Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Rajoni

Mediat gjermane: Vuçiç po e çon vendin në luftë civile, regjimi i tij i zhytur në korrupsion

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Rajoni
0
Mediat gjermane: Vuçiç po e çon vendin në luftë civile, regjimi i tij i zhytur në korrupsion
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në programin televiziv të lajmeve kryesore të shërbimit publik ARD. Raportime më të shkurtra mbi ngjarjet u botuan nga shumë portale dhe gazeta.

Ja fragmente nga artikuj karakteristikë rreth këtyre ngjarjeve:

Andrej Ivanji shkruan për Tagesspiegel me qendër në Berlin: “Nëntë muaj protesta të udhëhequra nga studentët kundër regjimit në Serbi kanë qenë kryesisht paqësore. Pastaj të martën, përplasjet midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Presidentit Aleksandar Vuçiq u përshkallëzuan në qytete të vogla në Vojvodinë, Vrbas dhe Baçka Palanka. Të mërkurën, studentët bënë thirrje për protesta nën sloganin Serbi, zgjohu! Qytetarët në kryeqytetin Beograd, si dhe në Novi Sad, Nish, Krushevac, Smederevo, Uzhice, Çaçak, Pançevo dhe Lazarevac, iu përgjigjën thirrjes. Trazira të rënda shpërthyen në disa qytete dhe rreth 70 persona u plagosën ditën e dytë, siç njoftoi Ministria e Brendshme.”

“Regjimi është në një kurs konfrontimi me studentët. Njësitë speciale të policisë luajnë vetëm një rol dytësor. Ato nuk kanë mjaftueshëm njerëz dhe kur ka demonstrata të njëkohshme në disa qytete, ato zakonisht janë plotësisht të mbingarkuara. Aktivistët dhe simpatizantët e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet u liruan mbi qytetarët që demonstronin kundër autokracisë së korruptuar dhe për sundimin e ligjit.”

Pasi përshkruhet pamja mjaft e ngjashme e këtyre simpatizantëve të Vuçiçit “me qafa të trasha, shpatulla të gjera, që tregojnë muskuj të fortë dhe shpesh me tatuazhe, bluza dhe kapele të zeza, dhe shumë prej tyre janë të maskuar”, thuhet se mediat kritike i kanë identifikuar shumë prej tyre si kriminelë me të dhëna të gjera policore.

Artikulli gjithashtu kujton shkurtimisht shembjen në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar. Opozita beson se kjo tragjedi u shkaktua nga “korrupsioni endemik” ndërsa qindra mijëra studentë hynë papritmas në skenën politike, duke këmbëngulur gjatë nëntë muajve të fundit në “rezistencë të palodhur kundër regjimit të Vuçiçit”. “Rezistenca studentore tani është forca më e fortë politike në Serbi.”

Ivanji dha gjithashtu një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve të ditëve të fundit, përleshjeve dhe dhunës përpara zyrave të partisë SNS, dhe në rrugët e Novi Sadit.

“Të mërkurën, Vuçiç u shfaq në selinë e partisë në Beograd gjatë protestave masive. Atje, ai i inkurajoi anëtarët e SNS-së të përballeshin me demonstruesit. Gazetari i famshëm Milan Qulibrk komentoi për këtë duke thënë se Serbia nuk ka më president. Domethënë, në mes të krizës, Vuçiq mbështeti njërën anë dhe doli përpara si udhëheqës i partisë dhe jo si kreu i shtetit – Vuçiç vetëm formalisht e drejton partinë.

“Të dy njoftuan se çfarë të presin tani: Anëtarët e SNS-së nuk do të tërhiqen më dhe do të mbrojnë shtëpitë dhe pronën e tyre nga sulmet terroriste, sipas parimit: të gjithë për një – një për të gjithë.”

“Në vend që thjesht të shpallë zgjedhje të parakohshme, Vuçiq po e zhyt vendin në luftë civile, njoftoi lëvizja studentore në llogarinë e saj në Instagram”, shkruan Tagesspiegel.

Gazeta Rheinische Post publikoi një raport të shkurtër mbi atë që po ndodh “Nga Novi Sadi deri në Nish” nën titullin “Protestat antiqeveritare po përshkallëzohen në Serbi”.

Gazetari Thomas Roser raporton se Presidenti Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se do t’i pastrojë rrugët nga huliganët dhe se nuk do të ketë mëshirë për… ata.

“Në vendin e përçarë politikisht që aspiron anëtarësimin në BE, muaj të tërë protestash për korrupsion janë përshkallëzuar. Vuçiç fajëson kritikët e tij për përplasjet e përgjakshme. Megjithatë, aktivistët studentorë, opozita dhe media e pavarur flasin për trazirat që janë orkestruar nga banditët e partisë në pushtet.”

Niklas Zimmermann shkruan për Frankfurter Allgemeine Zeitung gjithashtu se çfarë ka ndodhur në Serbi gjatë tre ditëve të fundit dhe si e shohin studentët dhe qeveria situatën.

“Shkaku specifik i valës së fundit të protestave nuk duhet kërkuar te George Soros, i cili shpesh përmendet si iniciatori i tyre i supozuar, por në provincën veriore serbe. Në qytetin Vrbas, thuhet se u lënduan më shumë se 50 persona. (…) Këto përplasje morën edhe një komponent ndërkombëtar, pasi njëra prej tyre ndodhi në Baçki Petrovac, ku popullsia shumicë është sllovake. Atje, një grup mbështetësish të SNS-së shkatërruan një ekspozitë fotografike që mbështeste protestat e studentëve gjatë një eventi vjetor sllovak.”

“Avokati i Popullit sllovak, Robert Dobrovodski, iu drejtua Avokatit të Popullit serb dhe i kërkoi atij të hetonte veprimet e policisë, të cilët akuzohen se nuk e kanë parandaluar këtë sulm. Edhe udhëheqësi i opozitës, Michal Simecka, udhëtoi për në Bakçki Petrovac për të shprehur solidaritetin e tij atje. Kryeministri sllovak, Robert Fico, i cili është politikisht i afërt me Vuçiçin, kishte thënë më parë se këto konflikte ishin një çështje e brendshme për Serbinë. Opozita e akuzoi atë se nuk kujdesej për bashkatdhetarët e tij jashtë vendit”, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung.

/DW/

Previous Post

Albana Vokshi kapet duke përdorur ChatGPT, i kërkon një tekst “të shkurtër por të fortë” për ta postuar si denoncim (FOTO)

Next Post

Dua Lipës i shitën një vilë pa leje në “Kep Merli”

Next Post
Dua Lipës i shitën një vilë pa leje në “Kep Merli”

Dua Lipës i shitën një vilë pa leje në “Kep Merli”

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al