Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Luftë klanesh në PS/ Rama i ul kokën Çuçit, KPP nën kontrollin e njeriut të Ulsi Manjës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Luftë klanesh në PS/ Rama i ul kokën Çuçit, KPP nën kontrollin e njeriut të Ulsi Manjës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa qytetarët jashtë kuvendit protestonin kundër një sistemi të korruptuar qeverisës, brenda seancës së sotme parlamentare ka pasur shkëndija të një konflikti të tensionuar me klaneve rivale në Partinë Socialiste, që u reflektua në votimin për kreun e ri të Komisionit të Prokurimit Publik.

Çështja në fjalë nuk ka të bëjë me ndonjë shqetësim për proçesin e integrimit në Bashkimin Europian, siç jemi mësuar të dëgjohet shpesh nga goja e zyrtarëve socialistë; as për ndonjë projekt madhor dhe as për ndonjë urgjencë për hallet e qytetarëve.

Në qendër të konfliktit është një institucion kyç për tenderat ku qarkullojnë dhjetëra e qindra miliona euro, një strukturë që i jep pushtet dhe para kujtdo që arrin ta kontrollojë dhe që quhet Komisioni i Prokurimeve Publike.

Me 78 vota pro, 3 abstenime dhe 4 vota kundër, Kuvendi zgjodhi Ismail Shehun në krye të KPP-së.

Në garë ishin edhe dy kandidatë të tjerë. Enea Hoti, u tërhoq nga gara, ndërsa kandidatura e Behar Zenelit mori vetëm 2 vota pro, 51 abstenime dhe 31 vota kundër.

Luftë klanesh në PS/ Rama i ul kokën Çuçit, KPP

Votimi për kandidaturën e Ismail Shehut në krye të Komisionit të Prokurimit Publik

Por një burim nga brenda Partisë Socialiste tregoi për Lapsi.al se votimi nuk ishte një formalitet. Posti e kryetarit të Komisionit të Prokurorimeve Publike ia kishte vënë edhe Ulsi Manja edhe Bledi Çuçi, prandaj për ta ndarë shapin nga sheqeri duhej ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama.

Këtij të fundit iu desh të merret personalisht me kokëfortësi që shfaqi papritur ish-kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dhe që nuk po zgjidhej dot deri në momentet e fundit.

Ai kishte shprehur kundërshtimin e tij për kandidaturën e Ismail Shehut, duke ditur se kjo ishte një kandidaturë e Ulsi Manjës dhe kishte paralajmëruar se nëse kalonte emri i Shehut nuk do të votonte asnjë projektligj që kërkonte shumicë të cilësuar, duke rrezikuar kështu axhendën e mazhorancës.

Pikërisht për këtë arsye, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu dy herë seancën.

Vetëm pas një bisede kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe Bledi Çuçit, situata u zhbllokua. Pas takimit, Çuçi ndryshoi qëndrim, mori pjesë në votim dhe mazhoranca siguroi votat e nevojshme për të miratuar kandidaturën e Ismail Shehut, si edhe projektaktet që kërkonin shumicë të cilësuar.

Lapsi.al konfirmoi nga një burim i pakonfirmuar se Ismail Shehu ishte kandidati i mbështetur nga Ulsi Manja në prapaskenë. I renditur i pari në listën e kandidatëve, Shehu ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë gjatë kohës kur ajo drejtohej nga Manja.

Në krahun tjetër, Enea Hoti, i cili u tërhoq nga gara në momentet e fundit, konsiderohej si kandidati i mbështetur nga Bledi Çuçi. Hoti identifikohet si një nga njerëzit e afërt të deputetit socialist, çka shpjegon edhe rezervat që, sipas burimeve, Çuçi kishte ndaj zgjedhjes së Ismail Shehut.

Përplasja për kreun e Komisionit të Prokurimit Publik tregon se pas fasadës së luftës kundër korrupsionit me prokurorimet publike, brenda Partisë Socialiste vazhdon gara për kontrollin e institucioneve që kanë ndikim real mbi administrimin e parave publike.

Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni që shqyrton ankesat e kompanive për procedurat e prokurimit dhe ka të drejtën të pezullojë, të rrëzojë ose të detyrojë rishikimin e tenderëve me vlera të mëdha. Me një vendim të vetëm, ai mund të zhbllokojë ose të bllokojë kontrata publike me vlerë dhjetëra miliona euro, çka e bën një nga nyjet më të rëndësishme të sistemit të prokurimeve.

Pikërisht për këtë arsye, drejtimi i KPP-së shihet si një tjetër “llokmë” pushteti në betejën mes klaneve brenda mazhorancës. Ironia është se kjo luftë e brendshme për plaçkën e radhës, zhvillohet ndërkohë që Edi Rama ka premtuar se brenda mandatit të katërt 90% e procedurave të prokurimit do të kryhen me inteligjencë artificiale, duke reduktuar ndërhyrjen njerëzore. Por fakti që ai ndërhyn personalisht për çështje, tregon se sido të vendosë inteligjenca artificiale, Rama do ta ketë një dorë në tavë, për çdo të papritur që mund t’i dalë me miliona e parave publike./Lapsi.al

Previous Post

Lushnjë/ Dyshohet se përdhunoi një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, në kërkim 42-vjeçari

Next Post

Reforma në drejtësi nuk e ka zgjidhur problemin, Shqipëria me mungesë të theksuar gjyqtarësh

Next Post
Reforma në drejtësi nuk e ka zgjidhur problemin, Shqipëria me mungesë të theksuar gjyqtarësh

Reforma në drejtësi nuk e ka zgjidhur problemin, Shqipëria me mungesë të theksuar gjyqtarësh

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Media spanjolle rikthen në vëmendje vdekjen e Saimir Sulës: Familja kërkon zbardhjen e misterit

Media spanjolle rikthen në vëmendje vdekjen e Saimir Sulës: Familja kërkon zbardhjen e misterit

October 31, 2026
I vihet zjarri autobotit me molotov

I vihet zjarri autobotit me molotov

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al