Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga investimet në ndërtim te pastrimi i parave, si po depërton krimi i organizuar në ekonomi?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nga investimet në ndërtim te pastrimi i parave, si po depërton krimi i organizuar në ekonomi?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, krimi i organizuar nuk shihet më vetëm si çështje e grupeve kriminale, por si një fenomen që po depërton në ekonomi, po ndikon vendimmarrjen publike dhe sfidon vetë kapacitetin e shtetit për të ushtruar kontroll.

Një raport i prezantuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes hedh dritë mbi qasjen administrative kundër krimit të organizuar.

Studimi i fokusuar në katër qarqe, Elbasan, Shkodër, Durrës dhe Vlorë ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e instrumenteve që shteti ka në dispozicion. Edhe pse Shqipëria disponon një gamë të gjerë mekanizmash ligjorë dhe administrativë, gjetjet tregojnë se ato funksionojnë të fragmentuara, pa analiza të përbashkëta risku, pa shkëmbim të strukturuar informacioni dhe pa një mbikëqyrje strategjike.

Raporti evidenton disa probleme kryesore:

Instrumentet funksionojnë të ndara nga njëra-tjetra;

Koordinim i kufizuar mes institucioneve;

Integrim i pamjaftueshëm i të dhënave;

Mungesë e një arkitekture të integruar parandaluese.

Në praktikë, kjo do të thotë se edhe pse ligjet ekzistojnë, ndikimi i tyre parandalues ndaj krimit të organizuar mbetet i kufizuar. Rikuperimi i aseteve të dyshuara si produkt i aktivitetit kriminal rezulton i vështirë, ndërsa të dhënat mbi zbatimin e ligjit “anti-mafia” dhe forca e ligjit mbeten të fragmentuara, duke dëshmuar mungesë të një sistemi të konsoliduar monitorimi.

Krimi i organizuar dhe infiltrimi në ekonomi

Studiuesja Mirsada Hallunaj tha se nga raporti evidentohet se krimi i organizuar është një kërcënim serioz në Shqipëri me ndikim të thellë në ekonomi.

“Ka lidhje të forta me rrjete ndërkombëtare trafiku dhe kapitali informal. Ndikon në vendimmarrje publike përmes korrupsionit dhe infiltrimit institucional,” nënvizoi Hallunaj.

Anketa e realizuar në kuadër të studimit nxori në pah perceptimin e lartë publik për depërtimin e krimit në ekonominë formale. Në pyetjen: A beson se krimi përpiqet të veprojë përmes bizneseve të ligjshme për të pastruar aktivitetin e tij, rezultoi se 58.5% të anketuarve shprehen se po shpesh, 32.8% ndonjëherë dhe vetëm 1.01% aspak.

Sa i përket formave më të përdorura për përfitim nga sistemi ligjor-ekonomik, 32.3% e të anketuarve përmendën investimet në prona. Ndërkohë, 44.2% mendojnë se sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme është më i përdoruri nga grupet kriminale për realizimin e operacioneve të tyre.

Integrimi europian dhe sfidat institucionale

Kryetarja e Komisionit për Ekonominë Punësimin dhe Financën, Milva Ekonomi theksoi se Shqipëria ndodhet në një fazë të re të integrimit europian dhe hapja e kapitujve përbën një sfidë të rëndësishme.

“Sektori i takon kapitullit 24 dhe janë disa institucione përgjegjëse. Pavarësisht detyrave që vijnë nga BE, në tetor 2024 dolëm nga lista gri që tregon se kemi bërë hapa përpara në luftën ndaj krimit të organizuar,” u shpreh ajo.

Ekonomi shtoi se parandalimi mbetet prioritet, në bashkëpunim me ministrin e shtetit për Antikorrupsionin dhe për vitin 2025 janë identifikuar rreth 200 “flamuj të kuq” nga administrata publike, për të parandaluar raste korrupsioni.

Deputeti i PD dhe nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë Eno Bozdo theksoi nivelin e lartë të depërtimit të krimit të organizuar në ekonominë shqiptare.

“Nga raporti, 90% e shqiptarëve kishin dëgjuar shpesh apo ndonjëherë për rastet e depërtimit të krimit të organizuar në ekonomi. Kanali kryesor i pastrimit të parave është sektori i ndërtimit. Krimi i organizuar ka ndikuar në kapjen e pushtetit, OSBE/ODIHR  e cilëson këtë gjë. Fatkeqësisht, krimi i organizuar është i konsoliduar në kapjen e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare,” tha Bozdo.

Në takim, ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato nënvizoi se drejtësia dhe zbatimi i ligjit janë thelbësore në luftën kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

“Kjo situatë dëshmon nevojën për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve, autoriteteve ligjzbatuese dhe sektorit privat, në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i strukturave ligjore dhe të forcohet sundimi i ligjit,” u shpreh ai.

Raporti theksoi se Shqipëria ka ndërtuar një bazë të konsiderueshme ligjore dhe institucionale për të luftuar krimin e organizuar, por sfida kryesore mbetet integrimi funksional i instrumenteve ekzistuese. Pa koordinim të strukturuar, shkëmbim të rregullt informacioni dhe analizë të përbashkët risku, qasja administrative rrezikon të mbetet e fragmentuar dhe me ndikim të kufizuar në parandalimin real të fenomenit. /ACQJ

Previous Post

Gazeta australiane: Diella, simboli i modernitetit të Ramës në hijen e hetimeve

Next Post

Një nëndetëse amerikane fundosi një anije luftarake iraniane, 80 viktima

Next Post
Një nëndetëse amerikane fundosi një anije luftarake iraniane, 80 viktima

Një nëndetëse amerikane fundosi një anije luftarake iraniane, 80 viktima

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dy fëmijë protestues ulen këmbëkryq para efektivëve

Dy fëmijë protestues ulen këmbëkryq para efektivëve

October 31, 2026
Studenti kërkon të largojë deputetët demokratë nga protesta

Studenti kërkon të largojë deputetët demokratë nga protesta

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al