologjinë, ndaj është e rëndësishme që partneri juaj të vizitojë një mjek. Sigurisht, duhet të ekzaminoni edhe pjesën psikologjike me ndihmën e një eksperti. Atribuimi i problemit të tij shëndetësor për ju nuk është vetëm egoist, por ndoshta i gabuar.
Ju nuk keni asnjë provë që burri juaj mund të ‘punojë’ më mirë me një grua tjetër. Këto janë ide që po mendoni dhe për të cilat jeni të zemëruar me të. Kjo është e padrejtë, sidomos për një mashkull që e do aq sa thua. Pra, ju takon juve të “thyeni” ciklin e mendimeve të këqija.
Megjithatë, përveç kësaj, e rëndësishme është që të bisedoni me partnerin tuaj me qetësi dhe t’i kërkoni falje pasi ka mundësi t’ia keni përforcuar pasigurinë. Pastaj ju sugjeroj që të bëni një plan së bashku se si të përmirësoni jetën tuaj seksuale, duke u fokusuar në ndjenjat e të dyve. Ato nuk janë të parëndësishme. Dhe së fundi, më lejoni t’ju kujtoj se seksi mund të bëhet (dhe vërtet i mirë) pa përfshirë domosdoshmërisht një penis, që të dy partnerët nuk duhet të arrijnë kulmin çdo herë. Gjëja më e rëndësishme, e theksoj, sërish është të diskutoni se si ndiheni me qetësi dhe mirëkuptim dhe nëse nuk mund ta bëni vetëm, mund të kërkoni gjithmonë ndihmën e ekspertëve”.