Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbrojtje nga arrestimi dhe mungesë transparence, si po “blindohet” Banka e Shqipërisë: Ishull që nuk jep llogari askund

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mbrojtje nga arrestimi dhe mungesë transparence, si po “blindohet” Banka e Shqipërisë: Ishull që nuk jep llogari askund
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë nuk forcon vetëm pavarësinë e institucionit, por ndërton edhe një mur të gjerë mbrojtjeje rreth drejtuesve, vendimeve dhe dokumenteve të tij.

Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët nuk do të mund të ndalohen ose arrestohen pa autorizimin paraprak të Gjykatës së Lartë, duke përfituar një filtër të posaçëm që nuk zbatohet për funksionarët e zakonshëm publikë.

Në të njëjtën kohë, projektligji kufizon fort kontrollin nga jashtë. Kuvendi humbet të drejtën për të zgjedhur Inspektorin e Përgjithshëm, ndërsa kontrolli i brendshëm kalon te një drejtor i emëruar nga Këshilli Mbikëqyrës, me propozim të Guvernatorit.

Edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit mbetet jashtë politikës monetare, operacioneve të tregut, stabilitetit financiar dhe pasqyrave financiare të bankës.

KLSH do të auditojë vetëm veprimtarinë administrative dhe Banka e Shqipërisë nuk do të jetë e detyruar të hartojë plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve të tij.

 

Por kufizimi më i fortë prek transparencën. Projektligji i jep Bankës të drejtën të klasifikojë si konfidencial një gamë shumë të gjerë dokumentesh dhe ndalon çdo autoritet publik, përfshirë Komisionerin për të Drejtën e Informimit, ta detyrojë atë t’i bëjë publike.

 

Guvernatori do të përcaktojë rregullat se çfarë klasifikohet, kush mund të njihet me informacionin dhe kur ai mund të deklasifikohet.

 

Edhe prokurimet përjashtohen nga ligji i zakonshëm dhe do të rregullohen me akte të miratuara nga vetë Këshilli Mbikëqyrës.

 

Të gjitha këto dispozita justifikohen me nevojën për pavarësi dhe përafrim me standardet evropiane.

 

Por të marra së bashku, ato krijojnë një Bankë të Shqipërisë më të mbrojtur nga arrestimi, më pak të kontrollueshme nga Kuvendi dhe KLSH-ja, dhe shumë më të mbyllur ndaj publikut.

 

Rreziku është që pavarësia të kthehet në paprekshmëri dhe banka qendrore në një ishull institucional që kontrollon veten dhe jep llogari vetëm sipas rregullave që miraton vetë. /skyweb.al

Previous Post

Përgjimet nga Aruba / CEO i FIBANK pas gomones që fshehën Trafikantët. DOKUMENTI

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot
Uncategorized

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot

by Redaktor Redaktor
July 28, 2026
0

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, moti...

Read moreDetails
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat

Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat

July 26, 2026
Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

July 24, 2026
Arisa Cane pason Evis Salën, emërimi i dytë nga Spitali Amerikan rikthen në fokus lidhjet e Klodian Allajbeut me institucionet publike

Arisa Cane pason Evis Salën, emërimi i dytë nga Spitali Amerikan rikthen në fokus lidhjet e Klodian Allajbeut me institucionet publike

July 24, 2026
Vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të fejuarën, Nertil Buzi ‘shpërthen’ në të qara: Më kanë marrë 730 mijë paund

Vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të fejuarën, Nertil Buzi ‘shpërthen’ në të qara: Më kanë marrë 730 mijë paund

July 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mbrojtje nga arrestimi dhe mungesë transparence, si po “blindohet” Banka e Shqipërisë: Ishull që nuk jep llogari askund

Mbrojtje nga arrestimi dhe mungesë transparence, si po “blindohet” Banka e Shqipërisë: Ishull që nuk jep llogari askund

July 29, 2026
Përgjimet nga Aruba / CEO i FIBANK pas gomones që fshehën Trafikantët. DOKUMENTI

Përgjimet nga Aruba / CEO i FIBANK pas gomones që fshehën Trafikantët. DOKUMENTI

July 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al