Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Menu evropiane me rroga shqiptare: Tirana, qyteti që të mëson të llogarisësh me “barkun bosh”

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Menu evropiane me rroga shqiptare: Tirana, qyteti që të mëson të llogarisësh me “barkun bosh”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të hash një vakt në një restorant të thjeshtë në Tiranë kushton 1 000 lekë. E përballueshme në dukje, por jo për një pagë minimale 40 000 lekë.

Shpenzimet mujore të vlerësuara nga Numbeo për një person të vetëm, janë 66,429 lekë, duke përjashtuar qiranë. Nëse një punëtor fasoni, ndërtimi ose një kasier supermarketi konsumon ushqim jashtë, atëherë i duhet… vetëm të ushqehet jashtë. Me pagën që merr duhet ta harrojë qiranë, faturat e ujit dhe dritave, shpenzimet për veshje e qejf.

Menu evropiane – Rroga shqiptare

Një McMeal (menu me burger, coca cola dhe patate) në Tiranë kushton mesatarisht 900 lekë. Për shembull, në SHBA ose në Eurozonë një McMeal mund të kushtojë 25-30 euro/dollarë. Duke i konvertuar këto në lekë, llogaritet afërsisht 3,348 lekë. Një drekë e vogël që një të riu shqiptar i kushton afërsisht sa dy ditë pune.

Ka njerëz që mëngjesin nuk e nisin dot pa një kafe ose kapuçino e kjo e fundit në Tiranë kushton 172 lekë. E përllogaritur çdo ditë, shpenzimi i shtohet shumës thuajse ekuivalente me faturat e energjisë elektrike.

Për të pirë një birrë në darkë duhet të shpenzosh 250 lekë nëse është vendase pasi birrat e importuar kushtojnë 350 lekë. Pra, duhet ta mendoni dy herë të hani darkë dhe të konsumoni nga një birrë apo më mirë birrën herën tjetër.

Menu evropiane me rroga shqiptare: Tirana, qyteti që të mëson

Luks me çmime që ‘kafshojnë’

Edhe të dehesh në Tiranë kushton më shtrenjtë se në vendet e Perëndimit. Një shishe vere e cilësisë së mesme në Tiranë kushton 1 000 lekë. Bazuar në të dhënat e Numbeo, Tirana kushton më shtrenjtë se Roma ku një shishe vere e së njëjtës cilësi u kushton italianëve 4 € se 391 lekë.

Menu evropiane me rroga shqiptare: Tirana, qyteti që të mëson

Në Barcelonë një shishe verë kushton 5.95 € ose 582 lekë, në Selanik 7.00 € ose 685 lekë, në Amsterdam 6.29 € ose 615 lekë. Pra, edhe të dehesh një herë për qejf në Tiranë kushton aq shtrenjtë, sa bëhesh esëll vetëm nga çmimet.

Panoramën luksoze që Tirana u servis kryesisht turistëve të huaj dhe një pakice mjaft të vogël vendase, nuk kanë mundësi ta shijojnë të gjitha. Pjesa dërrmuese e qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në Tiranë duhet të zgjedhin mes shpenzimeve të detyrueshme (qira, drita, ujë, transport) dhe argëtimit e çlodhjes. Sepse nëse një i ri shqiptar zgjedh të hajë një darkë, të bëjë një udhëtim ose të pijë një gotë verë në darkë, duhet të marrë lapsin e letrën për të llogaritur çfarë duhet t’i mohojë vetes për të mos lënë pa paguar faturat.

Pra, ky është kryeqyteti i premtuar evropian, aty ku jetesa është kthyer në një sfidë matematikore që të mohon “qejfet” edhe kur ndonjëherë, për shkak të angazhimeve të lodhshme gjatë ditës, janë mëse të nevojshme. Tirana, qyteti që çdokush e sheh si shpresë për të ardhmen, po na mëson të jetojmë me kompromiset e realitetit të vështirë, ku pagat dalin nga xhepi para se të hyjnë.

Previous Post

Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet në Vlorë (Emri)

Next Post

Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet

Next Post
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet

Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al