Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshime në përbërjen e disa institucioneve qeveritare.
Me vendim të ri janë liruar nga detyra:
Ilva Gjuzi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit;
Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme
Vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa pritet që në ditët në vijim të caktohen emrat e rinj që do të mbajnë këto poste.








