Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Moti i keq godet vendet nordike, mijëra shtëpi të bllokuara, si paraqitet situata

Editor by Editor
in BOTË
0
Moti i keq godet vendet nordike, mijëra shtëpi të bllokuara, si paraqitet situata
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Moti i keq me stuhi, erë dhe acar që ka goditur vendet nordike ditët e fundit ka lënë mijëra njerëz pa rrymë dhe shumë të tjerë të ngujuar në veturat e tyre në autostrada.

Ndërkohë, shiu i madh në Gjermani, Francë dhe Holandë, ka shkaktuar përsëri vërshime në rajon, të cilat kanë vazhduar në dy javët e fundit. Në Francë u raportua për një person të vdekur.

Mediat e huaja shkruajnë se acari shkaktoi pengesa në transport nëpër vendet e rajonit nordik, ku u raportua për kaos në trafik, si pasojë e mbylljes së pjesëve të autostradave dhe rrugëve kryesore. U raportua po ashtu edhe për telashe në shërbimet hekurudhore.

‘Rreth 4.000 shtëpi mbetën pa energji elektrike në Suedi, ku temperaturat ranë minus 38 gradë celsius, sipas radios publike të Suedisë. Në pjesët jugore të vendit, shoferët mbetën të ngujuar në automjetet e tyre, ose u evakuuan në një kompleks të afërt sportiv, ku e kaluan natën.’

Në Danimarkë, policia u bëri thirrje shoferëve t’i shmangin udhëtimet e panevojshme, pasi era dhe bora kapluan pjesët veriore dhe perëndimore të vendit.

Në Lapland, komunë e Enonetekios në Finlandë, pranë kufirit me Norvegjinë dhe Suedinë, u shënua temperatura më e ulët në këtë vend e këtij dimri të enjten, minus 42.5 gradë celsius. Meteorologët kanë parashikuar temperatura edhe më të ulëta gjatë javës në vazhdim.

Në Gjermani, shiu u madh u rikthye në rajonet të cilat u përballën me vërshime të vazhdueshme gjatë dy javëve të fundit. Kancelari Olaf Scholz planifikoi të enjten ta bëjë vizitën e dytë brenda javës në qytetin jugor, Sangerhausen, në jug të vendit.

Pas disa ditëve reshje shiu, disa qytete në veri të Francës u vërshuan nga uji. Qindra njerëz janë evakuuar në ditët e fundit. Kjo zonë ishte goditur nga vërshimet edhe në nëntor dhe dhjetor.

Një burrë 73-vjeçar u gjet i vdekur në veturën e tij gjysmë të fundosur pranë qytetit Nantes, njoftuan autoritetet franceze. Ai ishte raportuar i zhdukur, pasi ishte larguar nga shtëpia për të blerë bukë dhe nuk ishte kthyer.

 

Previous Post

SHBA, sulm me armë zjarri brenda gjimnazit, autori vret disa persona

Next Post

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në trotuar

Next Post
Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në trotuar

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në trotuar

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Skandal/ Makina e Policisë abuzon me pushtetin, thyen rregullat e qarkullimit

Skandal/ Makina e Policisë abuzon me pushtetin, thyen rregullat e qarkullimit

May 25, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al