Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Molotov dhe përleshje me policinë, si paraqitet situata në zemër të Thethit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Molotov dhe përleshje me policinë, si paraqitet situata në zemër të Thethit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit ka hyrë në javën e dytë, mes tensioneve të ashpra me banorët dhe përplasjes me forcat e rendit.

Prej datës 8 korrik, IKMT ka nisur shembjen e ndërtimeve të identifikuara si të paligjshme, me mbështetje nga Policia e Shtetit dhe njësitë speciale FNSH. Sipas burimeve për media, deri më tani janë shembur mbi 60 struktura, nga rreth 80 të evidentuara për prishje, shumica e të cilave shërbenin si bujtina dhe objekte turistike.

Ndërhyrjet janë kryer me mjete të rënda dhe, në disa raste, me përdorimin e lëndëve plasëse për shembje, ç’ka ka ngjallur shqetësim në mesin e komunitetit vendas.

Ditën e sotme një banesë është rrethuar nga tritoli dhe pritet të shëmbet përmes një shpërthimi të telekomanduar me lëndë plasëse. Sakaq pronari i objektit ka pretenduar se ky është sipas tij një mesazh i koduar nga kryeministri Rama që “familjen tuaj ne duam ta fundosim”.

Edhe banorët e tjerë të komunitetit kanë kundërshtuar masivisht aksionin, duke bllokuar urat hyrëse dhe duke protestuar përballë forcave të policisë, madje në disa raste janë hedhur molotov ndaj mjeteve të IKMT-së dhe urave druri, por pa pasoja në njerëz.

Sakaq këtë të martë në mbështetje të banorëve të Thethit kanë shkuar dhe burrat e Mirditës. Në një prononcim për mediat ata u shprehën se ky udhëtim nuk është thjesht simbolik, por një thirrje për ndërgjegjësim kombëtar dhe veprim konkret.

Edhe pse aksioni është kundërshtuar masivisht nga banorët dhe është kritikuar gjerësisht në media autoritetet kanë deklaruar se objektet janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin dhe përbëjnë shkelje të hapur në një zonë të mbrojtur natyrore.

Aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa situata mbetet e tensionuar. Banorët kanë paralajmëruar protesta të mëtejshme, duke kërkuar pezullimin e ndërhyrjeve dhe hapje të dialogut me qeverinë.

Previous Post

Programi i Rindërtimit të shkollave/ BIRN: Asnjë lehtësi për nxënësit me aftësi të kufizuara

Next Post

Po punonte me sondë shpimi për hapjen e pusit, humb jetën 55-vjeçari

Next Post

Po punonte me sondë shpimi për hapjen e pusit, humb jetën 55-vjeçari

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

September 4, 2026
Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al