Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues që i ka ndodhur së fundmi në ambientet e “Dajti Oaz Resort”, ku pretendon se ajo dhe familjarët e saj janë trajtuar me arrogancë dhe janë përzënë verbalisht nga pronarja e lokalit, vetëm pse refuzuan të pranojnë një vend të papërshtatshëm që nuk përputhej me rezervimin e bërë më herët.
Më pas, qytetarja thotë se ka bërë një review negative në Google, por është përballur me telefonata ndaj të afërmve të saj, me kërkesën që komenti të fshihej.
Ajo pretendon se në review negative që ka bërë për resortin, stafi ka përdorur një ton kërcënues, madje duke përmendur edhe “masa ligjore” ndaj klientëve që lënë vlerësime kritike online.
Ajo konfirmon se tashmë ka bërë ankesë pranë institucioneve përkatëse, ndërsa apelon që autoritetet dhe organet e mbikëqyrjes së shërbimeve turistike të marrin masa për të parandaluar raste të tilla të trajtimit të padrejtë dhe intimidues ndaj qytetarëve.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje JOQ, Dua te ndaj nje rast shqetesues qe ndodhi me mua dhe te njohur te mi ne Dajti Oaz Resort.
Na u ofrua nje vend i papërshtatshëm nen kondicioner dhe ne veranden e bar caffe te pishines pavaresisht pageses dhe premtimit per vend ne hije nen peme dhe pse eshte pa llogjik per nje pishine ku supozohet te marresh rreze dielli. Kur refuzuam, pronarja na perzuri verbalisht dhe me arrogance duke bertitur qe ajo eshte pronarja dhe ajo vendos per vendet ku qendron klienti. Pavaresisht se stafi konfirmonte qe kishte vende te tjera. Me pas, pas nje review ne Google, u perballa me telefonata ndaj te afermve te mi per te fshire komentin pikerisht ato te cilet thuhet se i kam permendur per te kaluar rradhen.
Siç mund ta shihni ne screenshot-et qe po dergoj, resorti reagon me arrogancë ndaj çdo review negativ, shpesh duke kërcënuar klientët me “masa ligjore”. Mendoj se qytetarët duhet ta dinë si trajtohen klientet ne kete vend. Faleminderit nese mund ta publikoni!
Jan derguar reviewt dhe kerkohet te fshihen Nderkoh me pas na permendet ligji ne kthim review meqe nuk u fshi Gjithashtu kam ber ankese ne institucione perkatese/JOQ