Saturday, May 24, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në ndihmë të 5650 familjeve, çelet fushata e bamirësisë nga KMSH dhe Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman”

Editor by Editor
February 28, 2025
in AKTUALITET
0
Në ndihmë të 5650 familjeve, çelet fushata e bamirësisë nga KMSH dhe Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, çelën në ambientet e “Medresesë Tiranë”, fushatën e bamirësisë në ndihmë të 5650 familjeve me vështirësi ekonomike në mbarë vendin tonë.
Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të kësaj fushate, ishin: Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, Ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, z. Fajsal Gazi Hifdhi, Përfaqësuesi i Qendrës Humanitare “Mbreti Selman”, z. Fahad Albauardi, si dhe imamë e familjarë të ndryshëm.
Në fjalën e tij, nënkryetari Luli, falenderoi përfaqësuesit e qendrës “Mbreti Selman” dhe Ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, të cilët, për të 7-tin vit radhazi po bëjnë të mundur aplikimin e këtij projekti mjaft të rëndësishëm për familjet në nevojë përgjatë muajit të begatë të Ramazanit.
“Shporta Ushqimore në Shqipëri nuk është thjesht një fushatë shpërndarjeje të produkteve ushqimore, por është një pasqyrë e vërtetë e bashkëpunimit vëllazëror midis Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Shqipërisë, dhe është një shprehje e vlerave të vërteta islame që ftojnë në solidaritet dhe punë të përbashkët për të mirën” – tha z. Luli gjatë fjalës së tij.
Ndërsa z. Fajsal Gazi Hifdhi, ambasador i Mbretërisë së Arabisë Saudite në vendin tonë theksoi gjatë fjalës së tij marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona dhe përforcimin e tyre të vazhdueshëm nëpërmjet nismave të tilla, të cilat e gjejnë burimin te udhëzimet e Mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz dhe Princit të Kurorës, Muhamed bin Selman.
“Kjo iniciativë humanitare buron nga besimi i thellë i Mbretërisë së Arabisë Saudite në rëndësinë e solidaritetit human dhe përpjekjet e saj për të ndihmuar nevojtarët dhe të varfrit, pa bërë dallime apo përjashtime, të frymëzuara këto nga parimet e fesë sonë islame të pastër dhe vlerat tona humane të përbashkëta” – tha Ambasadori në fjalën e tij.
Fushata, ashtu si çdo vit tjetër, konsiston në shpërndarjen e pakove me ndihma të ndryshme ushqimore. Fillimisht pakot me nga 62 kg ushqime secila, do t’ju dorëzohen përfaqësuesve të KMSH-së nëpër myftinitë e vendit, më pas, këta të fundit do t’jua shpërndajnë familjeve në nevojë.
Previous Post

Foto/ Ky është 49-vjeçari që vrau partneren palestineze në Tiranë

Next Post

Berisha voton për Primaret: Ditë e rëndësishme për PD, për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli
AKTUALITET

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

by Editor
March 7, 2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

May 22, 2025
Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

May 18, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Alimehmeti meriton të jetë në Parlament”/ Aspiron drejtimin e PD? Ja si përgjigjet Tabaku

“Alimehmeti meriton të jetë në Parlament”/ Aspiron drejtimin e PD? Ja si përgjigjet Tabaku

May 24, 2025
Skandali në Gramsh / Fëmijët e kopshtit u helmuan nga salmonela, dyshohet për 70 të infektuar

Skandali në Gramsh / Fëmijët e kopshtit u helmuan nga salmonela, dyshohet për 70 të infektuar

May 24, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al