Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbulesa e grupeve kriminale Arben Muçobega do të betonizojë kodrat me ullinj te Liqeni Thatë, si do pastrohen paratë nga kompania ‘Bega 07′

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mbulesa e grupeve kriminale Arben Muçobega do të betonizojë kodrat me ullinj te Liqeni Thatë, si do pastrohen paratë nga kompania ‘Bega 07′
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga zonat e pakta të mbetura të gjelbra në Tiranë, kodrat me ullinj pranë Liqenit Artificial, pritet të betonohet masivisht. Ky zhvillim vjen në një kohë kur kryeqyteti ka parë një zgjerim të pakontrolluar të ndërtimeve, duke shkatërruar hapësira të rëndësishme natyrore. Në qendër të këtij projekti të ri është kompania “Bega 07”, pronari i së cilës, Arben Muçobega, akuzohet për lidhje me grupe kriminale dhe pastrim parash.

Tirana ka dëshmuar një histori të gjatë të zaptimit të hapësirave të gjelbra. Fillimisht u betonua zona sipër Komunës së Parisit, e emërtuar “Kodra e Diellit”. Më pas, pallate u ndërtuan sipër Kopshtit Botanik, duke e rrethuar nga të gjitha anët dhe duke i reduktuar sipërfaqen në vetëm 1/3 e asaj të 15 viteve më parë. Edhe zona e Liqenit Artificial ka parë një betonizim masiv, me ndërtime poshtë digës, afër Kopshtit Zoologjik (duke detyruar kafshët të jetojnë në një habitat shumë më të vogël), dhe tashmë, ndërtimet po bashkohen me Saukun, duke përfshirë edhe kodrat e gjelbra me ullinj.

Në gjithë këtë masiv betoni, kompania “Bega 07” ka filluar të reklamojë në internet një projekt masiv pallatesh në kodrat e gjelbra, të quajtur “Centaurea”. Në faqen e saj, firma shkruan: “Midis qytetit dhe natyrës. Centaurea po ndërtohet si një peizazh i ri urban, që respekton mjedisin dhe ofron një stil jetese të qetë, të gjelbër dhe të lidhur me qytetin. Një destinacion banimi ku ritmi i natyrës dhe energjia e Tiranës bashkohen në harmoni.”

Megjithatë, kritikët theksojnë se të reklamosh ndërtimin në një zonë të gjelbër dhe të thuash se po respekton natyrën është një kontradiktë e hapur. “Si mund të hedhësh beton në zonë të gjelbër dhe të shkruash se po e mbron? Natyrisht, ndërtime ka dhe do të ketë, por t’i marrësh frymën qytetit, t’i heqësh oksigjenin dhe të mos lësh asnjë zonë të gjelbër, këtu s’bëhet fjalë për biznes, por për shkatërrim,” shprehen ata.

Pronari i kompanisë “Bega 07” është Arben Muçobega, një emër i lakuar shpesh në media. Ai akuzohet si përfaqësues i disa grupeve kriminale, i përfshirë në pastrimin e parave të drogës në ndërtim. Kompania “Bega 07”, e themeluar në vitin 2007 me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh, pas disa vitesh ka investuar miliona euro në ndërtimin e dhjetëra pallateve nga Himara në Tiranë.

Pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, Muçobega u shndërrua shpejt në një ndërtues VIP, duke siguruar leje për pallate, kulla, hotele dhe resorte në Sarandë, Himarë, Vlorë, Fier dhe Tiranë, në mënyrë të dyshimtë dhe shpesh mbi toka shtetërore të grabitura me dokumente false. Të gjitha lejet e tij janë marrë nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), me firmë të Kryeministrit Edi Rama.

Analizat financiare tregojnë se kompania “Bega 07” ka fshehur sistematikisht të ardhurat reale. Në vitet 2023-2024, Muçobega deklaroi vetëm 5 milionë euro xhiro vjetore, ndërsa investimet reale arrijnë deri në 25 milionë euro në vit. Për të fshehur këto shifra, ai ka krijuar disa kompani të tjera si “Almatek Oy”, “Scandinavia Invest”, “Trakos” dhe “ATK Construction”, të gjitha të regjistruara në të njëjtën adresë në Fier, dhe të përdorura si kanale për pastrim parash.

Një fakt tronditës është se kompania “Almatek Oy” përdor NIPT-in e kompanisë projektuese “Compass Studio”, duke shmangur kështu kontrollin financiar. Gjithashtu, kompania “Scandinavia Invest” figuron vetëm në QKB dhe jo në regjistrat tatimorë, duke shmangur detyrimet fiskale. Përmes këtyre kompanive të dyshimta, Muçobega ka qarkulluar rreth 300 milionë euro në ndërtim pallatesh dhe resortesh.

Pavarësisht akuzave të rënda, hetimet paraprake në Sarandë, Vlorë, Fier dhe Tiranë për trafik droge, evazion fiskal dhe pastrim parash janë mbyllur pa arsye nga autoritetet ligjzbatuese. Një shembull flagrant është miratimi në shkurt 2025 i resortit “The Concave” në Gjirin e Llamanit, Himarë, zonë e shpallur më parë e mbrojtur natyrore. Ky projekt u miratua me propozim të ministres Mirela Kumbaro, duke dëshmuar qartë ndikimin politik në favor të Arben Muçobegës dhe grupit të tij kriminal.

Operacionet e fundit për të liruar hapësirat publike në qytet, sipas kritikëve, janë veçse një fasadë e të gjitha lejeve që po jep qeveria. Për të fshehur betonin masiv në parqe dhe zona të gjelbra, qeveria bën aksione sa për sy e faqe. Kjo situatë ngre pyetje serioze mbi integritetin e institucioneve dhe vullnetin e tyre për të mbrojtur interesin publik përballë interesave private dhe të dyshimta.

Tags: Arben MuçobegaBega 07Liqeni i Thate
Previous Post

Vlorë/ Një 25-vjeçar plagoset me thikë në lagjen ‘Pavarësia’

Next Post

Kukës/ Gjendet një trup i pajetë pranë ‘Urës së Drinit të Zi’

Next Post
Kukës/ Gjendet një trup i pajetë pranë ‘Urës së Drinit të Zi’

Kukës/ Gjendet një trup i pajetë pranë 'Urës së Drinit të Zi'

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al