Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mësues Albani, simbol i përkushtimit në një realitet që lë mësuesin në harresë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mësues Albani, simbol i përkushtimit në një realitet që lë mësuesin në harresë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Etleva Merko

Alban Bejleri ishte mësuesi që çdo ditë përshkonte në këmbë një rrugë të gjatë, edhe kur shëndeti nuk ia lejonte. Megjithatë, ai nuk u ndal kurrë. Me një përkushtim të rrallë, vazhdoi të shkonte për t’u dhënë mësim vetëm dy fëmijëve në një zonë të thellë të Maliqit. Ai ndërroi jetë nga një infarkt pikërisht në atë rrugë që e bënte çdo ditë, një rrugë sakrifice dhe dashurie për dijen.

Prehu në paqe, i nderuar mësues Alban. Emri yt nuk është thjesht një kujtim,por simbol i përkushtimit të pastër dhe një thirrje e fortë që kjo neglizhencë të mos vazhdojë më ndaj mësuesve që japin gjithçka nga vetja për edukimin e brezave.

Si mësuese dhe si qytetare, kjo histori më prek thellë. Sepse ne e dimë mirë çfarë do të thotë të japësh gjithçka për nxënësit të sakrifikosh kohën, familjen, veten dhe shpesh edhe shëndetin.

Këta janë heronjtë e vërtetë,njerëzit e thjeshtë që punojnë në heshtje, pa vëmendje, pa bujë, por me një përgjegjësi të jashtëzakonshme që nuk matet me fjalë, por me jetë të tëra të formuara.

Sot, shumë mësues në Shqipëri përballen me mungesë kushtesh, me neglizhencë dhe me një sistem që shpesh i kujton vetëm në fjalime apo reforma të shkruara në letër. Kjo nuk është thjesht mungesë vlerësimi është një dështim i rëndë institucional dhe moral ndaj atyre që mbajnë mbi supe të ardhmen e këtij vendi.

Një shoqëri që nuk respekton mësuesin, po i heq vetes të drejtën për të ndërtuar një të ardhme të fortë. Një politikë që e lë mësuesin në harresë, po dëmton rrënjët e zhvillimit.

Mësuesit nuk kanë nevojë vetëm për fjalë mirënjohjeje. Ata meritojnë mbështetje reale, kushte dinjitoze dhe respekt të përditshëm për misionin e tyre të pazëvendësueshëm.

Previous Post

Doza kokaine në burgun e Peqinit, transferohen dy të burgosur të përjetshëm

Next Post

Nuk ndalet betonizimi! Golemizohet Himara, Rama jep leje për kulla në perlën e Jugut

Next Post
Nuk ndalet betonizimi! Golemizohet Himara, Rama jep leje për kulla në perlën e Jugut

Nuk ndalet betonizimi! Golemizohet Himara, Rama jep leje për kulla në perlën e Jugut

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al