Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ligji i ri mbi të ardhurat/ Punonjësit nënshkruajnë deklaratën e statusit personal, si duhet të veprojnë të dypunësuarit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ligji i ri mbi të ardhurat/ Punonjësit nënshkruajnë deklaratën e statusit personal, si duhet të veprojnë të dypunësuarit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë të punësuarit duhet të nënshkruajnë deklaratën e statusit personal, bazuar në ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat.

Kjo deklaratë, që nënshkruhet për qëllime të aplikimit të zbritjeve nga baza tatimore të përcaktuara në nenin 20 dhe 22 të pikës 1, germat “a”, “b” dhe “c” të këtij Ligji, në fakt prek vetëm ata që janë në më shumë se një marrëdhënie pune.

Për personat që janë vetëm në një marrëdhënie pune, nuk ndryshon asgjë pas nënshkrimit të deklaratës.

Ata që punojnë në dy vende pune apo më shumë, duhet ta nënshkruajnë këtë deklaratë vetëm për një prej punëdhënesve. I dy apo më shumë punësuari duhet të zgjedhë atë subjekt ku i punësuari vendos të zbatojë kufirin e pagës së pa tatueshme sipas neneve 20 dhe 22 te Ligjit Nr. 29,2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” (deri në 30 mijë lekë). Subjektet e tjera ku punonjësi ka marrëdhënie punësimi, do të mbajnë tatimin mbi pagën mbi të gjithë shumën pa bërë asnjë zbritje.

Sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat, pagat deri në 30 mijë lekë tatohen zero, nga 30-200 mijë lekë 13% dhe mbi 200 mijë lekë tatohen 23%. Kur paga është 40 mijë lekë ose më pak tatohet zero dhe kur është deri në 50 mijë lekë tatohet 50% * 13% të shumës mbi 30 000 lekë.

 

Deri tani, të dypunësuarit merrnin pagën në secilën kompani ku punonin, dhe secila tatohej individualisht. Psh nëse një individ kishte dy paga me nga 100 mijë lekë, ai përjashtohej nga tatimi deri në 30 mijë lekë për të dyja pagat dhe më pas tatohej 13%  nga 30-100 mijë lekë. Në fillim të vitit të ardhshëm, i dypunësuarit bënte deklarimin e të ardhurave personale, ku paguante tatimin shtesë, pasi nuk e përfiton tatimin zero deri në 30 mijë lekë për njërën pagë. Tashmë ky tatim (13% e 30 mijë lekë) do i mbahet gjatë vitit nga njëri prej punëdhënësve dhe kur të bëjë deklarimin e të ardhurave personale deri në 31 mars të vitit të ardhshëm nuk duhet të paguajë më.

Për të dypunësuarit, paga e mbledhur e të cilëve i kalon 200 mijë lekë në muaj, ose 2.4 milionë lekë në vit dhe si rrjedhojë shtesa pas 200 mijë lekë tatohet me 23%, atyre do tu mbahet tatimi për 30 mijë lekëshin e njërës pagë gjatë vitit, por sërish do të duhet të paguajnë tatimin shtesë prej 23% kur të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërsa shuma e paguar si tatim nuk ndryshon, lehtësia për të dypunësuarit lidhet me faktin se ai nuk do të duhet të paguajë më detyrimin shtesë në fillim të vitit të ardhshëm, por ai do ti mbahet nga njëra pagë gjatë vitit, në rastin kur pagat e mbledhura nuk e kalojnë 200 mijë lekë.

Në rast se dy pagat bashkë e kalojnë kufirin e 200 mijë lekë në muaj, ata sërish duhet të bëjnë pagesë 23% të shumës mbi 2.4 milionë lekë në vit, me deklarimin e të ardhurave personale, por ndërkohë gjatë vitit do tu mbahet tatimi prej 13% deri në 30 mijë lekë, për njërën pagë.

Në udhëzimin e përgjithshëm Nr. 26, datë 8.9.2023, për tatimin mbi të ardhurat jepen dhe tre shembujt përkatës si do të veprohet. Fillimisht udhëzimi parashikonte që deklarata do të kërkohet që për listëpagesën e janar 2024, por më pas afati u shty edhe me një vit. Akti normativ nr.7 dt.14.12.2023 përcakton që nis zbatimi që nga 1 Janari 2025. Financierët pohojnë se ata janë ende në pritje se si do të veprojnë në listpagesat e janarit 2025 për personat që janë të dypunësur, tek subjekti i dytë ku punëmarrësi nuk ka firmosur deklaratën e statusit personal.

SHEMBUJT

Shembull 1

Punëmarrësi K.P. është i punësuar në subjektin “Alpha”, dhe ka kontratë punësimi me pagë bruto mujore 100.000 lekë. Njëkohësisht K.P. në darkë punon me orar të reduktuar te subjekti “Beta”, me të cilin ka kontratë punësimi me pagë bruto mujore 50.000 lekë.

Punëmarrësi K.P. dorëzon te punëdhënësi “Alpha” “Deklaratën mbi statusin personal” dhe mbi këtë bazë, subjekti i llogarit në listëpagesë detyrimin e tatimit mbi të ardhurat personale nga paga 100.000 – 30.000 = 70.000 x 13 % = 9.100 lekë tatim.

Punëmarrësi K.P. nuk duhet të dorëzojë te punëdhënësi i dytë “Beta” “Deklaratën mbi statusin personal”. Punëdhënësi “Beta” i llogarit në listëpagesë detyrimin e tatimit mbi të ardhurat personale nga paga 50.000 x 13 % = 6.500 lekë tatim.

Në fund të vitit, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës, individi K.P, bazuar në nenin 67 të ligjit, është i detyruar të dorëzojë “Deklaratën vjetore e të ardhurave personale”, ku do rillogarisë detyrimin tatimor të tatimit mbi të ardhurat personale nga paga, pasi ka qenë i dypunësuar”.

– Të ardhurat mujore nga paga të realizuara: 100.000 + 50.000 = 150.000 lekë.

– Tatimi i pagueshëm për të ardhurat e realizuara 150.000 – 30.000 = 120.000 x 13 % = 15.600 lekë.

– Tatimi mbi baza mujore i paguar gjatë vitit: 9.100+6.500= 15600 lekë në muaj.

– Tatimi i mbipaguar apo për t’u paguar: zero.

Shembull 2

Nëse të ardhurat e individit K.P., i cili do të punonte me kohë të pjesshme te të dyja subjektet, do të ishin 25.000 lekë te punëdhënësi i parë dhe 25.000 lekë te punëdhënësi i dytë.

– Të ardhurat mujore nga paga të realizuara: 25.000 lekë + 25.000 lekë = 50.000 lekë.

– Tatimi i pagueshëm mujor për të ardhurat e realizuara 50.000 – 50.000 = 0 => 0 x 13 % = 0 lekë

– Tatimi mbi baza mujore i paguar gjatë vitit: i. 25.000 lekë – 25.000 = 0 => 0 x 13% = 0 lekë tatim; dhe ii. 25.000 x 13 % = 3.250 lekë tatim. Gjithsej tatimi i paguar 3.250 lekë.

– Tatimi i mbipaguar: 3.250 lekë – 0 lekë = 3.250 lekë në muaj ose 39.000 lekë në vit, të cilat i kthehen të punësuarit.

Shembull 3

Nëse të ardhurat mujore të individit K.P. do të ishin 200.000 lekë te punëdhënësi i parë dhe 180.000 lekë te punëdhënësi i dytë.

– Të ardhurat mujore nga paga të realizuara: 200.000 + 180.000 = 380.000 lekë.

– Tatimi i pagueshëm për të ardhurat e realizuara 380.000 – 30.000 = 350.000 lekë në muaj. (170.000 x 13 %) + (180.000 x 23 %) = 22.100 + 41.400 = 63.500 lekë tatim mujor.

– Tatimi mbi baza mujore i paguar gjatë vitit: i. 200.000 lekë – 30.000 = 170.000 x 13 % = 22100 lekë tatim; dhe ii. 170.000 x 13 % + 10.000 x 23% = 24.400 lekë tatim. Gjithsej tatimi i paguar 46.500 lekë tatim.

– Tatimi mujor shtesë për t’u paguar: 63.500 – 46.500 = 17.000 lekë në muaj ose 204.000 lekë në vit, të cilat i punësuari duhet t’i paguajë brenda datës 31 mars të vitit pasardhës sipas “Deklaratës vjetore të të ardhurave personale”.

Për t’u trajtuar si të ardhura nga punësimi dhe në mënyrë që detyrimi tatimor të llogaritet sipas tarifave progresive 13 % dhe 23 % të parashikuara në ligj, duhet që punëdhënësi të jetë përgjegjës edhe për llogaritjen e detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore./Monitor.al

Previous Post

U gjet i vrarë në makinë, identifikohet viktima në Kamëz

Next Post

Komisioni i mashtrimit apo sterilizimit? Si funksionoi Vetingu për ‘bandën’ Rrapaj, fijet që implikojnë Lulzim Hamitajn me Besmir Rrapajn

Next Post
Komisioni i mashtrimit apo sterilizimit? Si funksionoi Vetingu për ‘bandën’ Rrapaj, fijet që implikojnë Lulzim Hamitajn me Besmir Rrapajn

Komisioni i mashtrimit apo sterilizimit? Si funksionoi Vetingu për ‘bandën’ Rrapaj, fijet që implikojnë Lulzim Hamitajn me Besmir Rrapajn

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta më e shtrenjtë në rajon, shqiptarët paguan 80 milionë euro më shumë – qeveria nuk mori masa lehtësuese

Nafta më e shtrenjtë në rajon, shqiptarët paguan 80 milionë euro më shumë – qeveria nuk mori masa lehtësuese

September 2, 2026
OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

September 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al