Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Ndaj Vllaznisë ishim perfektë, përderisa fitoj do të më keni në stolin e kuq”, Abilaliaj: Partizani im nuk ndalet

Editor by Editor
in Sport
0
“Ndaj Vllaznisë ishim perfektë, përderisa fitoj do të më keni në stolin e kuq”, Abilaliaj: Partizani im nuk ndalet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani i Arbër Abilaliajt nuk e njeh humbjen dhe barazimin e duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Të kuqtë hodhën në tapet edhe Vllazninë, teksa tashmë kanë hedhur sytë në sfidën e radhës me Egnatian, rivalin direkt dhe të vetmin që në letër mund të përballet me këtë skuadër. Në një prononcim për mediat pas Vllaznisë, Abilaliaj shprehet tejet i kënaqur me rritjen e skuadrës, teksa thotë se ky Partizan është i papërballueshëm për kundërshtarët.

Jeni i kënaqur me performancën e skuadrës ndaj Vllaznisë?

Jam shumë i kënaqur, më tepër i gëzohem performancës shumë të mirë të skuadrës. Kjo më bën të ndihem jashtëzakonisht mirë, sepse në këtë pikë kemi dashur gjithnjë të arrijmë. Është e vërtetë që ndeshjandeshjes nuk i ngjan, por kjo ishte një ndeshje thuajse perfekte dhe le t’i gëzohemi kësaj fitoreje për pak, për t’u bërë më pas gati për sfidën e radhës që kemi me Egnatian.

.Ju ndihmoi edhe fakti që Vllaznia shfaqi probleme në këtë ndeshje?

Ka qenë një nga ndeshjet më të mira të Partizanit deri më tani, në të gjitha elementet. Vllaznia është një ekip kompakt dhe agresiv, na vuri në vështirësi në 15-20 minutat e para, por dëshira, performanca dhe agresiviteti i futbollistëve të Partizanit prevaloi mbi dëshirën dhe kualitetin e lojtarëve të Vllaznisë.

Derisa shënuat golin e katërt, nuk humbët asnjë rast të pastër për gol. Duket sikur skuadra ju ka dëgjuar gjatë javës…

Nuk është me të dëgjuar, është me të stërvitur. Do të doja të na kishin dëgjuar shumë javë më përpara. Jam patjetër i kënaqur, sepse kur krijon shumë, nuk duhet të shpërdorosh shumë. Në shumë ndeshje kemi krijuar goxha raste, nuk i kemi finalizuar dhe për këtë arsye kemi fituar në minutat e fundit. Ajo që treguan lojtarët, shpirti i garës, agresiviteti dhe kompaktësia me njëritjetrin është për t’u admiruar dhe kjo është një nga themelet më të rëndësishme, që të bën të mendosh se kjo skuadër mund të shkojë larg.

Keni një skuadër me shumë emra. Do të duhet të luftojnë për formacionin titullarët që aktualisht janë të dëmtuar?

Konkurrenca është diçka shumë e mirë, sidomos kur është e shëndoshë. Kjo është edhe arsyeja që e kemi mbajtur ekipin me kaq shumë lojtarë, sepse na ndihmon që të rriten edhe lojtarët e rinj. Në një ambient ku ka kualitet të lartë, rendimenti është shumë i lartë.

Parashikoni ndonjë barazim ose humbje në vijim? Sepse me këtë ritëm duket sikur nuk keni ndërmend ta lëshoni stolin…

Barazimi dhe humbja janë pjesë e kësaj loje, por deri tani nuk pranojmë asnjë nga këto dy rezultate që ju përmendët, sepse këta djem po performojnë në një nivel mbi mesatar dhe nëse vazhdojmë të punojmë fort dhe insistojmë në cilësitë tona më të mira, me elementet që ka Partizani është shumë e vështirë që ta përballosh.

Edhe sa gjatë do të vijoni në stolin e Partizanit?

Po kam përshtypjen se përderisa po fitoj (qesh)… Kështu që ta shtyjmë sa më shumë këtë serinë e fitoreve radhazi.

Ky është një Partizan rekordesh, por a mendoni se e penalizon “Final 4”?

Në situatën ku jemi, duke konsideruar se do të bëjmë një sezon shumë pozitiv deri në fund, predispozitat janë që mund të ketë një lloj penalizimi, por e kam thënë edhe më parë se këto llogari do të bëhen në fund. Një ekip që është i fortë gjithë vitin, duket të jetë edhe në “Final 4”.

 

Previous Post

Një finale e parakohshme ku do të tregohet kush është më i miri, shansi i Tiranës për t’u afruar

Next Post

Situata e trajnerit të ri te Partizani, kampionët presin Orges Shehin

Next Post
Shehi “peng” i Tiranës, një italian për stolin e Partizanit

Situata e trajnerit të ri te Partizani, kampionët presin Orges Shehin

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ulen temperaturat, në zonat malore priten reshje bore

Ulen temperaturat, në zonat malore priten reshje bore

October 27, 2026
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës mohon lidhjen me videon intime dhe paralajmëron padi ndaj dy personave

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës mohon lidhjen me videon intime dhe paralajmëron padi ndaj dy personave

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al