Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbeten “mollë e ndaluar”, kompanitë e huaja fituan vetëm 1.2% të tenderave në vitin 2025

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Mbeten “mollë e ndaluar”, kompanitë e huaja fituan vetëm 1.2% të tenderave në vitin 2025
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tenderat në Shqipëri vijojnë të mbeten masivisht “pronë private” e kompanive shqiptare. Të dhënat e fundit të Agjencisë së Prokurimit Publik tregojnë se edhe për vitin 2025, kompanitë e huaja kanë fituar një numër shumë të kufizuar procedurash kundrejt atyre shqiptare. Po ashtu edhe vlera e këtyre procedurave të fituara nga kompanitë e huaja mbetet shumë e ulët.

Sipas raportit vjetor të APP, në total janë fituar 51 procedura nga kompani të huaja, nga totali prej 4,291 procedura të cilat përbëjnë 1.2 % të procedurave, me një fond limit prej rreth 2.29 miliardë lekësh dhe një vlerë të fituar që arrin në afro 1.98 miliardë lekë, ose vetëm 1.8% të fondit të fituar ndaj fondit total.

Pjesa më e madhe e këtyre procedurave i përket procedurave të hapura, që përbëjnë segmentin kryesor të konkurrimit.

Në detaje, 16 procedura janë fituar në procedura të hapura, ndërsa 15 të tjera në procedura “të hapura mbi kufirin e lartë monetar”. Ndërkohë, 12 procedura janë fituar në procedura të hapura të thjeshtuara, 7 në negociim pa shpallje paraprake dhe vetëm 1 në kategorinë e shërbimeve sociale dhe aktiviteteve të tjera.

Nga ana tjetër, pjesëmarrja e operatorëve nga vendet e Bashkimit Evropian mbetet sërish tepër e kufizuar. Në total, vetëm 26 kompani nga vendet anëtare të BE-së janë shpallur fituese në procedurat e prokurimit publik gjatë vitit 2025. Italia kryeson me 10 operatorë fitues, duke zënë rreth 38% të totalit, e ndjekur nga Kroacia me 4 kompani (15%). Greqia dhe Austria kanë nga 2 operatorë secila, ndërsa vende të tjera si Gjermania, Holanda, Suedia, Hungaria, Polonia, Bullgaria, Republika Çeke dhe Sllovenia përfaqësohen me nga një operator secila.

Të dhënat tregojnë se tregu i prokurimeve publike në Shqipëri edhe pse proceduralisht i hapur për operatorët e huaj, paralelisht me ata shqiptarë, prej vitesh tashmë nuk po arrin të ndryshojë dhe bizneset e huaja nuk po arrijnë të gjejnë “mekanizmat e duhura” për të rritur % e tyre në “tortën e tenderave”. /ekofin.al

 

Previous Post

Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda

Next Post

SKANDAL/ Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? AKU fsheh dokumentet e asgjësimit

Next Post
SKANDAL/ Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? AKU fsheh dokumentet e asgjësimit

SKANDAL/ Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? AKU fsheh dokumentet e asgjësimit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

November 6, 2026
Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al