Përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale, Neritan Vladi ka reaguar ashpër ndaj klasës politike shqiptare, duke theksuar se sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin si përfaqësues të vetëm të popullit shqiptar pikërisht vetë popullin, dhe jo strukturat aktuale të qeverisë apo të opozitës.
Vladi e quan këtë një mesazh të qartë nga aleati strategjik i Shqipërisë dhe nënvizon mungesën e legjitimitetit të aktorëve aktualë politikë në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.
Statusi i plotë i Neritan Vladit:
“ShBA njeh si përfaqësues të popullit shqiptar vetëm … vetë popullin …
As Qeveria e sotme dhe as Opozita e sotme nuk janë legjitime për të qenë Aleat të besueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës …
Më qartë se kaq nuk bëhet më …
Respekte SHBA.”