Një shpërthim më tritol ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit.
Një sasi lënde plasëse është vendosur në zyrën noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.
Nga shpërthimi janë shkaktuara dëme të vogla materiale. Kamerat e sigurisë kanë qenë dy persona të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.
“Rreth orës 04:00 jemi njoftuar se në qytetin e Lezhës, para derës së zyrës noteriale të shtetasit F. Gj, 57 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë eksplozive, e cila ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.
Fran Gjoni është vëllai i ish-gjyqtarit të njohur Gjin Gjoni.