Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbetjet e spitalit të Durrësit, shkeljet e zbuluara nga KLSH të ruajtura nën sekretin tregtar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mbetjet e spitalit të Durrësit, shkeljet e zbuluara nga KLSH të ruajtura nën sekretin tregtar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Spitalin Rajonal të Durrësit (2015–2018), i publikuar në vitin 2019, (i fundit deri më tani referuar mbetjeve) evidentoi shkelje serioze në menaxhimin e mbetjeve spitalore në atë spital.

Raporti thekson se mbetjet e rrezikshme nuk janë trajtuar sipas klasifikimit përkatës por si  të zakonshme, në kundërshtim me ligjin, ndërsa në një tjetër konstatim nënvizohet se “dokumentacioni i administruar nuk siguron prova të plota mbi kryerjen e shërbimit”.

Referuar raportit, u konstatuan shpenzime të paargumentuara (për shkak të mungesës së dokumentacionit justifikues)  ndërsa nënvizohet se “grupi i auditimit nuk mund të shprehet mbi saktësinë, plotësinë dhe vërtetësinë e kryerjes së shërbimit” .

Po ashtu, sipas raportit, nuk janë ndjekur procedurat e nevojshme për të siguruar që mbetjet të jenë asgjesuar realisht.

Mbetjet spitalore sot

Por si është sot situata e mbetjeve në Durrës dhe sa janë reflektuar rekomandimet e KLSH?

Referuar përgjigjeve për Faktoje,  në Spitalin Rajonal të Durrësit, ka një kontratë me një kompani të licencuar për asgjesimin e mbetjeve spitalore, por transparenca mbetet e kufizuar

Zyrtarisht, spitali deklaron për Faktoje se shërbimi me kompaninë e liçensimit kryhet sipas ligjit.

Për këtë proces, nga viti 2022 deri në 2025 janë paguar mbi 32 milionë lekë.

Por kur kërkohet të shihet kontrata, institucioni refuzon, duke e justifikuar me “sekret tregtar” dhe për pasojë ”nuk mund të bëhet publike” .

Në të njëjtën kohë, mbi mënyrën e matjes së mbetjeve, spitali deklaron se “sasia e mbetjeve matet me peshë reale përmes peshoreve elektronike në përdorim”.

Megjithatë, dokumentet tregojnë se peshorja për matjen e mbetjeve është vendosur në përdorim vetëm në vitin 2025, ndërkohë që raportohen të dhëna edhe për vitet më parë

Të dhënat e vëna në dispozicion nga Spitali Rajonal Durrës:

2022 –  24784.5 kg

2023 –  24445.7 kg

2024 –  33019.3 kg

2025 –   35059   kg

AKM

Për më tepër, Agjencia Kombëtare e Mjedisit konfirmon se spitali nuk është inspektuar prej pesë vitesh

Sipas autoritetit përgjegjës për monitorimin mjedisor, “Spitali Durrës nuk është inspektuar, por do të jetë pjesë e subjekteve të planifikuara nga ana e institucionit tonë për kontroll të kritereve dhe zbatimit të kushteve të lejes mjedisore”.

 

Por AKM thotë gjithashtu se Spitali Rajonal Durrës kryen transportin e mbetjeve sipas kontratave me subjekte tË liçensuara

“Subjektet që janë të pajisur me leje mjedisi janë objekt kontrolli nga kjo agjenci”, thotë AKM

Mekanizmi i monitorimit

Auditimet e mëparshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se problematikat në Spitalin Rajonal të Durrësit nuk kufizohen në një proces të vetëm apo në një periudhë të caktuar.

Nga menaxhimi i mbetjeve spitalore, ku mungesa e dokumentimit dhe verifikimit e bën të vështirë vlerësimin e plotë të shërbimit, te funksionimi në situatë emergjence gjatë pandemisë, ku janë evidentuar dobësi në shërbime jetike, burime njerëzore dhe menaxhim financiar, vihet re një element i përbashkët: mungesa e mekanizmave efektivë të kontrollit dhe monitorimit.

Në këtë kontekst, gjetjet e auditimeve sugjerojnë se sfidat nuk lidhen vetëm me raste të veçanta, por me mënyrën se si funksionojnë dhe mbikëqyren proceset në tërësi, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e masave për adresimin e tyre në praktikë.

Në mungesë të transparencës dhe dyshimeve për sistemet e mbikqyrjes së procesit, menaxhimi i mbetjeve në spitalin rajonal të Durrësit nuk ofron garancitë e duhura të funksionimit. /Faktoje.al

Previous Post

The Guardian: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta te shpresa për Kupën e Botës

Next Post

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha

Next Post
Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al