Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mori 17 mijë e 500 vota, por mbeti jashtë Parlamentit, Alimehmeti: Ky sistem duhet fshirë, të kthehet ai mazhoritar

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Mori 17 mijë e 500 vota, por mbeti jashtë Parlamentit, Alimehmeti: Ky sistem duhet fshirë, të kthehet ai mazhoritar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mori 17 mijë e 500 vota në listën e hapur të Partisë Demokraike për qarkun e Tiranës, por sërish mbeti jashtë parlamentit. Mjeku Ilir Alimehmeti ia faturoi përgjegjësinë sistemit elektoral që ka prodhuar një garë të brendshme mes njëri-tjetrit, një parlament të dobët dhe me zëra gjithnjë e më të dobët. Sipas tij ky sistem duhet fshirë dhe të rikthehet sistemi mazhoritar.

“Problemi më i madh që pati sistemi që gara nuk duhet të jetë mes njëri-tjetrit por me kundërshtari ky vetëm sistem elektoral nuk është në vend të ketë garë idesh u trasformua në garë të brendshme. Një sistem që duhet fshirë, prodhon parlament të dobët se largon parlamentarin nga qytetari. Mentaliteti im, jam për mazhoritar atë që kemi pasur 20 vjet më parë ajo ishte garë.

Kjo nuk quhet garë. Në të kundërt do të kishim një proporcional kombëtar. Do kemi zëra gjithmonë e më të dobët në parlament. Vijmë te këto këtu që parlamenti hedh poshtë vendimet kushtetuese. Problemi është se ku po shkojmë ne përgjigjen na i japin njerëzit se zgjedhje pas zgjedhje votuesit janë gjithnjë e më pak.

Lidhja mes tyre e deputetit nuk ka më deputet ata pyesin kush është deputet i zonës. Ata e duan mazhoritarin. Demokracia është përfaqësim për njerëzit. Duhet të flasim seriozisht për sisteme që funksionojnë për njerëzit jo për kokat e politikës. Të dy forcat politike kryesore PD-PS kanë qenë dakord dhe si çdo gjë e ka efekt mbrapa. Por në 2021 Rama bëri ndryshime unilaterale”.

Sipas Alimehmetit kjo ka sjellë edhe efektin e largimit të njerëzve jo vetëm nga politika, por edhe nga vendi. Ai thekson se kombi po plaket pasi politika nuk mendon për njerëzit, por për politikëbërësit e udhëheqësit.

“Realiteti është që njerëzit gjithnjë e më shumë largohen jo vetëm nga politika por edhe fizikisht, lindjet kanë rënë, pleqëria shtohet. Një komb që plaket e ikën rinia kombi shuhet.

Nëse nuk shohim që këto lloj sjelljesh që fëmijët do t’i shohim vetëm me ëhatsapp dhe nipat e mbesat do na rriten rrugëve të Europës dhe ne plakemi vetëm. E dini ju që parlamenti shqiptar nuk ka agjende më shumë se 3 javë, ndërsa ai europian ka për 6 muaj. Këtu kemi ne problem madhor. Ne s’kemi politikë për njerëzit por për politikëbërësit e udhëheqësit”.

I pyetur nëse lista e sigurt e PD-së do të largohet për t’i lënë vendin, Alimehmeti u përgjigj në A2 CNN se nuk lyp mandate atë e kërkon vetëm te njerëzit.

“Ligji është ligj edhe pse jam kundra këtij ligji dhe e kam kundërshtuar që verën e kaluar e është i disfavorshëm për opozitën duhet zbatuar. Lista e hapur ishte e vetmja mundësi dhe unë vetëm njerëzve ua kërkoj mandatin. nuk jam aty për të lyp mandate nga lista e mbyllur që të jemi të qartë. Por nëse dikush prej tyre e bën ligji kërkon zbritjen e listës, ligji duhet zbatuar edhe kur nuk të pëlqen. Vetëm njerëzve u kërkoj mbështetje besoj te demokracia nga poshtë”.

Për përgjegjësitë e Berishës dhe lidershipit të PD-së në këto zgjedhje, Alimehmeti shprehet Këshilli Kombëtar do të vendosë fatet e partisë, teksa pranon që ka një marrëdhënie profesionale me kryetarin demokrat.

“Procesi ende nuk ka mbaruar, do ketë një analizë shumë të kujdesshme zgjedhore dhe politike, unë bëj me stafin tim në sferën e vogël. I takon kryesisë dhe kryetarit të PD të bëjnë analizën totale, vendimet merren sipas forumit. Do kohën e vet. Do shprehen organet përkatëse të PD. Ditën e këshillit kombëtar do ta diskutojmë. E kemi marrëdhënien shumë profesionale”.

Për ata kandidatë që ishin në listën e sigurt të PD-së dhe që nuk bënë fushatë Alimehmeti u përgjigj në A2 CNN: “E dinim që për disa ishte si punë dhurate për disa ishte punë. Unë nuk vij nga një botë që më bëhen dhuratë. Për mua është krejt normale kjo gjë se me punë e kam arritur këtë gjë. Puna të jep fryte, dhuratat vijnë përpara po nuk i dihet atë jep frytet. Kushdo që punon e sheh veten në pasqyrë në mëngjes dhe thotë a po bëj maksimumin? Po”.

I pyetur nëse do të kandidojë për kryebashkiak të Tiranës në rast të zgjedhjeve të parakohshme, Ilir Alimehmeti tha: “E kam parë demokracinë nga poshtë lart njerëzit janë ata që vendosin. E treguan për parlament, do kemi mekanizma edhe për këtë. Unë jam lojtar ekipi. Në këtë rast nuk është kohë ekipi. Nuk është terreni atëherë kur kandidova. Kemi bërë gola në Durrës dhe Fier”/ A2 CNN

Previous Post

Monika Kryemadhi vjen si aktore filmi, ndan pamje nga sheshi i xhirimit

Next Post

ISHP: 39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

Next Post
ISHP: 39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

ISHP: 39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

November 6, 2026
Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al