Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Malaj hedh bombën: Veliaj nuk është i pafajshëm, në Bashki vepron mafia e tokave

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Malaj hedh bombën: Veliaj nuk është i pafajshëm, në Bashki vepron mafia e tokave
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë një deklaratë të fortë ku akuzon drejtpërdrejt kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn, se është palë me mafien e tokave duke i’ua grabitur atë pronarëve të ligjshëm, nën kërcënime mafioze të oligarkëve.

Arben Malaj sjell për herë të parë rastin e vëllait të tij të ndjerë, i cili kishte trokitur në zyrën e kryebashkiakut, ashtu si ish-ministri vetë, por ishin përballur me arrogancë.

Ai shprehet se vëllai i tij ka ndërruar jetë i ndikuar edhe nga arroganca e stresi i akumuluar për këtë çështje. Arben Malaj tregon se aty është përplasur me kryebashkiakun, duke i thënë në sy fjalët e popullit për institucionin që drejton, se atje kishte një mafie të tokave dhe ndërsa ditën bllokoheshin pronarët e ligjshëm, natën oligarkët dilnin në terren dhe u bënin presion për t’u marrë tokën.

“Atëherë në zyrë iu ktheva atij dhe Veliajt se qenka e vërtetë ajo që thotë populli, se në bashkinë tuaj ka një mafie të tokave. Ju bllokoni ditën pronarët ligjorë, ndërsa oligarkët tuaj natën u bëjnë presion pronarëve ligjorë për t’u blerë tokën me çmime apo koeficientë pjesëmarrjeje shumë më të ulët se tregu.

Deklarata e plotë:

Erion Veliaj ka të drejtën të prezumohet i pafajshëm, por Veliaj nuk është”engjëll” dhe as “i burgosur politik”.

Veliaj nuk bën mirë që ofendon një prokurore me metaforën e “gomarit”, pasi cenimi ligjorë i kritereve ligjore dhe masave duhet verifikuar nga institucionet e drejtësisë, jo nga poshtërimet e Veliajt.

Ok, po nëse ndërrohet prokurori dhe akuzat mbeten, çfarë i mbetet Veliajt?

Veliaj nuk është engjëll sepse:

Veliaj dhe Mjaft qenë që ditën e parë skllav vullnetar i Ramës.

Ka keqpërdorur “Mjaft”-in kundër kujtdo që Rama e shpallte armik, midis shumë të tjerëve edhe mua.

Veliaj ka keqpërdorur çdo burim financiar për të ndërtuar lavdinë e tij sipërfaqësore.

Veliaj fshehu transparencën e fondeve ne miloona euro te “Mjaft” duke deklaruar se i kishte humbur laptopi. Por veprimet ligjore të burimeve të financimit dhe të shpenzimeve.

Nëse është financuar nga fonde të zeza, kjo bëhet vetëm për qëllime të zeza?!

Veliaj terrorizoi fshatarët e varfër që shisnin për mbijetesë fruta dhe perime, praktikë kjo që nuk gjen vend në asnjë cep të asnjë kuadrati në New York.

Veliaj, bashkë me policinë e shtetit, nxorën me dhunë banorët e Astirit dhe të “5 Majit” në palcën e dimrit, duke bërë të qajnë dhe të mallkojnë bashke me fëmijët në krahë e gjysheve, apo duke thithur gazin e helmuar.

Veliaj, i përkëdhelur nga mentori që e shfrytëzoi deri në palcë, krijoi ushtrinë me rreth 36 këshilltarë që paguheshin nga taksat e shqiptarëve.

Ata të gjithë kryesisht kishin portale dhe ngrinin në qiell Veliajn dhe luftonin paçipërsisht çdo individ.

Kurtz, ish kancelari i Austrisë vetëm se ndërtojë të njëjtën skemë ndikimi deformues të votës së votuesve, humbi postin e Kyetarit të partisë, humbi postin e Kancelarit dhe u gjykua për ta dënuar edhe penalishtë.

Veliaj turpërisht sulmonte çdo zë kritik duke i atakuar publikisht se “ishin të tillë sepse i kishin kërkuar leje ndërtimi dhe ai nuk ua kishte dhënë”.

Ky sulm i pashpirt ndaj vëllait tim, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë një vit më parë edhe nën stresin e arrogancës së tij dhe drejtorit të urbanistikës, “dhëndrit të shokut Xhemal”

Kur bashkia shkeli çdo afat ligjor, kërkova një takim vetëm me Veliajn.

U bë në një takim ballafaques me Veliajn, që kishte marrë edhe urbanistin e “shteti jam unë”.

Pa asnjë etikë komunikimi, kur i thashë: “Ktheni përgjigje se e keni detyrim ligjor dhe do të ankohem në rrugë ligjore ne gjykatê”,

ai me një arrogancë që nuk është hasur asnjëherë, m’u përgjigj me një arrogancë përbuzëse: “Ik ku të duash”.

Atëherë në zyrë iu ktheva atij dhe Veliajt se qenka e vërtetë ajo që thotë populli, se në bashkinë tuaj ka një mafie të tokave.

Ju bllokoni ditën pronarët ligjorë, ndërsa oligarkët tuaj natën u bëjnë presion pronarëve ligjorë për t’u blerë tokën me çmime apo koeficientë pjesëmarrjeje shumë më të ulët se tregu.

Në respekt të shpirtit të vëllait tim të ndjerë, jam i gatshëm të dal dëshmitar.

Mediat pranë Veliaj shpifnin se vëllai im kishte kërkuar kullë.

Genjeshtra gjithnjë i ka këmbët të shkurtra.

Menjëherë publikovane rrjetet sociale, kërkesën që vellai I kishte drejtuar Veliajt ku kërkonte vetëm të vendoste një ndërtim provizor druri,vetëm që të mos ia zaptonin tokën.

Qëndrimi im nuk ushqehet vetem nga ky rasti konkret.

Por rasti konkret mbështet argumentet pse Veliaj nuk është engjëll.

Mesazh i përsëritur për Veliajn:

NDAL poshtërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe cdo kritiku ndaj teje.

Kujdes me metaforën me gomarin/gomarët se të kthehet tek vetvetja.

Rilindasit, ku ju bënlt pjesë si ushtari i mire Shvejk, do të jeni përgjegjës moralë përballë kriminalizimit të një pjese të rëndësishme të institucioneve dhe administratës publike.

Merru me akuzat E.V., jo me gomarët, sepse ata, edhe sipas Dritëro Agollit, në kohën e Rilindjes kanë kohë që janë vënë përpara kalit:

“Në vendin tim e në vendin tënd, Një i marrë, një vend e çmend;

Në vendin tim, në vendin tënd Kalin e lidhin, gomari pëllet; Se kalin e kanë vënë pas gomarit, Dhe gomarin para kalit.

Previous Post

Taksat Vendore: Sot afati i fundit për pagesën e taksës së ndërtesës, më pas nisin penalizimet

Next Post

E rëndë në Dibër! 65-vjeçari humb jetën pasi sulmohet nga kali

Next Post
E rëndë në Dibër! 65-vjeçari humb jetën pasi sulmohet nga kali

E rëndë në Dibër! 65-vjeçari humb jetën pasi sulmohet nga kali

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al