Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Më ke shkatërruar jetën”/ Shqiptari vrau ish-gruan, partnerin e saj të ri dhe veten, detaje nga krimi në Itali

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
“Më ke shkatërruar jetën”/ Shqiptari vrau ish-gruan, partnerin e saj të ri dhe veten, detaje nga krimi në Itali
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një krim makabër ka ndodhur në provincën e Astit pranë Torinos në Itali, ku një 59-vjeçar shqiptar vrau ish-bashkëshorten, partnerin e saj të ri dhe në fund edhe veten duke u hedhur kulla e një kështjelle.

I dyshuari për vrasjen quhej Astrit Koni, ndërsa gruaja ishte Drita Koni (Meçollari). Të dy jetonin në Itali prej 20 vitesh.

“Më ke shkatërruar jetën në këto 15 vite, por tani gjithçka ka mbaruar.” Ky ishte mesazhi i fundit që Astrit Koni shkroi para se t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kulla e Castello di Cossombrato, një fshat i vogël me rreth 500 banorë në provincën e Astit.

 

Pak më parë, ai kishte hapur portën e kështjellës me çelësat që përdorte për punën e tij si kopshtar dhe, pasi arriti në katin e fundit, u hodh nga një dritare përpara syve të dëshmitarëve. Ishte ora 15:00 e pasdites së së premtes.

Askush nuk e priste që vetëvrasja e një njeriu që dukej i qetë dhe punëtor të fshihte një tragjedi kaq të rëndë. Vetëm 24 orë më vonë u zbulua e vërteta, pas denoncimit për zhdukjen e bërë nga vëllai i ish-gruas së tij, Drita Meçollari, 55 vjeçe.

Ai kishte kërkuar ndihmë duke thënë: “Motra ime nuk është kthyer në shtëpi prej dy ditësh”. Më pas, policia kontrolloi vendet ku ajo shkonte zakonisht, derisa u gjet ajo dhe partneri i saj i ri, Bardhok Gega, të vdekur në një kanal pranë koshereve të bletëve që po rregullonin.

Sipas hetimeve paraprake, 59-vjeçari kishte pasur një lidhje 20-vjeçare me viktimën dhe kishte tentuar disa herë të rikthehej me të, por ajo kishte refuzuar dhe kishte nisur një marrëdhënie të re. I shtyrë nga xhelozia, ai dyshohet se i ka sulmuar dhe vrarë me një mjet prerës, atë së bashku me partnerin e saj të ri.

Previous Post

U procedua për goditje/ Kalaja nxjerr pamjet dhe ironizon: Me pak fjalë unë kam rrahur policët

Next Post

Superliga/ Paqe mes Dinamos dhe Tiranës, Elbasani përmbys Teutën

Next Post
Superliga/ Paqe mes Dinamos dhe Tiranës, Elbasani përmbys Teutën

Superliga/ Paqe mes Dinamos dhe Tiranës, Elbasani përmbys Teutën

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al