Hetimet e SPAK kanë nxjerrë transkripte të komunikimeve të koduara në SKY EÇ, të cilat flasin për lidhjet e ish-efektiviti të RENEA-s, Altin Morina, me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Morina stërviste forcat elitare RENEA në Shqipëri, në një kohë që ishte aktiv në trafikun e kokainës në Europë dhe deri në Ekuador.
Në mesazhet e koduara, Morina komunikon me Ekil Ndërjakun, i arrestuar pas operacionit “Ura”, për të organizuar transportin e drogës.
Morina i raporton Nderjakut për sasitë e drogës në dispozicion, duke përmendur kokainë që vinte nga Ekuadori dhe që duhej transportuar drejt Spanjës, Gjermanisë dhe Holandës.
PËRGJIMET:
1 UNICQ – “me shkrujti ky shoku dhe më sqaroi malli thotë është 800 qindsh dhe 10 copë paska …e lan mallin ky shok … ky me thotë co ndonjë ti shohi ams (nep. Amsterdam)… me e pa mallin shok po me thot …co ndonjë shok po desh me e pa… do tak ne shok se po vij për durres…
1UN9CQ–fola pak me një shok në giermani ka bërë një dalje … edhe mund tënnisem unë andej … kemi rob ta heqi aty? … hamburg ose frankfurt? …SPNNS9 -Se di nigjojm cmimet iher … Qe tfolim me ropt…”.
Në një mesazh të 29 dhjetorit 2020, Morina tregon për një anije të gatshme për transport në Spanjë dhe kërkon marinarë për operacionin që përfshinte një njohur të tij në Ekuador.
IUN9CQ -me shkrujti nje shok qe kam ne ekuador … qe kishte hipje dhe dalje andej…ne spanje …e ta hedhi ne det …por i duhet nje marinar…
5PNNS…- Marinar
ku atje ne ekuador…
1UN9CQ-ne spanje…
5PNNS9 —Shok folim Nga afer….
Më 8 shkurt 2021, Morina komunikon për sasinë e kërkuar të kokainës në Holandë, duke treguar që grupi kishte një “ortak” që kërkonte 20 pako kokainë.
1UN9CQ-ne hollande kemi nai shok … qe ka te bardhe… se do ortaku im 20 buk…
5PNNS9–Me tbardh…
1UN9CQ — te bardhe…
SPNNS9—Se di sjam ngatrru mo ….Se di shok …Po do pys.