Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Lufta e Berishës me mullinjtë e erës, paralajmëron padi penale kundër SPAK

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Lufta e Berishës me mullinjtë e erës, paralajmëron padi penale kundër SPAK
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, deklaron se do të ngrejë padi penale ndaj SPAK-ut. Berisha thekson se padia do jetë konkretisht ndaj prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Dritan Prençi, por nuk përjashton padi të tjera për prokurorë të tjerë.

Berisha deklaron se SPAK-u ka amnistuar dy herë ish-minitrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja për aferën e sterilizimit, e po ashtu ka amnistuar përgjegjësin kryesor të aferës së inceneratorëve, Erion Veliajn, së bashku me kryeminstrin Edi Rama.

Sipas kryedemokratit, për aferën e inceneratorëve u lëshuan 15 urdhër arreste, por në asnjë vend nuk u përmend emri i kryebashkiakut të Tiranës. Për këtë të fundit hedh akuza duke e cilësuar “përgjegjësin kryesor për vjedhjen e shekullit”.

“Kushtetuta e Shqipërisë ndaj qartë pushtetet. Amnistinë Kushtetuta ia njeh si të drejtë parlamentit shqiptar dhe këtë të drejtë, ajo ia njeh parlamentit me votim të cilësuar, dmth me tre të pestat e tij.

Por Skapi i partisë ka marrë përsipër të bëjë rolin e parlamentit, të ushtrojë amnisti për krime ndër më të rëndat.

Në një kohë kur falë kësaj drejtësie, të rinj varen në qeli njëri pas tjetrit për një krim minor, të burgosur për një krim minor, zyrtarë si Edi Rama dhe Erion Veliaj diktojnë listën se kush do të dënohet dhe kush nuk do të dënohet në aferat e tyre të mëdha korruptive.

Pas amnistisë për së dyti, që Skapi i partisë i bëri Beqajt, ndodhi edhe amnistia e vjedhjes së shekullit.

Në 110 faqe, prokurorët e Skapit pas hetimeve të tyre të djegësit të Tiranës, lëshuan 15 urdhra arresti, por nuk përmendën njëherë të vetme emrin e kryesorit në këtë aferë, Erion Veliajt.

Ata de facto amnistuan njeriun përgjegjës më kryesor së bashku me Edi Ramën për zhdukjen e 130 milionë eurove të taksapaguesve dhe bizneseve shqiptare për vjedhjen e tyre.

Në këtë kontekst, PD do ngrejë padi penale ndaj skapistëve Kraja, Prençi për këtë akt të pashembullt ndonjëherë në historinë e hetimit.

Në materialin që do paraqesë zoti Këlliçi, ju do të dëgjoni se çfarë diferencash ekzistojnë midis padive të ngritura në grupe të ndryshme, pasi Spaki e zbërtheu çështjen në disa çështje me qëllimin e vetëm të mos flasë për organizatë kriminale.

Arriti deri aty sa të lëshojë 15 urdhra arresti dhe të mos flasë për organizatë kriminale pasi kreu i saj i dilte Edi Rama dhe ndër të, Erion Veliaj.

Prandaj dhe ne do ngremë padi penale për këtë vepër të rëndë të skapistëve të partisë.

Sikundër e njëjta parti do ngrihet për amnistinë që iu bë Ilir Beqës për sterilizimet.

Ngritja e padive penale ndaj Skapit, në pamje të parë është një akt komik.

Të besosh se Skapi do të hetojë veten dhe do të gjykojë veten, është njëlloj si të besosh rrethin katror.

Por, njëra anë është Skapi, anë tjetër është Kushtetuta dhe institucionet e saj.

Ndaj dhe ne nuk do ngurrojmë në një seri padish penale ndaj Skapit, Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë atyre që kanë konsumuar vepra të rënda penale duke shfrytëzuar pushtetin e tyre për pasurim si të pangopur.”- deklaron Berisha.

Tags: Padisali berishaspak
Previous Post

Shkoi për të prerë dru, por e zuri poshtë freza. Humb jetën 1 person

Next Post

Misteri i armës që siguroi në burg Mjacaj dhe 4 takimet me Ildën që i solli ushqime

Next Post
Misteri i armës që siguroi në burg Mjacaj dhe 4 takimet me Ildën që i solli ushqime

Misteri i armës që siguroi në burg Mjacaj dhe 4 takimet me Ildën që i solli ushqime

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nuk lejoi gazetarët brenda Kuvendit, Zhupa: Garda duhet të jetë në shërbim të shtetit e ligjit, jo të sillet si “ushtri” partie

Zhupa- Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh qytetarët, jep dorëheqjen!

September 3, 2026
Hetimet ndaj Ballukut/ SPAK merr në pyetje biznesmenin Alban Eftimi

Hetimet ndaj Ballukut/ SPAK merr në pyetje biznesmenin Alban Eftimi

September 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al