Derbi i 172-të i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Të dy ekipet vijnë me mungesa në këtë takim. Gjithsesi trajnerët Ahmataj dhe Abilaliaj kanë vendosur për formacionet e këtij takimi.
Disa nga mungesat e deklaruara nga trajnerët kanë rezultuar blofe, pasi janë në fushë sot.
LIVE TIRANA-PARTIZANI 1-0
28′ Hasani
NGJARJET KRYESORE
45’+8’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Tiranës.
45’+5’ Bintsuka niset me shpejtësi në të djathtën, por as nuk gjuan dhe as nuk pason, duke dalë me topin jashtë në fundore pas një kontakti me Najdovskin.
45’+2’ Rrapaj gjuan nga jashtë zonës, Hoxhallari devijon në këndore.
46′ Jepen 7 minuta shtesë.
45’ Aksion shumë i shpejtë i Abazajt në të djathtë, ai kalon Atanaskoskin dhe përpiqet të gjuajë në zonë, por bllokohet nga mbrojtësit.
43’ Një top i gjatë për Carën në zonë, ai nuk kontrollon siç duhet dhe Abdullahu i rrëmben sferën në këmbët e tij.
42’ Rrapaj nga distanca lëshon një gjuajtje të fortë, pa shënjestrën e duhur pasi sfera kalon shumë lart mbi traversë.
41’ Një tjetër harkim nga e djathta gjen Hoxhallarin në zonë, gjuajtja e tij me kokë nuk shqetëson Qirkon.
38’ Përgjoni ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë. Ndëshkim edhe për trajnerin Ahmataj për protestat pas këtij vendimi.
37’ Gjyqtari Juxhin Xhaja kërkon që të mos hidhen më sende në fushë dhe bllokon vijimin e ndeshjes derisa të qetësohet situata.
35’ Prej disa minutash, vazhdimësia normale e ndeshjes është prishur pasi tifozeritë e dy skuadrave hedhin sende të forta në fushë, duke goditur Najdovskin nga një anë dhe Qirkon në tjetrin.
28’ GOOOL TIRANA! Harkim në zonë përsëri nga e djathta, Hasani gjuan dhe mposht Qirkon.
26’ Harkim i Dokës nga e djathta, Latifi gjuan lehtë me kokë në duart e Qirkos.
24’ Hasani nis Abazajn në zonë, ky i fundit shtyn topin më shumë se sa duhet dhe e çon në duart e Qirkos.
21’ Hasani tenton si zakonisht nga jashtë zonës, gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja e vëmendshme e të kuqve.
17’ Latifi rrëzohet në tokë pasi merr një goditje në fytyrë nga Sembene, sfida vijon pa ndëshkim për mbrojtësin e të kuqve pasi vlerësohet e pavullnetshme.
15’ Partizani ka një goditje dënimi interesante pranë zonës në të djathtën, harkimi i Rrapajt gjen Hasanin i cili largon sferën.
12’ Taipi nga e majta provon të harkojë në zonë por gabon duke çuar sferën në anësore në anën tjetër të fushës.
11’ Atanaskoski provon me një harkim në zonë, Najdovski largon në anësore me shpejtësi.
9’ Latifi niset nga e majta pas një topi në thellësi, por mbrojtja e Tiranës e vendos në pozicion jashtë loje.
6’ Hasani nga e majta tenton një gol spektakolar por kalon sferën mbi traversën e portës së Partizanit.
3’ Aksioni i parë i rrezikshëm i bardhebluve, harkimi në zonë nga e djathta çon topin te Meta i cili gjuan nga distanca, pa gjetur portën e Qirkos.
1’ Ndeshja ndërpritet menjëherë pas pak sekondash për t’i ardhur në ndihmë Bintsuka pas një përplasje në mesfushë.
1’ Nis dueli në “Air Albania”, 8 minuta me vonesë.
Ora 19:06 – Pritet qw tw qartësohet pamja në stadium që të nisë zyrtarisht sfida mes dy skuadrave.
Ora 19:04 – Vonon starti i ndeshjes për shkak të fishekzjarrëve në stadium.
FORMACIONET ZYRTARE
Tirana: Abdullahu, Doka, Hoxhallari, Najdovski, Përgjoni, Lushkja, Deliu, Meta, Latifi, Abazaj, Hasani.
Trajner: Julian Ahmataj
Partizani: Qirko, Antanaskovski, Sembene, Hadroj, Murataj, Rrapaj, Maget, Mehmeti, Cara, Taipi, Bintsuka.
Trajner: Arbër Abilaliaj