Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Romë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e karburantit, mbi 20 të lënduar (VIDEO)

Editor by Editor
in BOTË
0
Romë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e karburantit, mbi 20 të lënduar (VIDEO)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një shpërthim i fuqishëm, i ndjerë në të gjitha lagjet e Romës, ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pak pas orës 8:00, në një pikë karburanti të ndodhur në rrugën Via dei Gordiani, në zonën Prenestino të kryeqytetit italian.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të incidentit, por raportet e para flasin për dy shpërthime të ndryshme, ku i dyti ka qenë dukshëm më i fortë. Sipas mediave italiane: shërbimet e emergjencës ishin thirrur fillimisht për një incident të ndodhur pak më parë në afërsi të zonës: një kamion kishte goditur një tubacion, por ende nuk është e qartë nëse ekziston ndonjë lidhje mes këtij incidenti dhe shpërthimit në pikën e karburantit. Ndërkohë, disa qytetarë kishin sinjalizuar një erë të fortë gazi në zonë.

Pas shpërthimit, një kolonë e dendur tymi është ngritur në ajër, duke u bërë e dukshme nga pjesa më e madhe e qytetit. Numri i telefonatave të shumta drejtuar numrave të emergjencës nga qytetarët që kishin dëgjuar shpërthimin ka qenë i konsiderueshëm.

https://zilsesleri.net/wp-content/uploads/2025/07/i20250704093827104.mp4

Deri në këto momente, numri i personave të transportuar në urgjencë nga shërbimi 118 ka arritur në 21. Të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme të qytetit. Mësohet se mes të plagosurve nuk ka punonjës të vetë shërbimit 118, siç u raportua fillimisht. Gjatë operacioneve të para të shpëtimit, karabinierët që mbërritën në vendngjarje evakuuan zonën e prekur dhe ofruan ndihmën e parë disa të plagosurve. Disa prej tyre u transportuan në spital edhe me automjetet e shërbimit të karabinierëve, përfshirë një nga më të rëndët, i cili u dërgua në spitalin Vannini. Edhe një karabinier i Njësisë Radiomobile, i cili ishte ndër të parët që ndërhyri, ka mbetur lehtë i plagosur.

Presidentja e Këshillit të Ministrave të Italisë, Giorgia Meloni, po ndjek me vëmendje pasojat e kësaj ngjarjeje. Kryeministrja ka kontaktuar kryetarin e Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, dhe po mban kontakte të ngushta me nënkryetarin Alfredo Mantovano, i cili po informohet vazhdimisht nga autoritetet kompetente, me fokus të veçantë në shëndetin e personave të përfshirë.

Si masë sigurie, është mbyllur stacioni i metrosë C Teano. Mbyllja u bë me urdhër të forcave të rendit, siç njofton kompania e transportit publik Atac në faqen e saj zyrtare.

Ndërkohë, frika ka pushtuar qytetarët. Paola, një banore e një apartamenti në Via dei Gordiani, përshkruan momentet e panikut menjëherë pas shpërthimit: “U zgjuam nga një shpërthim, dukej si bombë, si atentat”. Francesco, një tjetër banor i një ndërtese ngjitur, shton: “Nuk e kuptuam se çfarë ishte, të gjitha xhamat u tronditën. Mund të ishte bombë, tërmet, nuk po kuptonim. Pastaj pamë tymin dhe e kuptuam që ishte shpërthim”.

Claudia tregon për nënën e saj e cila ka marrë një plagë në këmbë nga copat e xhamave të thyera, ndërsa Roberta rrëfen se ka dalë nga shtëpia “me shapka”, duke menduar se ishte “një atentat”. Alessandro përmend “copa druri që fluturuan brenda në shtëpi”. Shumë banorë të zonës kanë thënë se kanë parë “njerëz të mbuluar nga xhamat në rrugë”. Hetimet nga autoritetet italiane vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

https://zilsesleri.net/wp-content/uploads/2025/07/i20250704095512434.mp4

 

Tags: Romëshperthim
Previous Post

Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’

Next Post

DOKUMENTAT – Arlinda Pogaj 1 mln € për goma Blerta Nikës, “shefes” së skandalit në zjarrfikësen e Durrësit

Next Post
DOKUMENTAT – Arlinda Pogaj 1 mln € për goma Blerta Nikës, “shefes” së skandalit në zjarrfikësen e Durrësit

DOKUMENTAT - Arlinda Pogaj 1 mln € për goma Blerta Nikës, “shefes” së skandalit në zjarrfikësen e Durrësit

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al