Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lëshohen 8 masa arresti, SPAK godet rrjetin e Call Center-ave: Hiqeshin si oficerë të policisë gjermane, mashtruan qindra qytetarë europianë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Lëshohen 8 masa arresti, SPAK godet rrjetin e Call Center-ave: Hiqeshin si oficerë të policisë gjermane, mashtruan qindra qytetarë europianë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë publike sot rezultatet e një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet gjermane, të koduar “Pandora”, i cili çoi në zbardhjen e një skeme mashtrimi në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht nga Gjermania.

Prokurori Eneid Nakuçi dha detaje për operacionin realizuar më 18 prill të vitit të kaluar ku nga kontrolli i një ambienti në një call center të paligjshëm, janë sekuestruar prova materiale.

Hetimet

Prokurori i Posaçëm Eneid Nakuçi bëri me dije se gjatë hetimeve është dokumentuar veprimtaria e një grupi personash që vepronin përmes një call center-i të vendosur në territorin shqiptar.

Sipas tij, shtetasit e përfshirë përdornin identitete të rreme, duke u prezantuar si oficerë të policisë gjermane, me qëllim mashtrimin e qytetarëve të cilëve më parë u ishin premtuar hetime dhe rimbursim për humbje në tregje të investimeve si Forex dhe kriptovaluta.

Operacioni “Pandora” u zhvillua në vijim të një hetimi të nisur në fund të vitit 2023 në Gjermani, i cili u pasua më pas nga hetime të thelluara në Shqipëri në fillim të vitit 2024.

Gjatë operacionit, në territorin shqiptar, janë ushtruar kontrolle në ambiente të identifikuara si call center, ku janë sekuestruar prova materiale, dokumentare dhe digjitale.

Bazuar në provat e mbledhura, SPAK i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për caktimin e masave të sigurimit personal për 8 persona, ku:

-5 janë vendosur në masën “arrest në burg”,

-3 në masën “arrest në shtëpi”.

Sipas prokurorit, mëngjesin e sotëm është bërë i mundur ekzektuimi  i masave të  sigurisë për të gjithë personat që gjendeshin në territorin e Shqipërisë. Vijon puna për kapjen e dy personave të  tjerë që nuk ndodhen në territorin shqiptar.

Vlera e dëmit të shkaktuar ndaj katër viktimave tejkalon 363 mijë euro.

Hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me autoritetet gjermane për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë dhe rrjetin e plotë të këtij aktiviteti të paligjshëm ndërkombëtar.

Njoftimi i SPAK:

Nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Drejtorisë e Hetimit të Krimit Kibernetik, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, në koordinim me Specialistë të Zyrës Kriminale të Land-it Baden-Württemberg Gjermani, u ekzekutuan masat e sigurimit personal, për autorët e dyshuar të përfshirë në krimet e “Mashtrimit kompjuterik”, nëpërmjet qendrave të thirrjeve (Call Center) në Shqipëri, në kuadër të Procedimit Penal nr.42 të vitit 2024.

Më konkretisht, hetimi ka filluar në dhjetor 2023, pasi policia gjermane dhe më pas Prokuroria e Përgjithshme në Karlsruhe, Gjermani, ka regjistruar procedimin penal, nën dyshimin për mashtrim në fushën e krimit kibernetik në formë të organizuar. Nga hetimet e autoriteteve gjermane ka rezultuar se grupi i personave të dyshuar, vepronin me mënyrën e veprimit (“Modus Operandi”)

Oficerë policie të rremë;

Premtime të përfitimit;

Kompani për mbledhjen e borxheve;

Mashtrimi me karta me pagesë;

Mashtrimi bankar në internet;

Mashtrimi me investime;

Mashtrimi i rikuperimit.

Vlen për tu theksuar se paraprakisht në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar, në datë 18 Prill 2024 është ushtruar kontrolli i ambjenteve të Call Center-it të paligjshëm edhe në Shqipëri, ku u gjetën dhe

sekuestruan prova materiale të shumta dixhitale dhe dokumentare. Në kushtet kur bëhej fjalë për dy hetime paralele, në Shqipëri dhe në Gjermani, rezultatet dhe provat materiale dixhitale të kontrolleve, u dërguan për analizë më të thelluar pranë autoriteteve gjyqësore gjermane. Në përgjigje, në sajë të bashkëpunimit gjyqësor ndëkombëtar, nga autoritetet gjyqësore gjermane u dërgua analiza e plotë hetimore e provave materiale dixhitale, të cilat në harmoni dhe me provat materiale dokumentare të sekuestruara, ditën e kontrollit, çuan në rezultatin e qartë të ekzistencës së një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë, nëpërmjet qendrës së thirrjeve Call Center, të paregjistruar si biznes në organet tatimore.

Mbi këto të dhëna, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova për përfshirjen në këtë aktivitet kriminal, në fushën e mashtrimit kompjuterik, të kryer në dëm të disa personave në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e vecantë të grupit të strukturuar kriminal, të tetë shtetasve.

Me vendimin nr.73 datë 28.07.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për pesë persona dhe tre masa të sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për tre persona, si më poshtë:

Masat e sigurimit personal “Arrest në Burg”, janë dhënë për shtetasit:

“E.S.”, “T.D.”, “S.K.”, “E.L.”, “R.G.”, të dyshuar për veprat penale të “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, Pjesëmarrjes në grup të struktuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

Masat e sigurimit personal “arrest në shtëpi”, për shtetasit: “L.Ç.”, të dyshuar për veprat penale të “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, Pjesëmarrjes në grup të struktuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

“M.LI.”, “K.N.” të dyshuar për veprat penale të “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të struktuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal Gjatë mëngjesit të sotëm është bërë e mundur ekzekutimi i masave të sigurimit personal për të dyshuarit “E.S.”, “T.D.”, “R.G.”, “L.Ç.”, “M.LI.”, “K.N.” që gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë. Për të dyshuarit “S.K.”, “E.L.”, vijon puna në bashkëpunim me autoritetet partnere europiane, për kapjen dhe ekstradimin e tyre në Shqipëri.

Vlera e dëmit të shkaktuar e dokumentuar deri në këtë fazë të hetimit për një periudhë disa mujore të aktivitetit Call Center, është 363 501 Euro, për 14 viktima të mashtrimit në Gjermani.

Vlera relativisht e ulët e dëmit të shkatuar është meritë e risisë që paraqet ky hetim, në parandalimin e qindra tentativave për mashtrim të autorëve të dyshuar, kundrejt viktimave gjermane. Sapo kryheshin telefonatat nga “mashtruesit”, viktimat më pas kontaktoheshin nga oficerët e policisë gjyqësore gjermane duke i shpjeguar skemën e mashtrimit, dhe anullimin e pagesave.

Kjo ka sjellë parandalimin e vazhdimit të ardhjes së pasojës së mashtrimit në shuma të mëdha tek këto viktima. Në këtë mënyrë, nga të dhënat hetimore, janë parandaluar mashtrimi i disa qindra viktimave.

Angazhimi në bashkëpunim, për hetimin paralel të kësaj cështje të autoriteteve gjyqësore gjermane dhe shqiptare, solli si rezultat ndërprerjen e këtij aktiviteti dhe jemi sot këtu për t’u bërë me dije që autorët e këtyre mashtrimeve do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre të kundërligjshme.

Përsërisim mesazhin e SPAK nëpërmjet këtij komunikimi me median se fenomeni i mashtrimit on line nëpëmjet call centerave është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombetarë, në mënyrë që autorët e kësaj veprimtarie të paligjshme të marin përgjigjen e duhur. Por përveç goditjes së këtij fenomeni është detyrë e shtetasve që punojnë në këto call centera të mos bëhen pjesë e veprimtarive të paligjshme, por të punojnë ndërshmërisht në ato kompani të cilat nuk kanë aktivitet mashtrimin on line.

Previous Post

Vendet me ujërat më të pastra në Europë, pse Shqipëria renditet e fundit?

Next Post

Botërori 2026, ambasada e SHBA: Aplikoni për vizë tani

Next Post
Botërori 2026, ambasada e SHBA: Aplikoni për vizë tani

Botërori 2026, ambasada e SHBA: Aplikoni për vizë tani

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al