Sunday, July 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndërprerja e energjisë në QSUT/ Mjeku: E papranueshme! Prokuroria të hetojë shkeljet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Ndërprerja e energjisë në QSUT/ Mjeku: E papranueshme! Prokuroria të hetojë shkeljet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku shqiptar që punon në Gjermani, Erion Dasho e cilësoi si të papranueshme ndërprerjen e energjisë elektrike në QSUT, duke thënë se mund të kishte rezultuar fatale për shumë pacientë që ndodheshin në kujdes intensiv.

Në një intervistë për News 24, ai theksoi se Prokuroria duhet të nisë një hetim urgjent për të kuptuar nëse është garantuar cilësia por edhe siguria ndaj pacientëve të shtruar aty.

Sipas tij, ky incident nuk mund të kalohet vetëm me deklarata apo masa administrative, por mund të ketë vend edhe për hetime ligjore. Mjeku theksoi se duhet të ketë 2 linja sigurie për energjinë elektrike, që sigurojnë jetën e çdo pacienti.

“Është e papranueshme që një qendër si QSUT të kenë ndërprerje me minuta apo orë të energjisë elektrike se kjo dëmton sigurinë e pacientit dhe përbën rrezik direkt për jetën e tyre. Rrezikohet jeta e pacientit dhe jemi në humbje të jetës. Frymëmarrja e drejtuar ka për qëllim të zëvendësojë frymëmarrjen normale. Nëse kjo mundësohet me pajisje që furnizohen me energji elektrike, ndërpritet oksigjenimi i pacientit dhe rrezikon jetën. Nuk konceptohet asnjë spital, jo në Evropë por as në vendet më të humbura afrikane, të fuksionojnë pa energji elektrike. “, theksoi ai.

Ai theksoi se një situatë e tillë tregon paaftësinë në drejtim, teksa tha se spitalet evropiane nuk drejtohen nga “patronazhistë dhe klarinetistë”. Dasho u shpreh se Anxhela Paparizo, drejtuesja aktuale e qendrës spitalore, nuk ka asnjë lidhje me shëndetësinë.

“Në spitalet evropiane nuk drejtojnë patronazhistë dhe as klarinetistë. Drejtorja aktuale e QSUT nuk ka lidhje me sistemin shëndetësor, e cila para disa muajsh erdhi nga Kanadaja. Bëhet fjalë për një paaftësi në drejtim. Në këto 12 vjet që qeveris PS, janë shkatërruar në themel strukturat e sistemit shëndetësor shqiptar. Kam qenë në disa akreditime spitalesh në disa vende të botës, Komiteti i Sigurisë së Sitalit kryen prova në cdo nënsistem të spitalit. Fiket linja dhe kontrollet tjetra. Fiken të dyja dhe kontrollet. Mesa pashë në rrjete sociale, as dritat e emergjencës në korridor në QSUT nuk funksionin. Pra gjithçka kontrollohet një herë në vit.“, shtoi mjeku.

Previous Post

Trump propozon doganë 200% për verën franceze!

Next Post

Pjesëmarrja në “Bordin e Paqes”/ Balla mesazh socialistëve: Votimi në Kuvend do kryhet me procedurë të përshpejtuar

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al
AKTUALITET

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

by Redaktor Redaktor
July 14, 2026
0

Pretendime të publikuara online kanë ngritur shqetësime për një sulm të mundshëm ndaj të dhënave që lidhen me ProCredit Bank...

Read moreDetails
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

July 9, 2026
Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

July 19, 2026
DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

July 10, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026
Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al