Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Legalizuan 3 objekte në Palasë, dërgohen në gjyq zyrtarët e ASHK-së, kryetari i fshatit dhe ndërtuesit

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Legalizuan 3 objekte në Palasë, dërgohen në gjyq zyrtarët e ASHK-së, kryetari i fshatit dhe ndërtuesit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Vlorës ka dërguar në gjyq 17 persona për legalizimin e 3 objekteve në Palasë në kundërshtim me ligjin.

Prokuroria bën me dije se zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), kryetarin e fshatit Palasë dhe ndërtuesit akuzohen për veprat penale ‘Falsifikim të dokumenteve’, ‘Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’.

“Nga hetimet mbi procedimin penal nr.814 të vitit 2020 rezultoi se shtetasit A.V., A.L. dhe F.K, kanë ndërtuar pa lejen e organeve kompetente 3 objekte, 2-katëshe në fshatin Palasë, Himarë, për qëllime fitimi. Këta persona gjatë kohës që kryenin ndërtimin e objekteve pa leje kanë aplikuar në ASHK-në Vlorë për legalizimin e tyre dhe kanë depozituar dokumente të falsifikuara në dosjen e legalizimit.

Për këtë arsye, shtetasit A.V., A.L. dhe F.K. janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi, është marrë i pandehur edhe kryetari i Kryesisë së Fshatit Palasë, shtetasi O.Dh. për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal, të kryer 3 herë, si dhe tre ekspertët I.T., E.P. dhe D.M., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin dhe në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal, të kryer 3 herë, pasi kanë hartuar dokumentacion me të dhëna të rreme në përmbajtjen e tyre.

Në këto dokumente janë paraqitur të dhëna të rreme përsa i përket kohës së ndërtimit me qëllim që ato të përfshihen në procedurat e legalizimit, e më pas këto dokumente janë dorëzuar nga të pandehurit A.V., A.L. dhe F.K pranë ASHK-së Vlorë dhe janë bërë pjesë e dosjes së legalizimit.

Po kështu, rezultoi e provuar se ndërkohë që në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë kryheshin hetime lidhur me autorët e këtyre ndërtimeve, nga ASHK-ja Vlorë, është kryer legalizimi i 3 objekteve në kundërshtim me ligjin. Nga ana e punonjësve të ASHK-së të ngarkuar me verifikimin e kushteve dhe kritereve për përfitimin nga legalizimi, rezultoi e provuar se janë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, të kryer 3 herë.

Në lidhje me këtë vepër janë marrë të pandehur shtetasit K.T., Drejtor i ASHK-së Vlorë, E.M, Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë pranë ASHK-së Vlorë, E.Y., Përgjegjës i Sektorit të Kalimit të Pronësisë pranë ASHK-së Vlorë, T.M, Specialiste e Sektorit të Kalimit të Pronësisë në ASHK-në Vlorë, S.R., Specialiste hartografe pranë Sektorit të Hartografisë në ASHK-në Vlorë, A,D., Specialist terreni pranë Sektorit të Legalizimeve në ASHK-në Vlorë, F.D., Përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve pranë ASHK-së Vlorë, M.J., Specialist në Sektorin e Legalizimeve pranë ASHK-së Vlorë, D.M., Përgjegjës i Hartografisë dhe Regjistrimit pranë ASHK-së Vlorë, A.Rr., Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit si dhe T.H., me detyrë Specialist IT-pranë ASHK-së Vlorë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet me dije se u vendos “sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme, si më poshtë:

1. Pasurinë me nr.200/353, me sipërfaqe të bazës së ndërtimi 82 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtimit 195 m2, për banim 195 m2/ për aktivitet 0 m2, me numër katesh 2 dhe sipërfaqe të parcelës ndërtimore 246 m2, i ndërtuar në ZK 2863, Palasë.

2. Pasurinë me nr. 200/352, me sipërfaqe të bazës së ndërtimi 79 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtimit 192 m2, për banim 192 m2/ për aktivitet 0 m2, me numër katesh 2 dhe sipërfaqe të parcelës ndërtimore 237 m2, i ndërtuar në ZK 2863, Palasë.

3. Pasurinë me nr. 200/351, me sipërfaqe të bazës së ndërtimi 82 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtimit 195 m2, për banim 195 m2/ për aktivitet 0 m2, me numër katesh 2 dhe sipërfaqe të parcelës ndërtimore 246 m2, i ndërtuar në ZK 2863, Palasë.

Previous Post

Gjermani/ Shqiptari plagos me thikë gruan në sy të fëmijës 7 vjeç

Next Post

Jupi: Pensionet do të rriten me 5% çdo vit, bonuse për të moshuarit me pensione të ulëta

Next Post
Jupi: Pensionet do të rriten me 5% çdo vit, bonuse për të moshuarit me pensione të ulëta

Jupi: Pensionet do të rriten me 5% çdo vit, bonuse për të moshuarit me pensione të ulëta

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

July 22, 2026
Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al