Thursday, June 19, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, ligj i ri, rreziqe të vjetra

Editor by Editor
June 18, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, ligj i ri, rreziqe të vjetra
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertët paralajmërojnë se kushtet e forta për licencim dhe mungesa e transparencës mund të përjashtojnë prodhuesit vendas dhe të favorizojnë interesa të mëdha private, duke rritur rrezikun e keqpërdorimit.

Mëngjesi i 21 korrikut 2023 do të mbetet në histori si dita kur Shqipëria i hapi zyrtarisht rrugën legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 69 vota pro, 3 abstenime dhe 23 kundër projektligjin që u kundërshtua fort nga opozita dhe disa zëra kritikë edhe brenda shumicës.

“69 vota pro, 3 abstenime, 23 kundër. Miratohet në tërësi projektligji.” – u shpreh Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, në mbyllje të sesionit parlamentar.

Ky vendim e rendit Shqipërinë si vendin e dytë në rajon, pas Maqedonisë së Veriut, që legalizon kanabisin për përdorim mjekësor dhe industrial. Por ndryshe nga zhurma optimiste që shoqëron shpesh këto nisma, përvoja e fqinjëve dhe skepticizmi i ekspertëve në fusha kyçe, hedhin hije dyshimi mbi efektivitetin e ligjit të ri.

Ndërkohë që autoritetet e shohin si një hap drejt zhvillimit të industrisë farmaceutike dhe ndihmës për pacientët me sëmundje të rënda, ekspertët e sigurisë dhe mjekët paralajmërojnë për rreziqe që shkojnë përtej etikës mjekësore, duke përfshirë edhe pasojat kriminale dhe korrupsionin institucional.

Hashash  “Made in Albania”

Në dhjetor të 2021 Kryeministri Edi Rama kërkoi votat popullore për të “legalizuar” nismat e tij ligjore, përfshirë edhe atë të legalizimit të kanabisit.

Pyetësori i Këshillimit Kombëtar nisi më 19 janar dhe u zhvillua deri më 31 mars 2022. Nëpërmjet këtij sondazhi, qytetarët shqiptarë patën mundësinë të shpreheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhur me legalizimin e kanabisit për qëllime të ndryshme, kryesisht për përdorim mjekësor.

Sipas rezultateve zyrtare të anketimit, shumica e qytetarëve u shprehën në favor të legalizimit të kanabisit, që sipas të dhënave të qeverisë 308,992 persona i thanë po nismës, 148,092 kundërshtuan dhe 51,051 të tjerë abstenuan. Kaq mjaftoi që qeveria të nisë hapat ligjorë për  institucionalizimin e nismëns në një projektligj që gjeti miratimin e shumicës paralamentare socialiste.

Më 21 Korrik 2023, me një shumicë të thjeshtë votash, Kuvendi miratoi me 69 vota dhe pse për opozitën “legalizimi i kanabisit nuk është rruga drejt zhvillimit ekonomik dhe mund të sjellë pasoja sociale, veçanërisht për të rinjtë”.

Kjo qe arsyeja pse 23 deputetë votuan kundër, ndërsa 39 të tjerë nuk morën pjesë në votim.

Por edhe brenda radhëve të mazhorancës, nisma nuk gjeti mbështetje unanime. Fatmir Xhafaj, ish-Ministër i Drejtësisë dhe një prej zërave me peshë në PS, së bashku me Pandeli Majkon dhe Erion Braçen, abstenuan.

Nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj ngriti një pyetje që vazhdon të shqetëojë ekspertët e sigurisë edhe pas miratimit të ligjit:

“A është ky aktiviteti financiar që na duhet në këto momente? A është gati shoqëria jonë për këtë lloj aktiviteti me risqe të mëdha sociale, edukative dhe sigurie?” – deklaroi ish-mistri i Brendshëm.

Por për qeverinë Rama, vendi mund shndërrohet në një qendër e rëndësishme e prodhimit të kanabisit mjekësor në rajon, ku aso kohe u tha se industria globale e kanabisit mjekësor vlerësohej në 13 miliardë euro në vitin 2023. Me klimën e saj mesdhetare dhe tokën pjellore, Shqipëria ka shumë shanse për të fituar këtë rol.

Ligji për legalizimin e kanabisit parashikon kultivimin, përpunimin dhe prodhimin e kanabisit në kushte të kontrolluara, për qëllime mjekësore dhe industriale, përmes një sistemi të posaçëm licencimi.

Çfarë sjell ligji nr.61/2023?

“Ligji për legalizimin e kanabisit mjekësor u miratua nga Kuvendi më 21 korrik 2023. Ai parashikon kultivimin, përpunimin dhe prodhimin e kanabisit në kushte të kontrolluara, për qëllime mjekësore dhe industriale, përmes një sistemi të posaçëm licencimi.

Një institucion i ri – Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) – është krijuar për të mbikëqyrur procesin, nga kultivimi deri te eksportimi. “Misioni ynë është kontrolli, monitorimi dhe inspektimi i zbatimit të ligjit dhe standardeve në çdo fazë të procesit”, njofton zyrtarisht AKKC për shteg.org.

Ligji kufizon sipërfaqen maksimale të lejuar për kultivim në 200 hektarë në total për gjithë vendin. Secili aplikant mund të marrë nga 5 deri në 10 hektarë për kultivim mjekësor, ndërsa për qëllime industriale kufiri është nga 1 hektar e lart.”

Aplikantët për licencë duhet të përmbushin kritere

Sipërfaqe të përcaktuar (min. 5 ha – max. 10 ha).

Pastërti figure dhe dokumentacion të plotë financiar e sigurie.

Eksperiencë të mëparshme në kultivim ose tregti (min. 3 vjet).

Kapital minimal prej 100 milion lekësh.

Aksionerë nga vende të OECD-së me të paktën 5 vite aktivitet.

Marrëveshje paraprake shitjeje dhe praktika të mira prodhimi.

Një institucion i ri, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC), është krijuar për të mbikëqyrur procesin, nga kultivimi deri te eksportimi. “Misioni ynë është kontrolli, monitorimi dhe inspektimi i zbatimit të ligjit dhe standardeve në çdo fazë të procesit”, njofton zyrtarisht AKKC për “shteg.org”.

Ligji kufizon sipërfaqen maksimale të lejuar për kultivim në 200 hektarë në total për gjithë vendin. Secili aplikant mund të marrë nga 5 deri në 10 hektarë për kultivim mjekësor, ndërsa për qëllime industriale kufiri është nga 1 hektar e lart.

Mjeku toksikolog Alert Drishti, në një intervistë për “shteg.org”, pranon vlerat e kanabisit mjekësor, por ngre shqetësime për etikën profesionale dhe mungesën e kapaciteteve farmaceutike në vend.

“Përdorimi i tij është i pranueshëm vetëm kur medikamentet e tjera nuk japin efekt. Por Shqipëria nuk ka kapacitet industrial për prodhimin e medikamenteve me përbërje kanabisi”, thekson ai.

Ai shton se përdorimi duhet të jetë i kontrolluar dhe i kufizuar vetëm në rastet kur rekomandohet nga manualet mjekësore ndërkombëtare, të cilat aktualisht mungojnë në sistemin shëndetësor shqiptar.

“Vetë mjeku është shprehur i shqetësuar pikërisht për këtë pikë pasi vendi jonë duhet të sigurojë një vend tjetër për prodhimin e këtyre medikamenteve sepse duhet industri farmaceutike për prodhimin e tyre. Gjë që Shqipëria nuk e ka një industri të tillë për ta zhvilluar vetë” – thotë doktori. Ndërsa nga ana tjetër qëndron edhe ajo që quhet siguria në përdorimin dhe prodhimin e këtij kanabisi.

Për ekspertin e sigurisë Fatjon Softo problemi kryesor nuk është ligji vetë, por zbatimi i tij.

“Rreziku qëndron tek zbatimi, duke filluar që nga procedurat e dhënies së licencës, kontrollit të prodhimit dhe zinxhirit të furnizimit për ta monitoruar atë me transparencë dhe nga institucione të pavarura përveç atyre të përcaktuara me ligj. Ku në këtë rast, mund të kemi ndikim negativ nëse mungon aftësia institucionale për ta menaxhuar këtë tregti”, thotë ai.

Softo paralajmëron se Shqipëria, me historinë e saj të gjatë në kultivimin ilegal të kanabisit, rrezikon që të rikthehet në qendër të vëmendjes së tregjeve të paligjshme nëse nuk vendosen mekanizma të fortë kontrolli.

“Grupet kriminale janë të fuqishme, me influenca, me financa që mund të korruptojnë persona publik dhe me influencë në vendimmarrje. Kjo gjendje dhe historia e kriminalizimit të disa institucioneve, në nivelin e punonjësve në administratë, me interesa politikë dhe ekonomikë kanë ndihmuar futjen e tyre në ekonomi, tendera publik dhe pastrim parash.” – thotë Softo.

Përvoja e hidhur

Në vitin 2016, ndërkohë që Shqipëria luftonte me parcelat e mbjella ilegalisht, Maqedonia e Veriut legalizoi kanabisin për qëllime mjekësore, me premtimin se kjo do të sillte përfitime ekonomike dhe punësim. Por realiteti doli i hidhur.

Nga 67 kompani të licencuara për përpunimin e vajit të kanabisit, mbijetuan vetëm 5. Vetëm një eksporton. Nga 100 milionë euro të pritshme, përfunduam me vetëm 2 milionë euro shitje në vit dhe shumë pak të punësuar në sektor.

Mungesa e investimeve serioze dhe e interesit nga kompanitë farmaceutike thuajse çuan në falimentim këtë industri në Maqedoni.

Ndërsa në Shqipëri ligji tashmë është miratuar, deri më tani asnjë kompani nuk ka paraqitur interes për t’u licencuar.

Ligji për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri përcakton kufizime të qarta për sipërfaqet e kultivimit. Në nivel kombëtar, lejohet të kultivohen deri në 200 hektarë, ndërsa çdo njësi e licencuar duhet të ketë një sipërfaqe që varion nga 5 deri në 10 hektarë.

Licencat për kultivimin e kanabisit jepen për një afat 15-vjeçar dhe kërkojnë pagesën e një tarife të pakthyeshme. Ligji parashikon kontroll dhe rivlerësim çdo tre vjet, dhe në rast shkeljesh, mund të merret masa e pezullimit, shfuqizimit të licencës apo ndalimit të përkohshëm të aktivitetit. Gjithashtu, ligji parashikon penalitete të ashpra për shkelje të kushteve, përfshirë gjoba që variojnë nga 500 mijë deri në 5 milionë lekë dhe ndalim aktiviteti nga 6 muaj deri në 3 vjet.

Për të marrë licencë, kompanitë duhet të përmbushin kritere shumë të rrepta që praktikisht përjashtojnë shumicën e subjekteve shqiptare. Kërkohet eksperiencë e mëparshme ndërkombëtare në fushën e kanabisit, kapital minimal prej 100 milionë lekësh, plan të detajuar biznesi dhe sigurie, si dhe angazhimi për punësimin e specialistëve me përvojë. Gjithashtu, subjektet duhet të garantojnë transparencë, bashkëpunim me autoritetet dhe të sigurojnë një kontribut financiar në formën e një tarife vjetore dhe garancie bankare.

Por eksperti i sigurisë Fatjon Softo ngre pikëpyetje për mënyrën e zbatimit të ligjit.

“Rreziku qëndron tek zbatimi, që nga dhënia e licencave deri te kontrolli i prodhimit dhe zinxhirit të furnizimit. Nëse mungon aftësia institucionale dhe transparenca, atëherë do të kemi një problem serioz.” thotë Softo që sipas tij, ligji mund të ndikojë në rritjen e kriminalitetit në vend.

“Kjo mund të ndodhë nëse nuk kontrollohet funksionimi i prodhimit sipas ligjit. Mund të krijohen aktivitete kriminale si shpërndarja jashtë kuadrit mjekësor, eksport ilegal apo pastrim parash.”

Shqipëria ka një histori të gjatë me kanabisin. Pa mbikëqyrje të fortë, grupet kriminale mund të përfshihen lehtësisht. Janë të fuqishëm, me influencë dhe fonde për të korruptuar institucionet.” – shpjegon eksperti.

Ndërkohë që në zbatim të ligjit, 6 mars 2025, Këshilli i Ministrave miratoi zonat kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime industriale.

Sipas vendimit do të jenë 138 fshatra në shtatë qarqe për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Qarku me më shumë fshatra të licencuar është Gjirokastra me 53 fshatra, e ndjekur nga Kukësi me 23 dhe Shkodra me 17. Në Vlorë janë licencuar 15 fshatra, ndërsa Fieri ka numrin më të vogël me vetëm 4 fshatra të përfshirë në këtë nismë.

 

Qeveria ka përcaktuar standarde të qarta për tokat ku do të lejohet kultivimi i kanabisit mjekësor. Parcelat nuk mund të ndodhen në zona të mbrojtura, në territore me rëndësi turistike, pyje, kullota apo livadhe, dhe duhet të jenë larg zonave ushtarake apo urbane. Gjithashtu, është vendosur që çdo parcelë të jetë të paktën 3 kilometra në vijë ajrore larg nga parqet e bletëve dhe nga zonat ushtarake, për të ruajtur ekuilibrin mjedisor dhe sigurinë.

/Shteg.org

Previous Post

Gjykata lëshon fletë-arresti për Radoiçiçin dhe 10 të tjerë, për barrikadat në veri më 2022

Next Post

U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

Next Post
U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit
AKTUALITET

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

by Editor
June 14, 2025
0

Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” janë ndaliar Krisald Kundraxhi dhe Jurgen Kovaçi. Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të...

Read moreDetails
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

June 16, 2025
Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

June 17, 2025
Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me llogari bankare plot

Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me llogari bankare plot

June 13, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

June 18, 2025
U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

June 18, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al