Saturday, September 5, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nadir Çausholli i “CFO Pharma” ja hedh sërish! Apeli e shpëton nga burgu

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nadir Çausholli i “CFO Pharma” ja hedh sërish! Apeli e shpëton nga burgu
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pronari i kompanisë farmaceutike, “CFO Pharma”, Nadir Çausholli, është dënuar pak ditë më parë me 1 vit burgim për “Manipulim Tregu”, pasi u gjet fajtor për shitjen e një medikamenti me një çmim shumë herë më të lartë se sa tregu. Por biznesmeni nuk do të vuaj dënimin në burg.

Në 29 Prill të vitit 2025, Gjykata e Apelit e përbërë nga gjyqtarët Genti Dokollari, Marsela Pepi dhe Irena Brahimi, vendosi pezullimin e dënimit me burg, duke e detyruar Nadir Çaushollin të kryejë 80 orë punë publike, si edhe i hoqi të drejtën e administratorit të shoqërisë së tij private për 3 vite.

Hetimi për Çaushollin nisi nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2019, pas raportimeve në televizionin “Top Channel” se kompania “CFO Pharma” shiste medikamentin “Soludamin” në shumën 1.357 lekë të reja, ndërkohë që vlera reale dhe ajo që ishte miratuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave ishte vetëm 74 lekë të reja.

Farmacistja P.Q. ka deklaruar se është furnizuar nga “CFO Pharma” me 10 kuti me nga 10 flakonë secila me “Soludamin”, nëpërmjet faturës datë 4 mars 2019. Ajo deklaroi se, në momentin e pyetjes nga prokuroria, kishte shitur 5 kuti, me çmimin e vendosur në pullë, në vlerën 1357 lekë të reja.

Në përfundim të veprimeve proceduriale dhe pas kryerjes së ekspertizave, prokurori i çështjes Albert Demirneli e akuzoi për “Manipulim tregu” dhe, në përfundim, kërkoi dënimin e Nadir Çaushollit me 6 muaj burgim, i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, duhej të konvertohej në 4 muaj.

Argumentat e Nadir Çaushollit

Pas mbledhjes së informacionit paraprak, prokuroria e Tiranës mori në pyetje Nadir Çaushollin. Burimete Boldnews tregojne se pronari i “CFO Pharma” pranon se ka një problem me çmimin e printuar në pullat e medikamentit të shitur tek farmacitë, por se “kjo është për shkak të gabimeve të punonjësve të tij”.

Çausholli ka deklaruar se ka importuar fillimisht medikamentin “Soludamin” në vitin 2015, me çmim 1357 lekë dhe me datë skandence nëntor 2017. Më pas, ai deklaron në Prokurori se kompania ka importuar “Soludamin” në 5 mars 2018, me datë skandence janar 2021. Për këtë grup, ai është pajisur me pullën me çmim 74 lekë nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKPMB).

Në lidhje me kutitë e gjetura nëpër farmaci, Çausholli deklaron se “pullat janë ngjitur gabimisht nga punonjësit e kompanisë së tij dhe se ky është një gabim njerëzor dhe se kutitë me medikamentin “Soludamin” të gjetura në farmaci janë të vitit 2018, por pulla e vendosur në to është e vjetër me çmim 1357 lekë”.

Gjithashtu, ai deklaroi se “janë rreth 1.000 kuti medikamenti “Soludamin” me pullë të vendosur gabim, se diferenca në çmim është rreth 940.000 lekë dhe se në magazinë posedojnë rreth 900 1000 kuti me çmim 74 lekë dhe asnjë kuti medikamenti me çmim 1.357 lekë”.

Dyshimet për falsifikim

Gjatë hetimeve, Prokuroria e Tiranës zhvilloi hetime edhe për falsifikim të pullave të vendosura në kutitë e medikamentit “Soludamin”. Një raport paraprak i Agjencisë Kombëtare të Barnave kishte konstatuar tek kutitë “Soludaminit”, të marra në farmacitë e ndryshme, parregullsi dhe mungesë të elementëve në pullat që lëshon ky institucion për medikamentet, ku vendoset edhe çmimi i tyre.

Megjithatë, pasi prokuroria mbylli fillimisht hetimet dhe çështja u paraqit para gjyqtarit paraprak, mbrojtja e të pandehurit Nadir Çausholli, paraqiti një raport tjetër, me të dhëna të ndryshme nga ai i pari, të hartuar nga disa punonjës të Agjencisë së Barnave, por pa datë dhe vulë.

Një ekspert i Policisë Kriminale, i ngarkuar për verifikimin, konstatoi se pullat në kutitë e medikamentit “Soludamine” ishin në përgjithësi të ngjashme me ato që përdor AKPMB, megjithëse mungonin disa element. Në përfundim, prokuroria vlerësoi se nuk ishte konsumuar vepra penale e “falsifikimit të vulave”, gjë e cila u pranoi nga gjyqtari paraprak.

Çështja shkoi në gjykim për veprën penale të “Manipulimit të tregut” dhe, në përfundim, gjykata e shkallës së parë Tiranë e dënoi Nadir Çaushollin me 1 vit burgim, por Çausholli do të shlyejë dënimin me 80 orë punë publike në shërbim të komunitetit.

Tags: CFO PharmaNadir Çausholli
Previous Post

“Arkiva e Shëndetësisë”: Deputeti i Agron Shehajt ortak me trafikantin e njohur Eral Myftaraj

Next Post

Berisha në Bruksel: Raporti i PE damkosi regjimin e Ramës, u denoncua farsa elektorale

Next Post
Berisha në Bruksel: Raporti i PE damkosi regjimin e Ramës, u denoncua farsa elektorale

Berisha në Bruksel: Raporti i PE damkosi regjimin e Ramës, u denoncua farsa elektorale

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

September 5, 2026
Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al