Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mjekja e promovuar nga Rama në qendër të skandalit estetik. Gazetarja me akuza të forta për Vilma Tafilajn

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mjekja e promovuar nga Rama në qendër të skandalit estetik. Gazetarja me akuza të forta për Vilma Tafilajn
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, kishte të ftuar një ditë më parë në podcastin e tij “Flasim”, mjeken estetiste, Vilma Tafilaj, me të cilën ndau një bashkëbisedim për operacionet plastike, dhe ndërhyrjet estetike.

Tafilaj, e cila zotëron një klinikë private estetike, ndau përballë Ramës, disa këshilla se si mund të përmirësojmë pamjen tonë fizike, përmes ndërhyrjeve apo operacioneve plastike.

Po çfarë fshihet pas imazhit të saj prej profesionisteje?

Pas daljes publike në podcastin e Ramës, gazetarja Ujeza Dolshani ka bërë një denoncim publik për mjeken estetiste, Vilma Tafilaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka ndarë disa pamje të saj, përmes së cilave pretendon se shërbimet në klinikën “Repeat Medical Clinic” të mjekes i kanë shkaktuar djegie në fytyrë.

Sipas saj, trajtimi i shitur si “jo invaziv”, përfundoi në dëmtim të rëndë të fytyrës, djegie dhe shenjë permanente.

Reagimi i Dolshanit
Pamjet nga dëmtimet

Pas dëmtimit, gazetarja thotë se nuk pati as ndjesë, as transparencë, as përgjegjësi profesionale nga ana e mjekes Vilma Tafilaj.

“Fillimisht heshtje. Pastaj përgjigje tallëse. Në fund, mohim i plotë i faktit, si nga mjekja, ashtu edhe nga klinika private Repeat Medical Clinic, ku ajo ushtron aktivitetin,- deklaron Dolshani.

Dolshani tregon se u detyrua të largohej përkohësisht nga ekrani, sepse fytyra e saj ishte një plagë e hapur, e djegur, e pamundur për t’u mbuluar. Ajo thotë se rasti pati ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e saj.

Pjesë nga deklarata

Ndërkohë, doktoresha në fjalë vazhdon normalisht aktivitetin e saj, punon në QSUT, ushtron në klinikë private dhe promovohet në hapësira publike si “specialiste e suksesshme”. Pa asnjë sqarim, përgjegjësi apo reflektim.

Kjo situatë ngre disa pyetje: Kush mban përgjegjësi kur një trajtim “estetik” shkatërron fytyrën e një pacienteje? Kush kontrollon mjekët që ushtrojnë njëkohësisht në sistemin publik dhe privat? Dhe mbi të gjitha, si mund të promovohen nga krerët e shtetit persona të tillë që nuk përmbushin asnjë standard profesional.

Previous Post

Boçi: PD do të marrë pjesë në Komisione, vendimet duhet të jenë me konsensus

Next Post

Pse çahen vetëm tunelet e firmës “Gjoka”?!

Next Post
Pse çahen vetëm tunelet e firmës “Gjoka”?!

Pse çahen vetëm tunelet e firmës “Gjoka”?!

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al