Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

LOJA VAZHDON/ Ermal Beqiri në arrati, tani në vend të tij tenderët e AKSHI-t po i merr kunati Gentian Likaj?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
LOJA VAZHDON/ Ermal Beqiri në arrati, tani në vend të tij tenderët e AKSHI-t po i merr kunati Gentian Likaj?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Procedurat e prokurimit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit duket se vijojnë të përfshijnë të njëjtët aktorë, pjesë e skandalit AKSHI, për të cilin SPAK dhe GJKKO kanë shpallur Gentian Beqirin dhe Ergys Agasin në kërkim, ndërsa krerët e instituciuonit janën nën masën e arrestit.

Së fundmi, AKSHI ka shpallur fituesin e tenderit për “Mirëmbajtjen e Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar (AFMIS) për Ministrinë e Financave”, një kontratë me fond limit rreth 1.7 milionë euro pa TVSH.

Kontrata parashikon mirëmbajtjen e sistemit për një periudhë 24-mujore nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

Procedura ishte shoqëruar me një sërë ankimimesh, ku një nga subjektet që ka kundërshtuar procesin ka qenë kompania Data Log e Sokol Sinanit, një emër që shfaqet shpesh në tenderët e AKSHI. Komisioni i Prokurimit Publik vendosi më 27 janar të rrëzojë ankesën, duke i hapur rrugë autoritetit kontraktor për vijimin dhe finalizimin e procedurës.

Në fund, fituese u shpall kompania Communication Progress, me pronar Gentian Likajn.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për skandalin e tenderëve të AKSHI, ndërsa Gjykata e Posaçme ka dhënë masa të rënda sigurimi pas dyshimeve se fondet e këtij institucioni janë abuzuar nga një grup i strukturuar kriminal.

Sipas organit të akuzës, në krye të këtij grupi qëndronin Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Megjithatë, siç konstaton skyweb.al, edhe pse aktorët duken të ndryshuar, lidhjet mes tyre mbeten të pranishme në terren dhe ende “bëjnë lojën”.

Gentian Likaj, një përfitues i madh i fondeve të AKSHI-t, sipas raportimeve mediatike, është kunati i Gentian Beqirit, i cili në dosjen e SPAK përmendet si një nga personazhet kryesore të skemës së përfitimit të fondeve të AKSHI përmes fryrjes së fondeve limit apo orientimit të tenderëve drejt kompanive të lidhura me të.

Communiction Progress rezulton të ketë përfituar rreth 20 milionë euro tenderë publikë, kryesisht nga AKSHI, gjatë viteve të fundit sipas të dhënave të thesarit të përpunuara nga Open Data.

Në këtë skemë përmenden kompani si Soft & Solution dhe Horizon, apo edhe subjekte të lidhura me grupin si First e Gezim Hoxhës dhe Fastech e Andis Papës, për të cilat SPAK ka gjetur prova se kanë qenë pjesë e rrethit të personave që kanalizonin fondet e AKSHI.

Paralelisht me këtë zhvillim, në një tjetër tender të shpallur së fundmi nga AKSHI për “përmirësimin e sistemit të pagesave të e-dëmshpërblimeve”, me fond limit rreth 33 milionë lekë ose rreth 340 mijë euro pa TVSH, fitues u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë Data Log dhe Advanced Business Solutions.

Advanced Business Solutions figuron në emër të nënës së Gerond Meçes, i cili i ka kaluar aksionet në mënyrë formale familjarëve të tij.

Kontrata për këtë procedurë parashikon një afat zbatimi prej 33 muajsh, me 9 muaj implementim dhe 24 muaj mirëmbajtje. Oferta fituese për këtë tender ishte rreth 300 mijë euro.

Në dokumentet e tenderit shfaqet edhe firma e drejtuesit të ri të AKSHI, ndërsa procedurat e fundit tregojnë se, pavarësisht ndryshimeve në drejtimin e institucionit, aktorët që shfaqen në tenderët e këtij institucioni mbeten të njëjtët.

Në të njëjtën kohë, tenderi për mirëmbajtjen e sistemit AFMIS u zhvillua në një periudhë kur sistemi financiar i qeverisë nuk funksiononte plotësisht.

Për këtë arsye, Ministria e Financave u detyrua të udhëzonte institucionet që procedurat e prokurimit të vijonin duke marrë numra transaksioni manualisht nga degët e Thesarit.

Në këtë mënyrë, ndërsa hetimet për skandalin e AKSHI vijojnë, tenderët e këtij institucioni vazhdojnë të rikthejnë në skenë të njëjtët emra dhe kompani që kanë qenë pjesë e procedurave të mëparshme të prokurimit publik. /skyweb.al

Previous Post

Një dosje per SPAK/ OBP bën çorap tenderin e reagentëve derisa ia jep deputetit të PS Vasil Llajo me ofertën më të LARTË: Plasin ankesat në KPP

Next Post

BIRN: Ligji i Gardës ndryshon si ‘kostum me porosi’ për drejtuesin e radhës

Next Post
BIRN: Ligji i Gardës ndryshon si ‘kostum me porosi’ për drejtuesin e radhës

BIRN: Ligji i Gardës ndryshon si ‘kostum me porosi’ për drejtuesin e radhës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al