Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Nën 5 vite, jo arrest me burg”: a po i dikton Rama drejtësisë kufijtë?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Nën 5 vite, jo arrest me burg”: a po i dikton Rama drejtësisë kufijtë?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama nuk u mjaftua vetëm me prezantimin e një pakete ndryshimesh në Kodin e Procedurës Penale. Në fjalën e tij, ai përcaktoi publikisht edhe mënyrën se si, sipas tij, duhet të funksionojë një pjesë e procesit penal: nga arresti me burg, te paraburgimi, kontrolli i telefonave dhe përdorimi i përgjimeve.

Rama tha se për veprat penale me dënim deri në 3 vjet nuk duhet të ketë masa shtrënguese, ndërsa për veprat nën 5 vjet “s’do të ketë arrest me burg”.

“Procedimi penal duhet të nisë nga zanafilla e lirisë, jo nga burgu si zanafillë. Gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë masat më të buta, të nisë nga arresti në shtëpi. Për veprat me dënim 3 vjet, nuk do të caktohen masa shtrënguese. Nën 5 vjet s’do të ketë arrest me burg”, deklaroi Rama.

Por deklarata e kryeministrit shkon edhe më tej. Ai kërkoi që gjykata të nisë nga liria dhe të kalojë te masat më të rënda vetëm kur ekziston një rrezik konkret dhe aktual.

Nga arresti te telefoni: çfarë kërkon të ndryshojë Rama?

Një tjetër pikë e fortë e paketës lidhet me telefonat dhe pajisjet elektronike.

Sipas Ramës, fakti që një telefon ose kompjuter sekuestrohet nuk duhet t’i japë automatikisht hetuesve mundësinë të kontrollojnë të gjithë përmbajtjen e tij. Për hapjen dhe kontrollin e pajisjes, ai kërkon vendim gjykate.

“Sekuestrimi i pajisjes nuk mund të jetë më në asnjë mënyrë për të parë dhe lexuar gjithçka. Për ta hapur duhet vendim i gjykatës. Çdo material i nxjerrë që nuk ka lidhje me hetimin duhet të asgjësohet”, tha kryeministri.

Edhe përgjimet nën kontroll

Të njëjtin parim kryeministri e shtriu edhe te përgjimet.

Sipas tij, gjatë një hetimi duhet të përdoren vetëm komunikimet që kanë lidhje me objektin e çështjes, ndërsa pjesa që prek jetën private të personave pa lidhje me veprën penale nuk duhet të kthehet në material publik.

“Sekuestrimi i pajisjes nuk mund të jetë më në asnjë mënyrë për të parë dhe lexuar apo parë gjithçka. Për ato hapur duhet vendim i gjykatës. Jeta private e njerëzve pa lidhje me veprën penale nuk mund të përdoret si instrument presioni apo për ushqim për mediat”, deklaroi Rama.

I hetuari kërkon akses të plotë te dosja

Paketa prek edhe mënyrën se si personi nën hetim informohet dhe përgatit mbrojtjen. Rama tha se qytetari nuk duhet të mbahet për një kohë të gjatë nën një procedim pa pasur dijeni për të.

“Personi ka të drejtë të dijë se ndaj tij është regjistruar një procedim. Hetimet e fshehura në kohë nuk mund të jenë një rutinë në një shtet të së drejtës”, tha kryeministri.

Sipas tij, personi nën hetim duhet të ketë akses te provat e mbledhura ndaj tij dhe të marrë materialet e dosjes për të përgatitur mbrojtjen.

“Vetëm çështjet me perspektivë reale”

Një tjetër pikë lidhet me filtrimin e çështjeve përpara se ato të përfundojnë në gjykatë. Rama tha se prokuroria duhet të vlerësojë jo vetëm provat që mbështesin akuzën, por edhe ato që mund të jenë në favor të personit nën hetim.

“Në gjyq do të shkojnë çështje që kanë perspektivë reale. Prokurori duhet të peshojë provat e akuzës dhe mbrojtjen”, u shpreh ai.

Kryeministri e lidhi këtë edhe me prezumimin e pafajësisë dhe publikimin e materialeve të hetimeve përpara se gjykata të shprehet për çështjen.

“Ndryshimi i gjashtë ka rëndësi sepse nxjerr prezumimin e pafajësisë jashtë sallës së gjyqit. Gjyqi në pazar përpara gjyqit në sallë nuk është drejtësi”, deklaroi Rama.

A po përcakton Rama kufijtë e drejtësisë?

Prezantimi i këtyre ndryshimeve nga vetë kryeministri ngre edhe një pyetje mbi raportin mes ekzekutivit dhe sistemit të drejtësisë: deri ku mund të shkojë qeveria në përcaktimin e rregullave procedurale dhe deri ku nis hapësira e pavarësisë së gjykatave dhe prokurorisë?

Rama e paraqet paketën si një ndërhyrje për të kufizuar përdorimin e paraburgimit, për të forcuar kontrollin gjyqësor dhe për të mbrojtur të drejtat e personave nën hetim.

Por vetë formulimet e përdorura prej tij janë të drejtpërdrejta, kur ai përcaktoi se “nën 5 vjet s’do të ketë arrest me burg”, se kontrolli i pajisjeve duhet të bëhet me vendim gjykate dhe se prokurorët duhet të raportojnë periodikisht mbi nevojën e vazhdimit të masave.

Previous Post

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen miliona € me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Nën 5 vite, jo arrest me burg”: a po i dikton Rama drejtësisë kufijtë?

“Nën 5 vite, jo arrest me burg”: a po i dikton Rama drejtësisë kufijtë?

September 30, 2026
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen miliona € me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen miliona € me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

September 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al