Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë. Leja në zyrën e Edi Ramës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë. Leja në zyrën e Edi Ramës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama, ashtu si edhe “pinjolli i tij politik”, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, janë treguar “mjeshtra” të përpunimit të njerëzve publikë dhe të artit. Një skenë sa surreale dhe e shëmtuar u konfirmua këtë të Premte, në sallën e gjykatës administrative, ku aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, e ftonte Veliajn që të bënte ai ditët e burgut të kryetarit të Bashkisë së akuzuar për korrupsion.

Të tjerë artistë dhe figura publike janë atashuar pranë njerëzve të pushtet, kush duke u shpallur “investitor strategjik”, si aktori i kabaresë, Gazmend Paja, kush tjetër duke marrë leje ndërtimi apo privilegje të tjera.

Në radhën e personazheve publikë që po përfitojnë nga firmat e kryeministrit renditet së fundmi edhe Donald Veshaj. I bërë i njohur në programin televiziv “Big Brother” dhe tentativave për t’u bërë producent, tashmë ai i ka hyrë edhe fushës së ndërtimit.

Në mars të vitit 2024, Donald Veshaj dhe Glenis Çobo themelojnë kompaninë “DGC” shpk, me objekt të aktivitetit “Veprimtari në fushën e ndërtimit dhe investimeve në ndërtim, etj…”.

Në dhjetor të vitit 2024, shoqëria “Anchor Investment” në pronësi të Albi Shyti, blen 50 përqind të aksioneve të “DGC” shpk, për një vlerë prej 5 mijë euro.

Të tre ortakët aplikojnë për një kullë 33 kate, në qendër të Vlorës.

Për momentin, është e paqartë nëse Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e Edi Ramës, e ka miratuar këtë leje.

Shqyrtimi i kësaj kërkese ishte pjesë e Rendit të Ditës së KKT-së të datës 29 Prill 2026.

Në dokumentat e konsultuar nga “Boldnews.al”, rezulton se në pikën 50 të saj: “Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt rezidencial dhe hoteleri me 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “DGC” sh.p.k.”.

Për të kuptuar nëse Rama e ka miratuar lejen e Donald Veshaj dhe ortakëve të tij duhet pritur disa javë, para se Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) të zbardhë vendimet e miratuara në mbledhjen e fund-prillit 2026.

Gjithashtu, është ende herët për të siguruar detaje mbi projektin, vendndodhjen dhe kohën e ndërtimit. Ajo që është e dukshme për momentin është që aplikimi është për kullë të lartë 33 kate në qytetin bregdetar.

 

Previous Post

Raporti: Aktivistët dhe gazetarët në Shqipëri përballen me klimë sfiduese dhe armiqësore

Next Post

Veliaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zëvendësimin e masës së arrestit

Next Post
Veliaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zëvendësimin e masës së arrestit

Veliaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zëvendësimin e masës së arrestit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

November 6, 2026
Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al