Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Helmimi i 70 fëmijëve në Gramsh na zbuloi kryebashkiakun më idiot në Republikën e Shqipërsë

Editor by Editor
in KRYESORE, OP-ED
0
Helmimi i 70 fëmijëve në Gramsh na zbuloi kryebashkiakun më idiot në Republikën e Shqipërsë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
Kur rreth 70 fëmijë helmohen (informacion nga burime jozyrtare numri) me salmonelë në një kopsht shtetëror, përgjegjësia duhet të jetë e parë dhe e vetmja që vlen. Por në Gramsh, kryetari i Bashkisë Besjan Ajazi ka vendosur të tregojë se çfarë do të thotë të jesh një idiot i papërgjegjshëm — në vend që të përballojë krimin që ka ndodhur nën hundën e tij, ai merret me sulme politike ndaj një prej prindërve që denoncoi rastin se është me PD-në.
Se kur do marrin fund provincializma të tillë në një ngjarje që gëlon skandali, personalisht nuk e di, ama di që kemi të bëjmë me një idiot të padobishëm në krye të institucionit kyç në Gramsh. Një idiot i tillë, në vend që të kërkojë falje publike dhe të japë dorëheqjen, zgjedh të tallet me dhimbjen njerëzore, duke mohuar çdo presion dhe intimidim që po e pengon qytetin drejt një shpërthimi protestash.
“Të dalë dikush dhe të thotë që ka presion.”- thotë ky kryebashkiak i yni, si të ishte ende në pazar dhe kërkon gjel deti bio. Si me thënë: Të dalë gjeli të më këndojë ta dëgjojmë si këndon, ta kuptojmë sesa i mirë është. Që ka heshtje, dhunë të intitucionalizuar këtë s’na i hedh dot poshtë një kryetar idiot në mes të Gramshit se e dimë mirë si nga eksperienca mediatike, po ashtu edhe nga aktivizmi sesa i terrorizojnë qytetarët anë e mbanë Shqipërisë akoma me justifikimin “Të heq bukën e gojës”.
Po edhe nëse s’do e mbështesnim fare te ky perceptim i imi personal, unë kam folur vetë me njerëz nga Gramshi pasi u informova për ngjarjen dhe kishin frikë të flisnin. Kishin frikë se mos do i nxirrja informacione me emër dhe mbiemër. Sikur mos mjaftonte vetëm eksperienca ime, ka patur dje gazetarë që kanë shkuar në vendngjarje dhe më kanë konfirmuar të njëjtin skenar, kanë frikë të dalin në protestë se i heqin nga puna.
Gjëja që më bëri më tepër përshtypje nga një idiot që qenka në krye të bashkisë ishte edhe qetësia përpos prepotencës për të bërë si kapadai, saqë edhe po e ndoqët pa zë intervistën dhe të shihni vetëm mimikat, s’do duhet të jeni prind për t’u acaruar nga ngjarja.
I pyetur nga gazetarët sesa është paguar tenderi i kompanisë “NESLA SHPK”, kryetari idiot tha “Shikoni tha se kam qenë vetë gazetar ju dua shumë. Po nuk e di kryetari i bashkisë sesa ka qenë tenderi.” Po çfarë di zoti kryetar që reagon një javë me vonesë, që nuk jep dorëheqjen, që na rrëfen sesa e do gazetarinë po s’i përgjigjet asnjë pyetjeje, që nuk ka informacionet më BAZIKE për të informuar qytetarët? Çfarë di përpos se të jetë një idiot të padobishëm?
Nuk ka nevojë fare ta rregulloj fjalorin për këtë ngjarje të paralajmëruar 1 muaj më parë nga AKU-ja për 8 tonë salmonelë të ardhur nga Brazili në vendin tonë. S’kam etiketim tjetër të më ndjeni, për një individ që krekoset si kapadai dhe guxon të thotë “s’di gjë”, ndërkohë që kompania “NESLA SHPK” ka marrë gjobë nga AKU-ja në 2023-in për të njëjtën arsye, PULË ME SALMONELË.
S’mund ta zbus tonin me një idiot të padobishëm në krye të institucionit kyç që ka surrat të thotë sesa punë “kolosale” kanë bërë institucionet që kanë reaguar pasi MEZI e bëmë publike. Ky idiot duhet të bëjë për herë të vetme diçka ndryshe, të bëhet idiot i dobishëm dhe të japë dorëheqjen për këtë skandal./Gloria Mollaj/
Previous Post

Helmimi i 17 fëmijëve në kopsht/ Kryebashkiaku i Gramshit ska asnjë përgjigje: Tollovitje portalesh, po na sulmojnë politikisht

Next Post

2015-2025, Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë

Next Post
2015-2025, Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë

2015-2025, Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al