Monday, October 26, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e zjarreve në vend: 21 vatra gjatë 24 orëve, 5 ende aktive

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e zjarreve në vend: 21 vatra gjatë 24 orëve, 5 ende aktive
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Minisitria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 5 vatra janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Vlorë, Rrogozhinë, Tiranë, Kamëz, Dimal, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Librazhd, Belsh, Lezhë, Kurbin, Roskovec, Pogradec e Korçë.

Vatrat aktive

Qarku Dibër – Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë. Zjarri ka qenë me intensitet të ulët dhe nuk pati rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara. Në terren gjatë ditës së djeshme janë angazhuar 8 efektivë të MZSH Bulqizë, 6 forca të Shërbimit Pyjor, 4 forca bashkiake dhe 4 forca vullnetare. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 19 ha. Sot në operacion janë angazhuar 4 forca të njësisë që të mbajnë nën kontroll situatën për të mos e lënë këtë vatër të përparojë deri në shuarjen e plotë.

Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Ditën e djeshme zajrri ka qenë aktiv me shtrirje të madhe gjatësore, por i zhvilluar vetëm nga ana e fshatit Gurë Lurë. Për shuarjen e tij u angazhuan angazhuar 1 automjet zjarrfikëse me 6 efektivë të MZSH Dibër dhe 16 forca të AdZM, 4 forca bashkiake, 10 forca vullnetare dhe 30 forca nga FA. Si pasojë është përshkuar njësipërfaqe rreth 30 ha. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e vatrës së zjarrit të ndihmuar edhe nga 30 forca nga FA.

Qarku Tiranë – Ka vijuar puna për fikjen e zjarrit të rënë  në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, në një sipërfaqe me dushqe. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Rrogozhinë me 1 automjet zjarrfikës me 17 efektivë, 1 helikopter i FA, 20 forca bashkiake, 10 forca vullnetare, të cilët punuan për tij deri në orët e vona por pa mundur ta shuajnë plotësisht. Gjatë ditës së djeshme zjarri ka marr përmasa akoma dhe më të mëdha duke u përhapur në fshatrat  Hemenraj, Murroj, Çek, Memollaj dhe Berdajt. Gjithashtu në fshatin Hemenaj u rrezikuan banesat të cilat ndodhen pranë zjarrit. Si pasojë u përshkua një sipërfaqe rreth 20 ha. Natën e mbrëmshme situata u monitorua nga 10 efektivë zjarrfikëse. Ditën e sotme forcat operacionale po vazhdojnë në terren për fikjen përfundimtare. Vatra e zjarrit është nën kontroll.

Qarku Elbasan – Në vendin e quajtur “Mal Plak”, njësia Administrative Polis, bashkia Librazhd ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Sot po vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me: 1 automjet zjarrfikëse dhe 8 efektivë, inspektorë të pyjeve si edhe 10 forca vullnetare. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.

Në fshatin Udenisht, njësia administrative Udenisht, bashkia Pogradec, ka një riaktivizim të vatrës së zjarrit të rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe dhe shkurre. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Pogradec dhe forca të AdZM,  cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur rreth 91 hektarë sipërfaqe dhe 20 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 38 automjete zjarrfikëse dhe 459 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 90 efektivë dhe 3 helikopterë.

Previous Post

Transaksione të dyshimta, kontrabandë e pastrim parash, çfarë fshihet pas rezidencës SeeHena

Next Post

Aksioni i IKMT në Theth, Shehu: Demonstrim i marrëzisë dhe panikut të regjimit, as në diktaturë policia nuk doli e armatosur

Next Post
Aksioni i IKMT në Theth, Shehu: Demonstrim i marrëzisë dhe panikut të regjimit, as në diktaturë policia nuk doli e armatosur

Aksioni i IKMT në Theth, Shehu: Demonstrim i marrëzisë dhe panikut të regjimit, as në diktaturë policia nuk doli e armatosur

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protesta e të dielës, 10 protestues të arrestuar, procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë

Protesta e të dielës, 10 protestues të arrestuar, procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë

October 26, 2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al