Një punonjës policie është përfshirë nga flakët gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit përpara Kryeministrisë në Tiranë.
Incidenti ka ndodhur gjatë hedhjes së bombave molotov në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa protesta vijon të shoqërohet me tensione të forta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë orëve të fundit, protestuesit kanë hedhur vazhdimisht gurë, fishekzjarrë dhe bomba molotov në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me plumba gome, gaz lotsjellës dhe ujë me presion.







