Monday, June 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Mediet, vrasësit me pagesë qeveritare

Editor by Editor
January 17, 2024
in KRYESORE, OP-ED
0
Mediet, vrasësit me pagesë qeveritare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Basir Çollaku/

Në regjimin e diktatorit, tej viteve 90-të, kishte disa gazeta, sigurisht me filtër partie e sigurimi, kryesisht një zgjatim shërbimi, në funksion të gjithëkontrollit. Zëri i Popullit, Zëri i Rinisë, Bashkimi, Mësuesi, Drita, gazetat e vaktit të qoftëlargut kishin shpesh shkarje qortuese brenda sistemit, më tepër se 90 për qind e medieve sot, në raport me nënshtrimin ndaj pushtetit. Sot mediet më së shumti ato tradicionale, pa lënë mënjanë pjesën masive të atyre sociale, janë biznes qeveritar, ku informacioni dhe gjithnjë e më shpesh programacioni, servilosen kryeministrit e ministrave, apo rrinë duke qëndisur porositë e tyre. Ato gjithnjë e më përsëritshëm po i bëjnë opozitë borderosh qeverisë, duke ndërtuar me të një marrëdhënie ekonomike, një harmoni interesash financiare.

Mediet kombëtare kanë dalë nga binarët e gjithëpërfaqësimit, duke u vëtëpërfshirë në sektorin fason të informacionit. Janë bërë prodhuese të një tjetër realiteti, duke gatuar kriza larg qeverisë e pushtetit, në bashkëpunim të detajuar me të, për ti siguruar asaj mbështetje, në sajë gënjeshtrash. Për 90 për qind e kusur të këtyre medieve, Shqipëria është anëtarësuar në BE, Rama është lider Global, Veliaj është bashkiak global, ministrat janë të hatashëm, më të mirët e 30 viteve. Opozita fajtorja kryesore kur punët e qeverisë nuk ecin mirë. Mbi 1 milionë shqiptarë kanë braktisur atdheun për arsye astronomike, e jo pamundësi jetese shërbimesh dhe ekonomike. Trafiku i drogës është minimizuar, ne kemi marrë edhe vend të dytë e të tretë krahas vendit të parë të mbajtur prej vitesh. Sot falë mbështetjes së pushtetit, ia kemi dalë që grupet tona mafioze e kriminale të furnizohen vetë me kokainë në Ekuador, Venezuelë, Kolumbi, kudo në vendet prodhuese në Amerikën Latine, duke mos pasur më vartësi nga shpërndarësit e mëdhenj të para dhjetë viteve. Bana King e simotrat e saj shkarkojnë në Durrës, apo Rinas edhe ndonjë banane mes kokainës, trailerat e kamionët dalin e shkarkojnë sikletet e kthehen sërish për të bërë letrat. Bedelët mendimtarë me tekste të furnizuara në bordero, krehin bishtin ramë-fugë-Veliajt, duke habitur dhe paguesit për zellin kapërcyer.

Previous Post

“Puthje dhe plumba”- Dashuria e mafiozit me vajzën e pasur

Next Post

Reagimi i parë nga familjarët e Drinit, pas daljes së tij nga “BBV”

Next Post
Reagimi i parë nga familjarët e Drinit, pas daljes së tij nga “BBV”

Reagimi i parë nga familjarët e Drinit, pas daljes së tij nga “BBV”

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vajzat e mitura dhunohen në grup, prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para. Policia hesht

Vajzat e mitura dhunohen në grup, prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para. Policia hesht

June 9, 2025
Situata e inflacionit në Shqipëri/  Vijojmë të paguajmë më shtrenjtë  për ushqimet

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Vijojmë të paguajmë më shtrenjtë për ushqimet

June 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al