Kryedemokrati Sali Berisha është thirrur më 21 nëntor, për t’u pyetur si person që ka dijeni për ngjarjet e “21 Janarit”.
Me anë të mbrojtësit të tij ligjor, Genci Gjokutaj, Berisha ka kërkuar shtyrjen e marrjes në pyetje për një datë tjetër, duke argumentuar se do të ndodhet jashtë territorit të vendit.
Berisha pritet të pyetet të mërkurën, 19 nëntor, në orën 09:00, në SPAK, lidhur me çështjen e 21 Janarit, pasi data është afruar për shkak të angazhimeve të tij jashtë vendit.








