Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ministri Vengu 2.2 mln € blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ministri Vengu 2.2 mln € blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri aktual i Mbrojtjes, Pirro Vengu, prej muajit Janar 2025 i ka hapur dritën jeshile procedurave të një super tenderi, i cili edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga dita e hapjes zyrtare, ende nuk është konkretizuar, duke nxjerrë të papërdorshëm Laboratorin Bakterologjik të Ushtrisë Shqiptare.

Pak ditë më parë investimi në fjalë, u përcoll në publik nga Pirro Vëngu, i cili vizitoi ambientet e këtij laboratori në Spitalin Ushtarak Tiranë, duke u shprehur se ky investim ishte në kuadër të investimeve të shtuara në fushën e mbrojtjes dhe se do i shërbejë Forcave të Armatosura Aktive atyre në Rezervë dhe komunitetit Civil.

Por ky laborator aktualisht është jashtë funksionit për shkak të mungesës dërmuese të materialeve bazë që u nevojitet për të shërbyer dhe kryer analiza mjekësore.

Shkak është bërë dështimi dy herë i procedurës tenderuese, duke çuar Komisionin e Vlerësimit të Ofertave në një pamundësi për të vendosur se kujt subjekti privat do ia ndajnë paratë publike.

Tenderi me vlerë financiare 2 miliard e 294 milion lekë të vjetra është anulluar dy herë nga Ministria e Mbrojtjes, komisioni i të cilës ka përdorur argumentin, se nuk ka pasur asnjë ofertë ekonomike nga subjektet tregtare të interesuara.

Synimi i këtij tenderi është lidhja e një kontrate dy vjeçare me një subjekt privat, për furnizim me paisje laboratorike si kite dhe reangentë mjekësore për funksionimin e laboratorit Bakteriologjik të Ushtrisë Shqiptare.

Procedura e parë e këtij tenderi u hap në muajin Janar 2025, por ajo dështoi për shkak se sipas KVO-së, nuk u paraqit asnjë ofertë nga subjektet e interesuara.

Ndërsa procedura e dytë u rihap në 2 Maj 2025. Por dhe kjo procedurë dështoi në muajin qershor, me të njëjtin argument. Situata tashmë ka mbetur e pezulluar në pritjen e një momenti tjetër për rihapjen e procedurës së tretë.

Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes shprehet se disa nga lotet kryesore të këtij tenderi janë paracaktuar, por procedura po shtyhet me qëllim krijimin e kushteve të favorshme për shpalljen e fituesit.

Sipas dokumenteve të tenderit me vlerë mbi 2.2 milion euro, kompania që do shpallet fituese, do kryejë dorëzimin e kiteve dhe reagenteve laboratorike klinik-biokimik e mikrobakterologjik, në depot e objektit nr. 6 në Njësinë Mjekësore Ushtarake (Spitali Universitar i Traumës), Laprakë.

Dorëzimi i kiteve dhe reagenteve laboratorike klinik-biokimik e mikrobakterologjik do bëhet në depot e objektin nr. 3 në Njësinë Mjekësore Ushtarake (Spitali Universitar i Traumës), Laprakë, Garnizonin “Skënderbej”, Tiranë dhe në Forcën Tokësore, Zall-Herr.

Ndërkohë, marrja në dorëzim e produkteve do të bëhet nga strukturat porositëse (Njësia Mjekësore Ushtarake, Reparti Ushtarak nr. 6630 dhe Forca Tokësore)

Kurse marrëveshja kuadër të lidhet me Repartin Ushtarak nr. 6630, adresë Rruga “Teki Selenica”, Tiranë dhe me Forcën Tokësore.

Likuidimi i faturave të kryhet nga Komanda Mbështetëse, kundrejt dokumenteve të dërguar nga strukturat përdoruese (Njësia Mjekësore Ushtarake, Reparti Ushtarak nr. 6630 dhe Forca Tokësore).

/Ora News/

Tags: Pirro VengutenderVengu
Previous Post

Përfituan të ardhura nga rrjetet sociale, por nuk i deklaruan, nis hetimi për 100 individë e biznese

Next Post

Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, Përlleshaj nuk paraqitet në seancë

Next Post
Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, Përlleshaj nuk paraqitet në seancë

Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, Përlleshaj nuk paraqitet në seancë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al