Monday, July 14, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Helmimi i 17 fëmijëve në kopsht/ Kryebashkiaku i Gramshit ska asnjë përgjigje: Tollovitje portalesh, po na sulmojnë politikisht

Editor by Editor
May 26, 2025
in KRYESORE, POLITIKE
0
Helmimi i 17 fëmijëve në kopsht/ Kryebashkiaku i Gramshit ska asnjë përgjigje: Tollovitje portalesh, po na sulmojnë politikisht
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fjala e kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, në lidhje me helmimin në kopshtin publik nr. 1 ngre më shumë pikëpyetje sesa jep sqarime. Ai tenton të minimizojë rastin duke e quajtur si “jo masiv” dhe flet për “tollovitje portalesh”, ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) konfirmon 17 fëmijë të infektuar me salmonelë – një shifër që nuk është aspak e vogël për një institucion parashkollor me rreth 60 fëmijë.

Ndër çështjet më problematike në deklaratën e Ajazit janë:

1. Paqartësi dhe shmangie nga përgjegjësia

Kryebashkiaku thekson se ende nuk ka përgjigje të analizave dhe sugjeron se nuk ka prova për helmim nga ushqimi. Megjithatë, ISHP ka konfirmuar shkakun bakterial (salmonela), çka tregon se burimi me shumë gjasë është pikërisht ushqimi. Ai nuk jep asnjë informacion konkret për:

  • Kush është kompania që furnizon produktet ushqimore?

  • Cilat janë masat konkrete që janë marrë pas rasteve?

  • A janë pezulluar përkohësisht punonjësit përgjegjës apo është mbyllur përkohësisht kuzhina?

2. Devijim i debatit drejt politikës

Në vend që të fokusohet tek shëndeti i fëmijëve dhe masat parandaluese, Ajazi devijon drejt sulmeve politike, duke akuzuar një prind (që është edhe kundërshtar i tij politik) për protagonizëm dhe përfitim politik. Kjo është një përpjekje e qartë për të shmangur vëmendjen nga përgjegjësitë institucionale dhe për ta personalizuar çështjen.

3. Konfuzion në komunikim

Nga njëra anë thotë se “nuk kemi përhapje”, nga ana tjetër thotë “jemi në alert”. Ai mohon numra të lartë pa dhënë numra zyrtarë, ndërsa ISHP i publikon. Kjo tregon për mungesë transparence dhe koordinimi institucional./Maska.al/

Kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi: Në ditët e fundit është shfaqur një rast, më pas u bënë dy dhe 6, fëmijë nga i njëjti kopsht që morën ndihmë mjekësore në spitalin e Gramshit, Kjo na vuri në alert. Dua që nëpërmjet jush të sqaroj disa të pavërteta të mëdha në këtë histori tollovitje portalesh, nuk kemi të bëjmë me 672 raste helmimi, as me 72 fëmijë të shtruar apo helmim për shkak të ushqimit, sepse ende nuk kemi përgjigjen e analizave. Nuk kemi të bëjmë me raste abuzimi, por me një fakt që e dimë mirë të gjithë, që janë evidentuar disa raste me salmonelë në një kopsht publik. Ushqimi nuk funksionon me katering, por me furnizim nga një kompani dhe me gatim në ambientet e kopshtit me kuzhinier që prej vitesh ushqejnë vogëlushët. Ky është rasti i parë që ka ndodhur. Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur sepse vijon hetimi. Jemi në alert për gjendjen shëndetësore të vogëlushëve. Fatmirësisht nuk kemi të bëjmë me një rast masiv.

Ai thotë se ngjarja nuk është tentuar që të fshihet.

Kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi: A mbulohet dielli me shoshë, jo? Nuk ka tentativë të tillë. Bashkia ka përgjegjësitë e veta, përgjegjësia jonë nëpërmjet inspektorit tonë është në momentin që bëhet furnizimi me produktet ushqimore, kërkojmë fletën e analizave për çdo ushqim, dhe nuk është pranuar ndonjë produkt ushqimor pa fletë analize. Unë, më intereson gjendja shëndetësore e vogëlushëve, gjendja edhe shpirtërore e prindërve të tyre, por asgjë tjetër veç kësaj që nuk lidhet me këtë rast, por me protagonizmin lokal provincial të ndonjë palaçoje politik. Nuk mundet që kryetari i bashkisë të dijë vlerën e tenderit, di që procedura është e rregullt. Numri është diku te 60 e pak fëmijë në atë kopsht, fatmirësisht kemi vetëm atë numër të të prekurve, s’kemi përhapje. Besoj se s’do të kemi raste të tjera. Të dalë një që të thotë se kush ka bërë presion. Po shfrytëzon rastin e fëmijës së vet për të bërë politikë, s’do të doja të ndodhesha në atë situatë dhe të bëja politikë me rastin tim. Askush nuk ka bërë presion, asnjë lloj intimidimi. Është kopsht që i përmbledh të gjithë, punonjësit në shtet e privat, nuk ka asnjë pretendim të tillë të vërtetuar dhe të faktuar.

Previous Post

“Metamorfoza”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Pëllumb Gjokën, Oltian Bistrin dhe të pandehurit e tjerë

Next Post

Helmimi i 70 fëmijëve në Gramsh na zbuloi kryebashkiakun më idiot në Republikën e Shqipërsë

Next Post
Helmimi i 70 fëmijëve në Gramsh na zbuloi kryebashkiakun më idiot në Republikën e Shqipërsë

Helmimi i 70 fëmijëve në Gramsh na zbuloi kryebashkiakun më idiot në Republikën e Shqipërsë

Ekskluzive/ Denoncimi: Kandidati PS-së për deputet në Fier përdhunon një grua, policia fsheh ngjarjen
AKTUALITET

Ekskluzive/ Denoncimi: Kandidati PS-së për deputet në Fier përdhunon një grua, policia fsheh ngjarjen

by Editor
July 9, 2025
0

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e Maska.al, ku një grua nga zona e Roskovecit akuzon kandidatin e...

Read moreDetails
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

July 7, 2025
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Problemet me motorët dhe humbjet, Wizz Air ndërpret fluturimet Abu Dhabi-Tiranë dhe shumë të tjera

Problemet me motorët dhe humbjet, Wizz Air ndërpret fluturimet Abu Dhabi-Tiranë dhe shumë të tjera

July 12, 2025
Zbulohet emri, kush është drejtoresha e Raiffeisen Bank që u vodhi miliona klientëve

Skandali – Punonjësja e “Raiffeisen Bank” tërhoqi para nga llogaritë e klientëve pa dijeninë e tyre

July 3, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Afera milionë euro me Bankers – A i ka pastruar paratë Idajet Ismailaj i Albstar te ‘pika e vockël’ e Kumbaros? 

Afera milionë euro me Bankers – A i ka pastruar paratë Idajet Ismailaj i Albstar te ‘pika e vockël’ e Kumbaros? 

July 14, 2025
Skandali i tenderit 2.3 mln euro të arkivave/ Kristalina fundos Adel Co në APP, përjashtohet një vit nga tenderat

Skandali i tenderit 2.3 mln euro të arkivave/ Kristalina fundos Adel Co në APP, përjashtohet një vit nga tenderat

July 14, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al