Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lejet e ndërtimit dhe pastrimi i parave, PD depoziton në SPAK padi për Ramën dhe Ballukun

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Lejet e ndërtimit dhe pastrimi i parave, PD depoziton në SPAK padi për Ramën dhe Ballukun
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka dorëzuar këtë të enjte një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke ngritur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas Kalasë, përfundimi masiv i ndërtimeve në Tiranë dhe në bregdetin shqiptar është realizuar në kundërshtim me ligjin dhe me bekimin e krerëve më të lartë të qeverisë. Ajo pretendon se këto ndërtime janë bërë me qëllimin e pastrimit të parave të ardhura nga veprimtari të paligjshme dhe në dëm të interesit publik.

Kalaja kërkon që SPAK të hetojë të gjitha lejet e ndërtimit të dhëna në territorin e Tiranës dhe më gjerë, duke ngritur dyshime të forta se ato janë lidhur me një listë të caktuar studiosh projektimi të afërta me kryeministrin. Ajo thekson se kërkesat për leje ndërtimi që nuk i përkasin kësaj liste refuzohen nga Këshilli i Rregullimit të Territorit, i drejtuar nga vetë Edi Rama.

Ajo ka kërkuar gjithashtu që të hetohet edhe roli i Bankës së Shqipërisë në këtë proces, duke vënë në dukje faktin se vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, janë blerë prona me vlerë mbi 250 milionë euro nga shtetas të huaj, një shifër që sipas saj ngre dyshime të forta mbi burimin e këtyre fondeve.

Deklarata e Kalasë

Kemi sjellë argumente dhe fakte bindëse sesi për përçundimi i Tiranës dhe jo vetëm  por edhe objekte të cilat janë miratuar leja edhe nga kryeministri dhe shumicën e rasteve nga zëvendës kryeministra, kanë përçunduar edhe bregdetin e Shqipërisë. Të gjitha këto veprime që janë bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore në kundërshtimin nga subjektet ndërtuese për të justifikuar burimin e ligjshëm të parave, na ka çuar në dyshimin e arsyeshëm se e gjitha kjo bëhet me nismën dhe bekimin e kryeministrit Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku, për qëllime personale dhe në dëm të interesit publik.

Të inkoperuar në këtë kallëzim penal ne kemi kërkuar që nga SPAK të hetohen të gjitha lejet e ndërtimit që  rastësisht po e themi këtë janë të lidhura me studio-projektuesin të cilët janë në listën e Edi Ramës dhe asnjë kompani  tjetër që projekton një ndërtim në Tiranë dhe jo vetëm. Nëse i drejtohet kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit që është zoti Rama për nxjerrjen e lejes së caktuar, refuzohet dhe orientohet që gjithë këto kompani të shkojnë tek lista e studiove të huaja që lidhen në këndvështrimin tim me pastrimin e produkteve të veprës penale.

Ndërkohë kemi kërkuar edhe hetimin nga ana e SPAK edhe të Bashkës së Shqipërisë në këtë proces të paligjshëm. Rol i cili duhet të ketë një vëmendje të caktuar edhe për shkak të statistikave që jep banka e Shqipërisë ku deklarohet se mbi 250 mln euro janë blerë nga shtetas të huaj. Dhe kjo vlerë i takon vetëm 6 mujorit të parë të 2025. Ndërkohë kemi kërkuara nga ana e SPAK që të evidentohen edhe denoncimet që tashmë janë bërë publike, qoftë për çështjen ‘Aruba’, janë denoncime që nuk janë thjesht denoncime nga gazetarë investigativë, por janë denoncime që lidhen me fakte dhe prova të antimafias italiane, qoftë edhe me dy kronikat e dhëna nga Rai3, ku korenspondojnë në mënyrë të habitshme dhe të çuditshme deklarimet në këto emisione me deklarimet apo hetimet e mafias italiane.

Të gjitha provat që ne depozitojmë sot në SPAK lidhin jo vetëm zotin Rama me zëvendësen e tij Balluku në një krim shumë të madh që është pastrimi i parave.

Previous Post

Sherr masiv pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, plagosen 2 nxënës

Next Post

Paraqitet në SPAK ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Next Post
Paraqitet në SPAK ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Paraqitet në SPAK ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al