Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me tritolin e vendosur në një automjet në rrugën “Vasil Ndoçka”. Mësohet se Sabah Nuzi kishte konflikt prej disa kohësh me Oltjon Klosin për shkak të një shume prej 15 mijë eurosh.
Borxhi është marrë jashtë shtetit, në Spanjë, ku sipas policisë janë lekë të pazareve të drogës.
Klosi pretendente se e ka shlyer borxhin, por Nuzi nga ana tjetër pretendonte se i dëmtuari i detyrohet edhe 15 mijë euro. Pasi Klosi ka refuzuar për të paguar shumën, Sabah Nuzi ka urdhëruar grupin e të arrestuarve që ti vendosin Oltjon Klosit tritol te makina.
Jurgen Gjonaj, R.B., Kristjan Ahmerama dhe Eklips Leti, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe G.M. janë shtatë personat e ndaluar p9r vendosje ne një tritoli në rrugën “Vasil Ndoçka”, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 10 marsit.
Mësohet se porosia është dhënë nga Sabah Nuzi i cili ndodhet në IEVP e Fushë Krujës.








