Partia Demokratike ka njoftuar të mërkurën dy mbledhje, atë të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar.
Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në orën 17:00. Ndërsa në orën 19:00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.
Mbledhjet do të fokusohen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe listat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike.