Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Në asnjë kampionat serioz nuk ndodh kjo”, Rama i pakënaqur pas ndeshjes me Egnatian: Nuk duhej…

Editor by Editor
in Sport
0
“Në asnjë kampionat serioz nuk ndodh kjo”, Rama i pakënaqur pas ndeshjes me Egnatian: Nuk duhej…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, mendon se ndeshja e skuadrës së tij me Egnatian, duhej të luhej në një datë tjetër dhe jo skuadrat të ktheheshin menjëherë në fushë pikërisht aty ku kishte ndodhur tragjedia me Rafael Duamenën.

“Dua të kujtoj edhe një herë me respekt Duamenën, për atë që i dha futbollit shqiptar për ato pak muaj. Kjo ndeshje sipas mendimit tim nuk duhej të luhej këtu, për asnjë arsye nuk ka pse nuk fillohet në javën e ardhshme. Nuk duhej që të përjetohej edhe një herë drama që u përjetua në fillim, i duhej dhënë lojtarëve të Egnatias mundësinë të shkonin në fushë tjetër e e pastaj të ktheheshim këtu e mbaronim ndeshjen që kishim nisur.

Fatkeqësisht kishim limitime me ndërrimet se lojtarët i kishim me probleme, se Albani bëri operacion ndërsa Buxhelaj erdhi me probleme nga U21, luanim me emergjencë. Kishim 3 ndërrime dhe përfunduam me 9 lojtarë. Bytyçi e ka ende të mpirë këmbën, shpresojmë të kemi gjë të lehtë. Preka ka shkuar me ambulancë në spital për të bërë grafi që të shohë gjendjen e shpatullës.

Abilaliaj? Mendoj që në momentin që presidenti Demi i dha detyrën, ai ka qenë trajner që më parë, për mua ka qenë. Më mirë që është edhe zyrtarisht dhe i kam uruar sukses që në fillim e shpresoj që të vazhdojë me ecuri pozitive.

Rastet? Ky është futbolli, unë kam përshtypjen që dy pritjet e Qirkos në fundin e pjesës së parë ishin në pozicion jashtë loje të Egnatias. Besoj se po të ishin bërë gol do të ishin anuluar. Bëri nja dy pritje shumë të bukura edhe në të dytën, për atë punë është marrë dhe më vjen shumë mirë që po tregon vlerat e veta.

Lojtarët janë profesionistë, por duhet të shihnit emocionet e të gjithëve, sidomos të Egnatias, panë lot në sytë e tyre. Do e përkujtojnë për shumë kohë, edhe ne që e pamë live apo nga YV. Mendoj që nga ana etike i duhej dhënë mundësia që të luhej përpara një ndeshje tjetër. Unë nuk kam parë një kampionat serioz ku për çfarëdo arsye, të anulohet java dhe të vazhdohet po me atë javë.

Nuk mund të them se janë me diferencë më të mirat, por Partizani dhe Egnatia janë dy skuadra që punojnë seriozisht. E kam evidentuar edhe më parë që Egnatia po bën rritje të programuar mirë me infrastrukturën e stadiumin, shpresoj që të kujdesen më shumë për fushën që të mos bëhet shkak për të mosdhënë maksimumin. Por është edhe Tirana gjithmonë në luftë, kam parë ndeshje të mira nga Skënderbeu e Laçi. Mendoj se aty ku është klasifikimi, reflekton atë që ka ndodhur në këto javë, do ta tregojë fusha në vijim.

Dinamo? Shpresoj që Dinamo të rigjejë ecuri të mirë që të mos notojë në ato ujëra shumë të turbullta. Është quajtur “nëndetësja” që në kohët tona dhe shpresoj që avash-avash të përparjë në renditje sepse një Dinamo e fortë i duhet kampionatit. Shqiptar”, tha Rama për “MCN” në përfundim të ndeshjes.

Previous Post

9 muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit/ E ëma ngre dyshime: Nuk bëri aksident, trupi u fsheh në…

Next Post

Abilaliaj: Ndeshje jo normale. Si vajti loja, më kënaq edhe pika në Rrogozhinë

Next Post
Abilaliaj: Ndeshje jo normale. Si vajti loja, më kënaq edhe pika në Rrogozhinë

Abilaliaj: Ndeshje jo normale. Si vajti loja, më kënaq edhe pika në Rrogozhinë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al