Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ministrja Sala i bën “dhuratë” transplantin e veshkave ish-bossit Allajbeu dhe Spitalit Amerikan

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ministrja Sala i bën “dhuratë” transplantin e veshkave ish-bossit Allajbeu dhe Spitalit Amerikan
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse jemi në vitin 2025 dhe premtimi për kryerjen e transplantit të veshkës në QSUT ishte dhënë që në vitin 2023, qendra spitalore universitare e vendit vijon të mos ofrojë këtë procedurë jetike. Rezultati është i qartë: shteti paguan miliona lekë tek spitalet private për shërbime që duhej t’i ofronte vetë brenda sistemit publik referues.

Në kundërshtim me deklaratat e qeverisë dhe strategjitë e shëndetësisë, QSUT nuk ka ende sallat e pajisura me aparaturat specifike për transplantin e veshkës dhe mungon edhe paketa e terapisë së flakjes akute të veshkës (AKI). Këto boshllëqe e kanë kthyer transplantin renal në një shërbim të privatizuar de facto, ku qytetarët varen nga spitalet private për ndërhyrje që duhet të ishin thelbësisht pjesë e QSUT-së.

Vetëm gjatë vitit 2024 janë kryer gjithsej 14 transplante të veshkës dhe asnjë prej tyre në QSUT: 7 në spitalin privat “American Hospital” dhe 7 në spitalin privat “Hygeia”. Megjithëse procedurat janë ndarë mes dy spitaleve, përfituesi real është i njëjti, pasi të dy institucionet janë në pronësi të Klodian Allajbeut, duke i garantuar këtij të fundit kontrollin praktik të transplantit renal në vend.

Ndërkohë, QSUT — që duhet të ishte qendra kryesore referuese e vendit për këtë lloj ndërhyrjeje — nuk ofron as transplantin, as terapinë e flakjes akute të veshkës, një procedurë shpëtimtare për pacientët në gjendje kritike. Kjo i detyron institucionet shtetërore të blejnë shërbimin në privat, duke i kaluar një faturë të lartë buxhetit të shtetit.

Kjo situatë përkeqësohet edhe më shumë nga skadimi i afërt i koncesionit të dializës, i cili përfundon në vitin 2026. Edhe pse QSUT ka sot një numër të konsiderueshëm aparaturash të trasheguara nga koncesionari dhe mund të marrë vetë në dorë shërbimin, ka gjasa reale që kontrata të shtyhet edhe për pesë vite të tjera.

Një vendim i tillë do të ishte absurd, pasi aparaturat e dializës ndërrohen zakonisht çdo shtatë vjet dhe shtyrja e kontratës detyron shtetin të blejë pajisje të reja nga e para, edhe pse ato ekzistuese janë funksionale. Për më tepër, koncesioni i dializës është aktualisht nën hetim nga SPAK, çka e bën edhe më të pajustifikueshme çdo tentativë për vazhdim.

Në vend që të krijohet një strategji moderne shëndetësore, ku transplanti i veshkës të jetë pjesë organike e QSUT-së dhe të centralizohet si shërbim publik kombëtar, qeveria ka zgjedhur zgjidhjen më të kushtueshme dhe më të paqëndrueshme: pagesat për privatët. Në fushën e nefrologjisë dhe transplantit, situata është kthyer në një shembull të degradimit të sistemit spitalor referues të vendit. QSUT nuk ka sallat specifike për transplante, nuk ka pajisjet e nevojshme, nuk ka hapur paketat spitalore për procedurat dhe nuk kryen asnjë nga shërbimet kritike që duhet të jenë pjesë e një qendre spitalore universitare.

Ndërkohë, spitalet private kryejnë çdo procedurë, arkëtojnë qindra milionë lekë nga shteti, kontrollojnë tregun dhe përfitojnë nga boshllëqet që politika ka krijuar brenda sistemit spitalor publik. Për pacientin shqiptar kjo do të thotë varësi totale nga sektori privat për shërbime që çdo shtet normal i ofron vetë, por që në Shqipëri vijojnë të mbeten privilegj privat, i paguar nga taksat e qytetarëve./VNA/

Previous Post

Vrasja e Mondi Mëhallës, caktohet data për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Next Post

Milaim Zeka paraqitet në SPAK

Next Post

Milaim Zeka paraqitet në SPAK

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

July 22, 2026
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al