Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Landfillet klandestine pushtojnë brigjet e lumenjve nga jugu në veri. Institucionet heshtin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Landfillet klandestine pushtojnë brigjet e lumenjve nga jugu në veri. Institucionet heshtin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tonelata mbetjesh bashkohen me ndotjen rreth inceneratorit të Elbasanit, ndërsa në rrjedhën e Shkumbinit mbërrijnë plehra të tjera nga venddepozitimet anës përroit Papër. Më tej, në Peqin, grumbuj mbetjesh dhe inertesh derdhen direkt në lumë.

Dikur me ujë të kristaltë, lumi i Shkumbinit është sot një nga më të ndoturit në vend.

“I gjithë lumi Shkumbin është një hotspot i madh, sepse venddepozitimet buzë Shkumbinit nuk u rehabilituan asnjëherë. Nuk e di nëse bashkitë janë duke i derdhur mbetjet në landfillin e Elbasanit” thotë Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit.

Por Shkumbini nuk është i vetmi. Nga jugu në veri, në shtretërit e lumenjve derdhen prej vitesh pirgje me plehra në venddepozitime të paligjshme, duke i ndotur ujërat me grumbuj plastike, qese që valëviten në pemët përreth dhe inerte që ngrihen si kodra dhe rrëshqasin në ujë.

Në lumin Devoll që kalon pranë Gramshit, mbetje urbane dhe inerte gjenden në shtratin e lumit, duke pritur stinën e rreshjeve që t’i zhvendosë prej aty drejt liqenit të Banjës. Në Obot të Shkodrës në veri të vendit, përrenjtë që zbresin drejt lumit Buna sjellin mbetje të vendbanimeve përreth, njësoj si në brigjet e lumenjve Fan dhe Gjadër, ku gjenden vendgrumbullime të paligjshme mbetjesh që përfundojnë në detin Adriatik.

Ekspertët e mjedisit fajësojnë sistemin jofunksional të menaxhimit të mbetjeve urbane në Shqipëri, sikurse institucionet përgjegjëse dhe vetë qytetarët.

Sipas Denisa Kasës, aktiviste mjedisore, një pjesë e madhe e komuniteteve lokale nuk janë ende të ndërgjegjësuar për dëmet mjedisore.

“Ne si pjesë e shoqërisë civile, vazhdimisht kemi organizuar pastrime përgjatë lumenjve, por edhe aktivitete për t’u njohur me lumenjtë. Duhet të kemi parasysh se një pjesë e madhe e komuniteteve dhe njerëzve nuk janë të ndërgjegjshëm për vijimësinë e një lumi nga fillimi deri në fund dhe çfarë ndodh përgjatë tij,” tha Kasa.

Edhe Aleko Miho, profesor në Departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës e vendos theksin te nevoja për ndërgjegjësim.

“Pjesa qytetare është e rëndësishme, kështu që të gjithë së bashku duhet të luftojmë për ndërgjegjësimin si shoqëri. Shoqëria ka nevojë shumë të ndërgjegjësohet për këtë gjë, shkolla ka të bëjë shumë për edukimin mjedisor,” tha ai.

Mes dhjetra venddepozitimeve klandestine, ka edhe nga ato që janë të certifikuara dhe përdoren nga pushteti vendor në kundërshtim me parashikimet ligjore. Landfille të tilla janë veçanërisht problematike për lumin e Vjosës.

“Në Vjosë kemi disa vendgrumbullime që janë shumë afër lumit. Kemi të Këlcyrës, të Tepelenës, pra gjatë gjithë Vjosës kemi disa vendgrumbullime mbetjesh. Sa më afër lumit, kuptohet që ndotja është shumë direkte në lumë,” thotë Besjana Guri, drejtuese e qendrës mjedisore “Lumi”.

Edhe profesori Aleko Miho është i shqetësuar për ndotjen e lumit Vjosa, i shpallur Park Kombëtar nga qeveria shqiptare.

“Përgjatë Vjosës ka disa shkarkime që vijnë nga zonat e banuara, që janë shkarkime të lëngëta që i shihni dhe nuk i shihni. Ne shpesh shohim ato që janë të dukshme, një landfill apo shpërndarje gjatë lumit apo në deltën e tij të mbetjeve plastike. Por ndotja është e shpërndarë, ka në lumë, ka në të gjithë pellgun e saj,” tha Miho.

Efektet e ndotjes së lumenjve nga mbetjet i kanë kapërcyer kufinjtë e Shqipërisë. Prej vitesh, Mali i Zi dhe Kroacia ankohen për mbetjet e plastikës, të cilat zhvendosen në hapësirën e tyre përmes rrymave detare.

“Fatmirësisht në Shqipëri, rrymat bregdetare nuk na i lënë të gjitha mbetjet që ne depozitojmë në detin Adriatik, por i marrin rrymat bregdetare dhe i çojnë në Kroaci ose në fund të brigjeve të Malit të Zi. Kësisoj, duke e hequr nga momenti jonë, ne i marrim mbetjet dhe i fshehim poshtë tapetit si gjithmonë,” thotë Ornela Çuçi. “Në këtë rast, tapeti ynë i poshtëm qenka Kroacia, dhe ata ankohen,” shtoi ajo.

Profesori Aleko Miho thotë se mbetjet e plastikës në lumenjtë e Shqipërisë shkaktojnë probleme të shumta mjedisore dhe shëndetësore,  ndaj ai bën thirrje që këtë dëm ta paguajnë ndotësit.

“Një plastikë në ujë ka gjithë kohën të shpërbëhet dhe të lëshojë mikroplastika, pjesa më e madhe e të cilave janë kancerogjene,” shpjegon Miho.

“Ndotësi duhet të paguajë. Edhe qytetari që ndot duhet të paguajë, edhe ai që shkarkon plehra në buzë të lumit pa pyetur duhet të paguajë, edhe bashkia që nuk kujdeset për mbledhjen e plehrave ka pjesën e vet të përgjegjësisë,” shton më tej ai.

Pas dështimit të investimeve prej dhjetramilionë eurosh në trajtimin e mbetjeve urbane, qeveria ka përgatitur së fundmi një tjetër ligj dhe strategji. Por ekspertët e mjedisit janë mosbesues për aplikimin e tyre në praktikë.

“Kjo çështja e strategjive ka filluar të bëhet komike. Strategjia e parë që u bë në 2011 u pa që ishte implementuar shumë pak. Me ndihmën e GIZ u bë strategjia tjetër. Tashmë është bërë nevoja për një strategji pas 5 vitesh sërish, çka do të thotë që ne jemi të paaftë edhe të planifikojmë çfarë duhet të bëjmë, dhe kjo kryesisht për shkak të mosmenaxhimit të qartë të veprave madhore në këtë vend,” përfundoi Çuçi./BIRN/

Previous Post

Përplasen dy makina në aksin Fier- Roskovec, plagosen katër persona

Next Post

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

Next Post
Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI

Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI

July 22, 2026
Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al