Pak para mbledhjes së kryetarëve dhe sekretarëve të degëve në PD, kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, ka folur për mediat.
Qosja është shprehur pro protestave duke theksuar se është në një linjë me Kryesinë.
“Jemi pro protestës për të protestuar për gjithçka ndodh në Shqipëri. Do e kërkojmë protestën. Jemi pro! Në një linjë me Kryesinë”, tha ai.








